Vora News
Kursi
USD78,40/79,70EUR91,40/92,30GBP106,00/107,20CHF97,00/98,00SEK7,00/8,00NOK7,05/8,00DKK10,40/11,80PLN20,45/21,08TRY1,63/1,77RSD0,75/0,78MKD1,47/1,52CAD56,40/57,60AUD56,20/57,40JPY0,5/0,53CNY11,16/11,87USD78,40/79,70EUR91,40/92,30GBP106,00/107,20CHF97,00/98,00SEK7,00/8,00NOK7,05/8,00DKK10,40/11,80PLN20,45/21,08TRY1,63/1,77RSD0,75/0,78MKD1,47/1,52CAD56,40/57,60AUD56,20/57,40JPY0,5/0,53CNY11,16/11,87
Vuçiq mbron Radoiçiqin e Veselinoviqin: 'Nuk ndiqen penalisht për vepra kriminale'
Aktualitet

Vuçiq mbron Radoiçiqin e Veselinoviqin: 'Nuk ndiqen penalisht për vepra kriminale'

Presidenti serb mohon çdo informacion për mbrojtjen e tyre nga xhandarmëria shtetërore

Nga Redaksia Vora News29 Qershor 2026, 20:441 min lexim0
Ndaj

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ndërhyri edhe një herë në mbrojtje të Milan Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit, pasi të dy u panë bashkë në Beograd. Sipas Telegafit, Vuçiq minimizoi akuzat ndaj tyre dhe vuri në dyshim bazën ligjore të çdo ndjekjeje penale.

Kur u pyet nëse anëtarë aktivë të Xhandarmërisë serbe po sigurojnë mbrojtje personale për dy figurat e kontestuara, Vuçiq tha se nuk ka asnjë informacion të tillë. Në të njëjtën kohë, ai pretendoi se Radoiçiqi nuk ndiqet penalisht për vepra kriminale, duke e paraqitur kësisoj si të pafajshëm.

Milan Radoiçiq është ndër figurat kryesore të akuzuara për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë të Kosovës në shtator 2023, sulm që u kujtua si një nga aktet më të rënda destabilizuese ndaj Kosovës. Vuçiq, edhe pse kishte distancuar veten formalisht pas asaj ngjarjeje, ka vazhduar t'i japë mbështetje indirekte Radoiçiqit.

Qëndrimi i presidentit serb konfirmon edhe një herë se Beogradi nuk ka ndërmend të bashkëpunojë seriozisht me drejtësinë ndërkombëtare lidhur me ngjarjet e Banjskës.

Ndaj