Vora News
Kursi
USD78,40/79,70EUR91,40/92,30GBP106,00/107,20CHF97,00/98,00SEK7,00/8,00NOK7,05/8,00DKK10,40/11,80PLN20,45/21,08TRY1,63/1,77RSD0,75/0,78MKD1,47/1,52CAD56,40/57,60AUD56,20/57,40JPY0,5/0,53CNY11,16/11,87USD78,40/79,70EUR91,40/92,30GBP106,00/107,20CHF97,00/98,00SEK7,00/8,00NOK7,05/8,00DKK10,40/11,80PLN20,45/21,08TRY1,63/1,77RSD0,75/0,78MKD1,47/1,52CAD56,40/57,60AUD56,20/57,40JPY0,5/0,53CNY11,16/11,87
Radoiçiqi shfaqet hapur në tubimin e Vuçiqit — i lirë pas sulmit të Banjskës
Rajoni – Bota

Radoiçiqi shfaqet hapur në tubimin e Vuçiqit — i lirë pas sulmit të Banjskës

Organizatori i sulmit terrorist kundër Policisë së Kosovës qëndron në anën e presidentit serb

Nga Redaksia Vora News30 Qershor 2026, 06:141 min lexim0
Ndaj

Milan Radoiçiqi, njeriu që pranoi publikisht se organizoi sulmin e armatosur terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, është shfaqur i lirë dhe i paprekur në tubimin e organizuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, të mbajtur më 27 qershor në Beograd. Fotot dhe videot e qarkulluar në rrjetet sociale, si dhe media serbe, e vendosin Radoiçiqin qartësisht mes mbështetësve të presidentit.

Sulmi i Banjskës mbylli jetën e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe u cilësua ndërkombëtarisht si akt terrorist i drejtuar kundër sovranitetit të Kosovës. Megjithatë, Radoiçiqi — ish-nënkryetar i Listës Serbe — ka vazhduar të lëvizë lirisht në Serbi, pa asnjë masë ndëshkimore nga autoritetet e Beogradit.

Prania e tij krah Vuçiqit në një aktivitet publik kaq të dukshëm sipas Telegrafit ka ngjallur reagime të forta, duke i shtuar presion institucioneve ndërkombëtare që kërkojnë llogaridhënie për krimet e kryera kundër Kosovës.

Ndaj