Lajmi i fundit
Rajoni – BotaUkraina merr 500 raketa Patriot nga SHBA, me vlerë 2.1 miliardë dollarë·AktualitetSPAK çon në gjyq 31 persona dhe subjekte për dosjen "Balluku", dyshohen shkelje në 11 tendera·Rajoni – BotaProtesta masive në Prishtinë kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn·EkonomiaPaketa Fiskale 2027: Pragu tatimor në 5 milionë lekë, një sfidë për biznesin e vogël·Vora NewsZgjedhjet vendore/ Presidenca cakton datën 9 maj 2027, zbardhen konsultimet me partitë politike·PolitikëMeloni refuzon aleancën me ekstremistin e djathtë, kërkon qeverisje pa shantazhe·Rajoni – Bota“Novaya Gazeta” e Rusisë njofton mbylljen pas presionit të autoriteteve·AktualitetArrestohet në Morinë shtetasi turk i shpallur në kërkim për vrasje në Maqedoninë e Veriut·Rajoni – BotaUkraina merr 500 raketa Patriot nga SHBA, me vlerë 2.1 miliardë dollarë·AktualitetSPAK çon në gjyq 31 persona dhe subjekte për dosjen "Balluku", dyshohen shkelje në 11 tendera·Rajoni – BotaProtesta masive në Prishtinë kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn·EkonomiaPaketa Fiskale 2027: Pragu tatimor në 5 milionë lekë, një sfidë për biznesin e vogël·Vora NewsZgjedhjet vendore/ Presidenca cakton datën 9 maj 2027, zbardhen konsultimet me partitë politike·PolitikëMeloni refuzon aleancën me ekstremistin e djathtë, kërkon qeverisje pa shantazhe·Rajoni – Bota“Novaya Gazeta” e Rusisë njofton mbylljen pas presionit të autoriteteve·AktualitetArrestohet në Morinë shtetasi turk i shpallur në kërkim për vrasje në Maqedoninë e Veriut·
Vora News
Kursi
USD80,90/82,10EUR90,50/91,30GBP108,40/109,30CHF98,00/99,00SEK7,23/7,92NOK7,32/8,03DKK10,44/11,40PLN20,00/20,70TRY1,60/1,71RSD0,75/0,78MKD1,45/1,51CAD57,90/59,00AUD56,50/57,50JPY0,51/0,55CNY11,60/12,33USD80,90/82,10EUR90,50/91,30GBP108,40/109,30CHF98,00/99,00SEK7,23/7,92NOK7,32/8,03DKK10,44/11,40PLN20,00/20,70TRY1,60/1,71RSD0,75/0,78MKD1,45/1,51CAD57,90/59,00AUD56,50/57,50JPY0,51/0,55CNY11,60/12,33
Avokati britanik i Veliajt: Paraburgimi është i paligjshëm, të lirohet menjëherë për të vijuar mandatin
Aktualitet

Avokati britanik i Veliajt: Paraburgimi është i paligjshëm, të lirohet menjëherë për të vijuar mandatin

Nga Redaksia30 Korrik 2026, 09:271 min lexim1
Ndaj

Avokati britanik i Veliajt: Paraburgimi është i paligjshëm, të lirohet menjëherë për të vijuar mandatinAvokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kanë mbajtur këtë të enjte, 30 korrik, një konferencë për shtyp.

Fjalën e mbajti avokati Benjamin Brandon. Ai e cilësoi të pajustifikuar masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut, duke u shprehur se çështja ka pësuar vonesa të pajustifikueshme dhe se paraburgimi nuk është proporcional.

Brandon kërkoi lirimin e Veliajt, me argumentin se duhet të vijojë ushtrimin e mandatit. “Kemi një vonesë të përgjithshme prej 16 muajsh dhe të pashpjegueshme. Gjykata e Strasburgut e ka bërë të qartë, Shqipëria duhet ta trajtojë lirimin sa më shpejt të jetë e mundur.

Kjo është një çështje që ka edhe interes publik. Përveç se ndalimi i tij ndikon tek ai vetë, familja e tij, gruaja e tij dhe dy fëmijët e tij, ka edhe një impakt te qytetarët e Tiranës, të cilët e kanë zgjedhur.

Të ndalosh një person duhet të jetë masa e fundit që të zbatohet pas gjykimit. Kemi të bëjmë me ndalimin e një përfaqësuesi të zgjedhur të pushtetit vendor.

Së fundmi mund të them se ne suportojmë plotësisht të gjitha deklaratat dhe parashtrimet e përfaqësuesve të tij ligjorë shqiptarë. Mendojmë se ndalimi i tij si masë sigurimi është i panevojshëm, joproporcional, i paligjshëm dhe ai duhet të lirohet menjëherë, që të vijojë plotësimin e mandatit të tij.”

Mbrojtësi ligjor shqiptar, Plarent Ndreca, theksoi se Gjykata e Lartë duhet të dalë sa më shpejt me një vendim.

Kujtojmë se Veliaj ka si synim dërgimin e çështjes së masës së sigurisë në Gjykatën e Strasburgut.

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 15 shtator për të rishqyrtuar masën e sigurisë së kryebashkiakut Veliaj.

Ndaj