Lajmi i fundit
AktualitetRinasit i vjen treni, shpallet fituesi për ndërtimin e stacionit·AktualitetBalla: PS nuk është avokatja e askujt, SPAK ka mbështetjen tonë të plotë·Rajoni – BotaVon der Leyen viziton Kosovën më 1 tetor ndërsa BE-ja përgatit planet për Shqipërinë·AktualitetBalla pret Hofreiter-in në Kuvend: Gjermania mbështet integrimin europian të Shqipërisë·Rajoni – BotaDy viktima të luftës identifikohen me ADN — Kosova vazhdon zbardhjen e fatit të të zhdukurve·Rajoni – BotaZelensky: 8 mijë ushtarë koreano-veriorë në Rusi, 10 mijë të tjerë në pritje·AktualitetDita e 122-të e protestave: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe qeveri teknike·Rajoni – Bota21 serbë të tjerë të akuzuar për krime lufte ndaj shqiptarëve do të gjykohen në mungesë·AktualitetRinasit i vjen treni, shpallet fituesi për ndërtimin e stacionit·AktualitetBalla: PS nuk është avokatja e askujt, SPAK ka mbështetjen tonë të plotë·Rajoni – BotaVon der Leyen viziton Kosovën më 1 tetor ndërsa BE-ja përgatit planet për Shqipërinë·AktualitetBalla pret Hofreiter-in në Kuvend: Gjermania mbështet integrimin europian të Shqipërisë·Rajoni – BotaDy viktima të luftës identifikohen me ADN — Kosova vazhdon zbardhjen e fatit të të zhdukurve·Rajoni – BotaZelensky: 8 mijë ushtarë koreano-veriorë në Rusi, 10 mijë të tjerë në pritje·AktualitetDita e 122-të e protestave: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe qeveri teknike·Rajoni – Bota21 serbë të tjerë të akuzuar për krime lufte ndaj shqiptarëve do të gjykohen në mungesë·
Vora News
Kursi
USD80,60/81,60EUR91,70/92,50GBP106,70/107,70CHF96,70/97,70SEK7,11/7,81NOK6,85/7,55DKK10,39/11,40PLN20,35/21,09TRY1,63/1,73RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD56,90/57,90AUD56,00/57,00JPY0,51/0,54CNY11,48/12,20USD80,60/81,60EUR91,70/92,50GBP106,70/107,70CHF96,70/97,70SEK7,11/7,81NOK6,85/7,55DKK10,39/11,40PLN20,35/21,09TRY1,63/1,73RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD56,90/57,90AUD56,00/57,00JPY0,51/0,54CNY11,48/12,20
Rinasit i vjen treni, shpallet fituesi për ndërtimin e stacionit
Aktualitet

Rinasit i vjen treni, shpallet fituesi për ndërtimin e stacionit

Nga Redaksia Vora News29 Shtator 2026, 13:081 min lexim11
Ndaj

Për të shkuar nga Tirana e Durrësi për në aeroport apo anasjelltas… pasagjerët që do të marrin trenin për të udhëtuar do të kenë një stacion në Rinas. Pas përfundimit të shqyrtimit të një ankese nga një kompani pjesë e garës që kishte çuar në pezullimin e procedurës, Hekurudha Shqiptare ka shpallur kompaninë fituese.

Me vlerën e 81 milionë lekë, kompania e përzgjedhur do të bëjë projektimin e detajuar dhe ndërtimin e godinës së stacionit hekurudhor të Aeroportit të Rinasit.

Stacioni i Rinasit është pjesë e projektit të linjës hekurudhore Tiranë – Durrës –Aeroporti i Rinasit. Krahas godinës, projekti parashikon përmirësimin e aksesit në platformat e pasagjerëve, shtigje për këmbësorët dhe trotuare, si edhe organizimin e parkimit dhe të hapësirave për taksitë, autobusët dhe mjetet që lënë apo marrin pasagjerë.

Projekti për Tiranë-Durrës dhe zgjatimi në Rinas ka nisur zbatimin nga vitit 2021 dhe është ende në proces e sipër pa një datë të saktë të përfundimit të saj. Linja është projektuar për shpejtësi prej 70–100 km/orë.

Objektivi i deklaruar nga autoritetet është që linja Tiranë – Durrës – Rinas të nisë operimin në fund të vitit 2027, por pa përfshirë ndërtimin e 4 km që do të rikthejnë stacionin e trenit në kryeqytet.

Ndaj