Lajmi i fundit
AktualitetSali Berisha analizon humbjen e republikanëve amerikanë dhe situatën me SHBA-në·AktualitetSPAK kërkon dënime për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin në çështjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit·Rajoni – BotaCyrih Përkujton Heronjtë e Kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu·EkonomiaPaqartësi mbi tatimin e dividendit: Ministri Malaj ndryshon deklaratat për normën e re 15%·SportVedat Muriqi udhëheq Fenerbahçen drejt një fitoreje dramatike ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve·Rajoni – BotaRusia shet rezerva ari për të financuar luftën, Kina blerësi kryesor·AktualitetSPAK kërkon 302 vite burg për 15 të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë”·Rajoni – BotaÇitaku: Historia e Kosovës nuk rishkruhet nga aktgjykimet, çlirimtarët s’do të jenë kurrë vetëm·AktualitetSali Berisha analizon humbjen e republikanëve amerikanë dhe situatën me SHBA-në·AktualitetSPAK kërkon dënime për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin në çështjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit·Rajoni – BotaCyrih Përkujton Heronjtë e Kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu·EkonomiaPaqartësi mbi tatimin e dividendit: Ministri Malaj ndryshon deklaratat për normën e re 15%·SportVedat Muriqi udhëheq Fenerbahçen drejt një fitoreje dramatike ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve·Rajoni – BotaRusia shet rezerva ari për të financuar luftën, Kina blerësi kryesor·AktualitetSPAK kërkon 302 vite burg për 15 të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë”·Rajoni – BotaÇitaku: Historia e Kosovës nuk rishkruhet nga aktgjykimet, çlirimtarët s’do të jenë kurrë vetëm·
Vora News
Kursi
USD80,50/81,50EUR90,50/91,30GBP108,30/109,30CHF98,40/99,40SEK7,10/8,00NOK7,05/8,00DKK10,25/11,25PLN20,00/20,71TRY1,59/1,69RSD0,75/0,78MKD1,46/1,52CAD57,40/59,00AUD55,40/57,00JPY0,5/0,53CNY11,51/12,24USD80,50/81,50EUR90,50/91,30GBP108,30/109,30CHF98,40/99,40SEK7,10/8,00NOK7,05/8,00DKK10,25/11,25PLN20,00/20,71TRY1,59/1,69RSD0,75/0,78MKD1,46/1,52CAD57,40/59,00AUD55,40/57,00JPY0,5/0,53CNY11,51/12,24
Tensionet SHBA-Iran, Trump: Sulmet u pezulluan për t’i dhënë mundësi diplomacisë
Rajoni – Bota

Tensionet SHBA-Iran, Trump: Sulmet u pezulluan për t’i dhënë mundësi diplomacisë

Nga Redaksia2 Gusht 2026, 07:471 min lexim7
Ndaj

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka vendosur të anulojë sulmet e planifikuara ndaj Iranit, me kusht që të arrihet shpejt një marrëveshje mes palëve. Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump tha se vendimi u mor në koordinim me Izraelin dhe se synimi është t’i jepet mundësi diplomacisë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit. Sipas presidentit amerikan, marrëveshja duhet të përfshijë hapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit dhe eliminimin e kërcënimit bërthamor të Iranit. Ai shtoi se SHBA mbetet e gatshme ushtarakisht, por zgjodhi të pezullojë sulmet për t’i hapur rrugë negociatave.Deklarata e Trump vjen mes raportimeve në mediat amerikane se Uashingtoni po shqyrtonte sulme të reja ndaj objektivave iraniane gjatë fundjavës. Nga ana tjetër, Irani nuk ka reaguar ende ndaj deklaratës së presidentit amerikan. Më herët, Teherani kishte paralajmëruar se çdo shtet që bashkëpunon me SHBA-në në një sulm do të përballet me pasoja të rënda. Ndërkohë, autoritetet amerikane kanë paralajmëruar qytetarët e tyre në Lindjen e Mesme të tregojnë vigjilencë të shtuar dhe të jenë të përgatitur për ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje të përkohshme të hapësirës ajrore, në rast të një përshkallëzimi të situatës.

Ndaj