Lajmi i fundit
Aktualitet51 policë të plagosur dhe 65 të shoqëruar pas protestës së dhunshme në Tiranë·AktualitetProtesta në Tiranë shndërrohet në dhunë: zjarre, molotovë dhe përplasje me policinë·PolitikëProtesta eskalon në Tiranë: zjarr pranë Kuvendit, gaz lotsjellës ndaj turmës·Rajoni – BotaVeteranët e UÇK-së kërkojnë qendër shtetërore për stresin posttraumatik·AktualitetBordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, nafta dhe benzina me 6 lekë më pak·EkonomiaBonot 12-mujore: norma e rendimentit arrin pikun më të lartë në dy vjet·AktualitetDo të mbahej sot në Pallatin e Brigadave, Rama shtyn për nesër mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS·Sport12 vjet nga droni i Beogradit: Nata kur Kombëtarja shqiptare u sulmua në fushë·Aktualitet51 policë të plagosur dhe 65 të shoqëruar pas protestës së dhunshme në Tiranë·AktualitetProtesta në Tiranë shndërrohet në dhunë: zjarre, molotovë dhe përplasje me policinë·PolitikëProtesta eskalon në Tiranë: zjarr pranë Kuvendit, gaz lotsjellës ndaj turmës·Rajoni – BotaVeteranët e UÇK-së kërkojnë qendër shtetërore për stresin posttraumatik·AktualitetBordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, nafta dhe benzina me 6 lekë më pak·EkonomiaBonot 12-mujore: norma e rendimentit arrin pikun më të lartë në dy vjet·AktualitetDo të mbahej sot në Pallatin e Brigadave, Rama shtyn për nesër mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS·Sport12 vjet nga droni i Beogradit: Nata kur Kombëtarja shqiptare u sulmua në fushë·
Vora News
Kursi
USD81,40/82,80EUR91,00/91,80GBP107,70/108,70CHF97,30/98,50SEK7,27/7,95NOK7,14/7,85DKK10,49/11,47PLN20,24/21,00TRY1,63/1,74RSD0,75/0,78MKD1,47/1,52CAD57,20/58,20AUD56,40/57,40JPY0,51/0,54CNY11,62/12,35USD81,40/82,80EUR91,00/91,80GBP107,70/108,70CHF97,30/98,50SEK7,27/7,95NOK7,14/7,85DKK10,49/11,47PLN20,24/21,00TRY1,63/1,74RSD0,75/0,78MKD1,47/1,52CAD57,20/58,20AUD56,40/57,40JPY0,51/0,54CNY11,62/12,35
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 28 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive. Mbi 300 forca të angazhuara në terren
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 28 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive. Mbi 300 forca të angazhuara në terren

Nga S-SH27 Gusht 2026, 11:001 min lexim5
Ndaj

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga ora 09:00 e datës 26 gusht deri në orën 09:00 të datës 27 gusht 2026, janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 3 nën mbikëqyrje.Në operacionet e shuarjes janë angazhuar në total 330 forca operacionale dhe 35 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 50 efektivë dhe 1 helikopter.

Aktualisht, vëmendja kryesore është në Qarkun Dibër, ku mbeten aktive dy vatra.Në Qafë të Helmës, Bulqizë, vijon puna në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha, me 23 forca operacionale të angazhuara; nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Vajkal, Bulqizë, vatra ndodhet në terren shkëmbor me shkurre dhe dëllinja. Në terren janë 32 forca: 5 zjarrfikës, 2 punonjës të emergjencave civile dhe 25 punonjës bashkiakë.

Në Qarkun Elbasan mbeten aktive dy vatra. Në Malin e Dardhës, Librazhd, zjarri është izoluar dhe mbahet nën kontroll nga forcat në terren, pa rrezik për banesat. Në Malin e Qukësit, Prrenjas, vijon puna për shuarjen e trungjeve dhe bimësisë së ulët brenda perimetrit të vatrës, gjithashtu pa rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra në Malin e Polisit mbahet nën mbikëqyrje për të parandaluar riaktivizimin.

Situata në Malin e Dajtit paraqitet e përmirësuar. Reshjet e shiut të një dite më parë izoluan vatrat, pas angazhimit të 38 forcave operacionale vendore dhe 50 efektivëve të FA-së. Zona do të vijojë të mbahet nën mbikëqyrje, me qëllim shmangien e çdo riaktivizimi.

Edhe vatra në Qafë-Mugë, Fushë-Arrëz, është izoluar dhe vijon monitorimi.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Ndaj