Deri në orën 20:00 janë regjistruar 18 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten aktive dhe 3 janë nën monitorim, sipas ministrisë së Mbrojtjes. Në operacionet në terren janë angazhuar 383 forca operacionale dhe 24 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 90 efektivë të Forcave të Armatosura, 1 automjet zjarrfikës dhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore. Vatrat kryesore aktive:Gojan–Gjegjan, Pukë – Mbetet vatra më problematike, për shkak të terrenit të thyer dhe erës së fortë. Forcat janë përqendruar në mbrojtjen e banesave, ndërsa është kryer edhe evakuimi i banorëve të zonës. Operacioni është mbështetur nga toka dhe ajri, përfshirë 40 efektivë të FA dhe 3 helikopterë. Mal Milot, Kurbin – Vijon ndërhyrja me 3 automjete zjarrfikëse, 1 autobot, 20 efektivë të FA dhe 2 helikopterë. Rreziku për banesat është eliminuar, ndërsa forcat vijojnë punën vënien nën kontroll të vatrës. Mali i Dajtit – Pas një riaktivizimi, operacioni vijon me forca tokësore dhe 1 helikopter të FA-së. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Gjon, Bulqizë – Vatra mbetet aktive dhe po ndiqet nga 5 zjarrfikës, 22 vullnetarë dhe 4 forca bashkiake, me fokus mbrojtjen e banesave pranë zonës së zjarrit. Ballaxhiaj, Memaliaj – Falë ndërhyrjes së forcave operacionale, zjarri është vënë nën kontroll dhe aktualisht ndodhet larg banesave. Në operacion janë angazhuar mjete dhe efektivë zjarrfikës, forca policore dhe vullnetarë. Pozitive paraqitet situata edhe në Qafë Helmes, ku zjarri është fikur nga krahu i Bulqizës dhe izoluar nga krahu i Selishtës, si dhe në Lufaj të Mirditës, ku vatra është vënë nën kontroll. Në të dyja zonat nuk ka rrezik për banesat dhe vijon monitorimi. AKMC vijon koordinimin dhe monitorimin e situatës në të gjithë territorin, në bashkëpunim me strukturat qendrore dhe vendore të sistemit të Mbrojtjes Civile.

Aktualitet
Situata me zjarret në vend, 9 vatra aktive, zonat më të rrezikuara Gojani dhe mali i Dajtit
Lexo gjithashtu

Aktualitet
Egnatia dhe Lillestrom ndahen pa gola në Rrogozhinë, kualifikimi i hapur
Egnatia dhe Lillestrom barazuan 0-0 në ndeshjen e parë të play-off-it të Europa League. Vendimi për kualifikim shtyhet në Norvegji.
2 min

Aktualitet
Aksident ujor mes Rrjollit dhe Shëngjinit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur
Një aksident i rëndë ujor ka ndodhur këtë pasdite mes Rrjollit dhe Shëngjinit, ku si pasojë ka humbur jetën një person.Korrespondentja e Top Channel në Lezhë, Brixhilda Deda bën me dije se është…
1 min

Aktualitet
Me bastun në dorë u përplas me kryetarin e këshillit të PS në Maliq, i moshuari: Ikën edhe këshilltarët që ishin kundër mbylljes së Bashkisë Maliq
Në një prononcim për gazetaren e Top Channel, Dhorjela Çule, ka folur i moshuari Reiz Petritaj, që ndaloi me bastun kryetarin e këshillit të PS në Maliq të dilte nga salla. Ai shpjegon arsyet e…
1 min