Lajmi i fundit
Rajoni – BotaUniforma e UÇK-së varur në hyrje të Qeverisë së Kosovës — mesazhi i protestuesve·EkonomiaKKTU miraton 535.7 MW kapacitete të reja, fotovoltaikët mbizotërojnë·SportLargimi i Ronaldos nga Portugalia/ Zbulohet numri 7 i ri i luzitanëve, ja kush e merr fanellën ikonike të CR7·AktualitetVeliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit: Çdo ndryshim të konsultohet me qytetarët·PolitikëKomisioni hetimor për 11 majin: Kuvendi detyrohet të zbatojë vendimin e Kushtetueses·Rajoni – BotaVon der Leyen nis turin ballkanik nga Tirana, më 1 tetor viziton Prishtinën·AktualitetPD kërkon debat parlamentar për ish-drejtoren e SHISH: Rama të japë llogari për Vlora Hysenin·Rajoni – BotaProtestë kombëtare sot në Prishtinë për ish-luftëtarët e UÇK-së·Rajoni – BotaUniforma e UÇK-së varur në hyrje të Qeverisë së Kosovës — mesazhi i protestuesve·EkonomiaKKTU miraton 535.7 MW kapacitete të reja, fotovoltaikët mbizotërojnë·SportLargimi i Ronaldos nga Portugalia/ Zbulohet numri 7 i ri i luzitanëve, ja kush e merr fanellën ikonike të CR7·AktualitetVeliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit: Çdo ndryshim të konsultohet me qytetarët·PolitikëKomisioni hetimor për 11 majin: Kuvendi detyrohet të zbatojë vendimin e Kushtetueses·Rajoni – BotaVon der Leyen nis turin ballkanik nga Tirana, më 1 tetor viziton Prishtinën·AktualitetPD kërkon debat parlamentar për ish-drejtoren e SHISH: Rama të japë llogari për Vlora Hysenin·Rajoni – BotaProtestë kombëtare sot në Prishtinë për ish-luftëtarët e UÇK-së·
Vora News
Kursi
USD81,00/82,20EUR91,70/92,50GBP107,10/108,10CHF96,90/97,90SEK7,11/7,81NOK6,86/7,56DKK10,39/11,40PLN20,35/21,08TRY1,64/1,74RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD56,90/58,00AUD56,00/57,00JPY0,5/0,53CNY11,53/12,26USD81,00/82,20EUR91,70/92,50GBP107,10/108,10CHF96,90/97,90SEK7,11/7,81NOK6,86/7,56DKK10,39/11,40PLN20,35/21,08TRY1,64/1,74RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD56,90/58,00AUD56,00/57,00JPY0,5/0,53CNY11,53/12,26
Shqiptarët e Kosovës zgjedhin Shëngjinin, turistët u rritën me 5 për qind këtë vit
Vora News

Shqiptarët e Kosovës zgjedhin Shëngjinin, turistët u rritën me 5 për qind këtë vit

Nga Vora News8 Gusht 2026, 13:541 min lexim8
Ndaj

Shëngjini vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për pushuesit nga Kosova, të cilët edhe këtë sezon veror kanë zgjedhur bregdetin e Lezhës për të kaluar pushimet.

Plazhet, mikpritja, infrastruktura e përmirësuar dhe afërsia me Kosovën janë disa nga arsyet që i bëjnë ata të rikthehen vit pas viti. Operatorët turistikë thonë se sezoni po zhvillohet me ritme pozitive, ndërsa pjesa më e madhe e rezervimeve vijon të vijë nga pushuesit e Kosovës, të cilët mbeten grupi më i madh i vizitorëve në këtë zonë.

Edhe pushuesit nga Kosova shprehen se Shëngjini është destinacioni i tyre i preferuar veror. Ata vlerësojnë pastërtinë e plazheve, atmosferën familjare, shërbimin dhe mundësitë e shumta për të kaluar pushime të qeta pranë detit.

Shifrat e muajit korrik konfirmojnë ecurinë pozitive të sezonit turistik. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i turistëve është rritur me 5%. Pushuesit nga Kosova vijojnë të përbëjnë 65% të totalit të vizitorëve. Ndërkohë, 20% janë turistë të huaj, ku spikasin vizitorët nga Gjermania, Polonia, Italia dhe Çekia, ndërsa 15% e pushuesve janë shtetas që banojnë në Shqipëri.

Rritja e numrit të turistëve dhe prania gjithnjë e më e madhe e vizitorëve nga vende të ndryshme evropiane konfirmojnë se bregdeti i Shëngjinit po forcon pozicionin e tij si një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në vend, duke vijuar të jetë zgjedhja e parë e pushuesve nga Kosova.

Ndaj