Lajmi i fundit
AktualitetProtesta e ditës së katërt lë 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur·PolitikëProtestat "Flamingo" shndërrohen në përplasje: Tirana në flakë pas 135 netësh rezistence·Rajoni – BotaPas 27 vjetësh, Heroi i Kosovës Idriz Rrecaj rivarroset në Marinë të Skenderajt·AktualitetIncidentet në protestë, një efektiv policie dhe dy të mitur mbeten të lënduar dhe paraqiten në Spitalin e Traumës·AktualitetArrestohet 24-vjeçari në Tiranë, i kapen fishekzjarrë me vlerë 40 mijë euro, dyshohet se do ua shiste protestuesve·EkonomiaFermerët e Maqedonisë nën presion: karburantet u shtrenjtuan 21.7% në një vit·AktualitetProtestat në Shqipëri marrin kahje të dhunshme: çfarë po ndodh dhe çfarë vjen më pas·Rajoni – BotaTrump: Nuk do të përdor armë bërthamore kundër Iranit·AktualitetProtesta e ditës së katërt lë 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur·PolitikëProtestat "Flamingo" shndërrohen në përplasje: Tirana në flakë pas 135 netësh rezistence·Rajoni – BotaPas 27 vjetësh, Heroi i Kosovës Idriz Rrecaj rivarroset në Marinë të Skenderajt·AktualitetIncidentet në protestë, një efektiv policie dhe dy të mitur mbeten të lënduar dhe paraqiten në Spitalin e Traumës·AktualitetArrestohet 24-vjeçari në Tiranë, i kapen fishekzjarrë me vlerë 40 mijë euro, dyshohet se do ua shiste protestuesve·EkonomiaFermerët e Maqedonisë nën presion: karburantet u shtrenjtuan 21.7% në një vit·AktualitetProtestat në Shqipëri marrin kahje të dhunshme: çfarë po ndodh dhe çfarë vjen më pas·Rajoni – BotaTrump: Nuk do të përdor armë bërthamore kundër Iranit·
Vora News
Kursi
USD80,50/81,70EUR90,80/91,70GBP107,30/108,30CHF97,50/98,70SEK7,26/7,95NOK7,10/7,80DKK10,47/11,44PLN20,20/21,00TRY1,61/1,72RSD0,75/0,78MKD1,46/1,52CAD57,00/58,00AUD55,30/56,50JPY0,5/0,53CNY11,49/12,21USD80,50/81,70EUR90,80/91,70GBP107,30/108,30CHF97,50/98,70SEK7,26/7,95NOK7,10/7,80DKK10,47/11,44PLN20,20/21,00TRY1,61/1,72RSD0,75/0,78MKD1,46/1,52CAD57,00/58,00AUD55,30/56,50JPY0,5/0,53CNY11,49/12,21
Veterani Agim Pllashniku falënderon shqiptarët në Zarë: Mikpritja juaj dëshmoi se ideali i UÇK-së jeton ende
Vora News

Veterani Agim Pllashniku falënderon shqiptarët në Zarë: Mikpritja juaj dëshmoi se ideali i UÇK-së jeton ende

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, ka publikuar një letër falënderimi drejtuar bashkatdhetarëve dhe familjeve të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Zarë të Kroacisë, pas qëndrimit të tij atje në kuadër të protestës me moton “Liri për çlirimtarët tanë që po mbahen padrejtësisht në Hagë”.

Nga Vora Admin16 Korrik 2026, 13:201 min lexim7
Ndaj

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, ka publikuar një letër falënderimi drejtuar bashkatdhetarëve dhe familjeve të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Zarë të Kroacisë, pas qëndrimit të tij atje në kuadër të protestës me moton “Liri për çlirimtarët tanë që po mbahen padrejtësisht në Hagë”.

Në mesazhin e tij, Pllashniku shpreh mirënjohje të thellë për mikpritjen dhe mbështetjen që, sipas tij, iu rezervua gjatë qëndrimit në Zarë, duke theksuar se bashkimi i shqiptarëve në diasporë dëshmoi se lidhja e krijuar gjatë luftës mbetet e pathyeshme.Ai ka falënderuar gjeneralin Esat Qollakun, Nikollën, Zefin dhe Sami Gashin.

“Ju treguat edhe një herë se distanca dhe vitet nuk mund ta zbehin kurrë lidhjen tonë të gjakut dhe të idealit”, ka shkruar ai.

Pllashniku vlerëson se mikpritja e familjeve shqiptare nuk ishte vetëm strehim, por shprehje e vëllazërisë dhe unitetit, duke shtuar se gjatë qëndrimit të tij përjetoi sërish frymën e bashkimit që, sipas tij, karakterizonte kohën e luftës.

Ai thekson se tubimi në Zarë ishte dëshmi se mbështetja për ish-krerët e UÇK-së vazhdon edhe në diasporë, ndërsa falënderon të gjithë ata që kontribuan me pjesëmarrje, fjalë inkurajuese dhe mikpritje.

Në fund të letrës, Pllashniku u uron familjeve shqiptare në Zarë mbarësi, gëzim dhe bekime, duke e mbyllur mesazhin me nënshkrimin: “Vëllai juaj i armës.”

Ndaj