Lajmi i fundit
SportKristjan Asllani largohet nga Interi, mesfushori i Kombëtares shqiptare gati për aventurën e re në Lindjen e Mesme·SportKombëtarja shqiptare zhvlerësohet me 30 milionë euro, sa vlen sot ekipi kuqezi·Rajoni – BotaVizita e drejtorit të CIA-s në Moskë, Trump lë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje: Diçka mund të dalë nga kjo·AktualitetShtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit·AktualitetKapet në Spanjë "magjistari i arratisjeve": Shqiptari me katër ikje nga burgjet evropiane·Rajoni – BotaHaradinaj: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do t'i hapë rrugë Serbisë të vërë në dyshim pavarësinë e Kosovës·Aktualitet116 vjet nga lindja e Nënë Terezës: Shkodra ruan gjurmët e shenjtores shqiptare·AktualitetShqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë marrëveshjen e parë rajonale për ndarjen e pasurive kriminale·SportKristjan Asllani largohet nga Interi, mesfushori i Kombëtares shqiptare gati për aventurën e re në Lindjen e Mesme·SportKombëtarja shqiptare zhvlerësohet me 30 milionë euro, sa vlen sot ekipi kuqezi·Rajoni – BotaVizita e drejtorit të CIA-s në Moskë, Trump lë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje: Diçka mund të dalë nga kjo·AktualitetShtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit·AktualitetKapet në Spanjë "magjistari i arratisjeve": Shqiptari me katër ikje nga burgjet evropiane·Rajoni – BotaHaradinaj: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do t'i hapë rrugë Serbisë të vërë në dyshim pavarësinë e Kosovës·Aktualitet116 vjet nga lindja e Nënë Terezës: Shkodra ruan gjurmët e shenjtores shqiptare·AktualitetShqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë marrëveshjen e parë rajonale për ndarjen e pasurive kriminale·
Vora News
Kursi
USD78,70/80,00EUR92,00/92,70GBP107,00/108,20CHF97,80/99,00SEK7,07/8,00NOK7,05/7,90DKK10,58/12,00PLN20,56/21,20TRY1,64/1,80RSD0,75/0,78MKD1,47/1,52CAD56,40/57,70AUD56,30/57,50JPY0,5/0,53CNY11,17/11,88USD78,70/80,00EUR92,00/92,70GBP107,00/108,20CHF97,80/99,00SEK7,07/8,00NOK7,05/7,90DKK10,58/12,00PLN20,56/21,20TRY1,64/1,80RSD0,75/0,78MKD1,47/1,52CAD56,40/57,70AUD56,30/57,50JPY0,5/0,53CNY11,17/11,88
Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit
Aktualitet

Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

Nga S-SH26 Gusht 2026, 17:401 min lexim5
Ndaj

Në vjeshtë pritet të nisë programi i ri i strehimit për çiftet dhe familjet e reja, që qeveria e ka vendosur si hapin e parë të nismës Shqipëria Sociale.

Një objektiv i shpallur nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së qeverisë dhe mazhorancës në Pogradec, që synon të vendosë në qendër të vëmendjes cilësinë e jetës së qytetarëve.

Lajmi u bë i ditur nga zv.kryeministrja Albana Koçiu, e cila prezantoi prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik.

Sipas Koçiut, nisma synon që zhvillimi ekonomik i vendit të përkthehet në më shumë mirëqenie dhe përmirësim të cilësisë së jetës për qytetarët.

“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, ku objektivi nuk është më vetëm ndërtimi apo ofrimi i shërbimeve, por që përmirësimi të ndihet drejtpërdrejt në jetën e përditshme të çdo familjeje”, u shpreh ajo.

Zv.kryeministrja tha se në fazën e zhvillimit ku ndodhet Shqipëria objektivi nuk është vetëm ndërtimi apo ofrimi i shërbimeve, por që përmirësimet të ndihen drejtpërdrejt në jetën e përditshme të familjeve.

Ajo shtoi se ndër prioritetet e qeverisë do të jenë edhe rritja e cilësisë në arsim dhe shëndetësi, mbështetja për fermerët, pensionistët dhe biznesin e vogël, si edhe krijimi i më shumë mundësive për të rinjtë që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër. Ai duhet të ndihet në çdo shërbim, në çdo komunitet dhe në jetën e çdo qytetari”, tha ajo.

Qeveria synon përmes kësaj qasjeje që rritja dhe zhvillimi i vendit të përkthehen në më shumë mundësi dhe siguri për qytetarët, me familjen, të rinjtë dhe mirëqenien sociale në qendër të politikave të reja.

Ndaj