Lajmi i fundit
Rajoni – BotaSulm me thikë në stacionin e trenit, vdes 31-vjeçarja britanike, arrestohet një i ri·Rajoni – BotaAnija me 300 persona në bord përmbyset në Mesdhe, nis operacion i madh shpëtimi·SportAkuzat e FSHF për dhunë ndaj arbitrit, kundërpërgjigjet Vllaznia: Akuzën e bëni fakt, çështja të gjykohet me etikë dhe paanësi·AktualitetZjarret vijojnë në disa qarqe/ Angazhohen mbi 220 forca, situata më problematike në Dibër·Rajoni – BotaMarshi i 12 shtatorit për krerët e UÇK-së, Nagavci kërkon unitet para vendimit të Hagës·Rajoni – BotaÇitaku: Më 16 shtator gjykohet historia e Kosovës, jo vetëm fati i katër burrave·AktualitetOVL dënon nderimin e Mlladiqit në Serbi: "Fyerje për çdo viktimë"·AktualitetSubvencionet për fermerët shqiptarë pothuajse të ngrira deri në 2029·Rajoni – BotaSulm me thikë në stacionin e trenit, vdes 31-vjeçarja britanike, arrestohet një i ri·Rajoni – BotaAnija me 300 persona në bord përmbyset në Mesdhe, nis operacion i madh shpëtimi·SportAkuzat e FSHF për dhunë ndaj arbitrit, kundërpërgjigjet Vllaznia: Akuzën e bëni fakt, çështja të gjykohet me etikë dhe paanësi·AktualitetZjarret vijojnë në disa qarqe/ Angazhohen mbi 220 forca, situata më problematike në Dibër·Rajoni – BotaMarshi i 12 shtatorit për krerët e UÇK-së, Nagavci kërkon unitet para vendimit të Hagës·Rajoni – BotaÇitaku: Më 16 shtator gjykohet historia e Kosovës, jo vetëm fati i katër burrave·AktualitetOVL dënon nderimin e Mlladiqit në Serbi: "Fyerje për çdo viktimë"·AktualitetSubvencionet për fermerët shqiptarë pothuajse të ngrira deri në 2029·
Vora News
Kursi
USD79,20/80,20EUR92,00/92,80GBP107,00/108,00CHF97,80/99,00SEK7,04/7,87NOK7,04/7,89DKK10,48/11,84PLN20,49/21,12TRY1,64/1,76RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD56,50/57,80AUD56,20/57,50JPY0,49/0,53CNY11,24/11,95USD79,20/80,20EUR92,00/92,80GBP107,00/108,00CHF97,80/99,00SEK7,04/7,87NOK7,04/7,89DKK10,48/11,84PLN20,49/21,12TRY1,64/1,76RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD56,50/57,80AUD56,20/57,50JPY0,49/0,53CNY11,24/11,95
Zjarret vijojnë në disa qarqe/ Angazhohen mbi 220 forca, situata më problematike në Dibër
Aktualitet

Zjarret vijojnë në disa qarqe/ Angazhohen mbi 220 forca, situata më problematike në Dibër

Nga Redaksia30 Gusht 2026, 13:221 min lexim2
Ndaj

Situata e zjarreve në vend vijon të mbetet në monitorim, ndërsa 6 vatra janë ende aktive në qarqet Tiranë, Dibër dhe Lezhë.Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, në terren janë angazhuar 173 forca operacionale, 50 efektivë të Forcave të Armatosura, 16 automjete zjarrfikëse dhe një helikopter i Forcës Ajrore. Ministria bën me dije se, aktualisht, nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

“Sipas informacionit operacional të përditësuar më 30.08.2026, ora 14:00, në territorin e vendit janë raportuar 11 vatra zjarri, nga të cilat 6 mbeten aktive dhe 3 janë nën mbikëqyrje.Vatrat aktive evidentohen në Dajt–Tiranë; Vajkal, Sllatinë, Lundre dhe Ballenjë–qarku Dibër; si dhe Rrilë–qarku Lezhë. Në të gjitha rastet raportohet se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Situata me angazhimin më të konsiderueshëm paraqitet në Sllatinë, ku operojnë 91 forca, dhe në Vajkal, ku janë angazhuar 38 forca të MZSH-së dhe 30 efektivë të FA-së.

Në Lundre, Mat, për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit në masivin pyjor të favorizuar nga era, është angazhuar edhe 1 helikopter i Forcës Ajrore.

Në Ballenjë, Martanesh, zjarri është në një zonë të mbrojtur dhe ndërhyrja vështirësohet nga terreni.

Në total, në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 173 forca operacionale, 16 automjete zjarrfikëse, 50 forca ushtarake dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore.

Vatrat në Qafë të Helmës, malin e Dardhës dhe malin e Qukësit vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve”, shkruan Ministria e Mbrojtjes.

Ndaj