Përdorimi i pesticideve në bujqësi po vë në rrezik jetën e bletëve dhe të njeriut.Spërkatja e të mbjellave me kimikate gjatë pranverës, kohë e cila përkon me shtegtimin e bletëve, po ndikon që mjalti i prodhuar në koshere të jetë i ngarkuar me kimikate bujqësore. “Tek bletët, ekspozimi i vazhdueshëm i tyre mund të shkaktojë helmim akut, i cili shoqërohet me vdekjen e kolonive të bletës. Më pas mund të kemi ekspozim kronik, ku bletët marrin sasi të vogla, të cilat i çojnë në koshere. Dhe kur sasia rritet, ndodh që të kemi një helmim kronik, i cili më pas pasqyrohet në mjaltë dhe produktet e tjera të bletës”, shprehet Kastriot Korro, specialist apikulture.Eksperti i Apikulturës, Kastriot Korro, thotë se gjatë një studimi të bërë në shtetin kanadez, produktet e bletës kanë dalë të pastra nga pesticidet moderne, por jo nga helmet e komunizmit, të cilat duan më shumë se një shekull që të shpërbëhen përgjithmonë. “Ne gjetëm disa pesticide, por jo në mjaltë. I gjetëm në propolis, kryesisht pesticide të përdorura në kohën e komunizmit, të cilat japin efekt edhe pas 100 vjetësh dhe kjo tregon se sa kujdes duhet të kemi për bletarët gjatë përdorimit të pesticideve”, shton ai. Në vitin 2018, Parlamenti Francez ndaloi përdorimin e insekticidit acetamiprid, pasi pati efekt vdekjeprurës për familjet e bletëve. Por në korrik të 2026, i njëjti parlament e riktheu sërish në treg. Kësaj here, ky kimikat do të lejohet të përdoret nga fermerët e tokës vetëm pas përfundimit të nektarit dhe polenit. Ndërsa në Shqipëri, ky insekticid përdoret në çdo stinë, duke vënë kështu në rrezik aktivitetin e bletërritësve. “Nuk dua të them se duhet të ndalohen, sepse ato luajnë një rol të rëndësishëm, por duhet të përdoren në sezonin dhe dozën e duhur.”, thekson më tej. Nga ana tjetër, kujdestarët e bletëve thonë se viti 2026 solli më pak mjaltë në koshere si pasojë e temperaturave të larta dhe ndotjes mjedisore.

Aktualitet
Pesticidet kërcënojnë mjaltin, kimikatet bujqësore vrasin kolonitë e bletëve dhe ndotin produktet e tyre
Lexo gjithashtu

Aktualitet
Nufi takon pilotët e Forcës Ajrore: Mirënjohje për përkushtimin në përballjen me zjarret
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim me pilotët e Forcës Ajrore në Bazën Ajrore të Farkës, në një moment kur efektivët e Forcave të Armatosura janë të angazhuar intensivisht në…
1 min

Aktualitet
Inflacioni shkon në 3.4% në korrik, niveli më i lartë që nga janari 2024
Çmimet e konsumit shënuan rritje të re në korrik 2026, duke arritur 3.4% — nivelin më të lartë për rreth dy vjet e gjysmë. Ushqimet dhe qiratë mbeten faktorët kryesorë.
2 min

Aktualitet
27 vatra zjarri në 24 orë: 5 aktive, forcat e mbrojtjes në terren
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 27 vatra zjarri në të gjithë vendin. Pesë prej tyre vijojnë të jenë aktive, ndërsa Ministria e Mbrojtjes siguron se banorët nuk janë në rrezik.
2 min