Lajmi i fundit
EkonomiaPaketa Fiskale 2027: Pragu tatimor në 5 milionë lekë, një sfidë për biznesin e vogël·Vora NewsZgjedhjet vendore/ Presidenca cakton datën 9 maj 2027, zbardhen konsultimet me partitë politike·PolitikëMeloni refuzon aleancën me ekstremistin e djathtë, kërkon qeverisje pa shantazhe·Rajoni – Bota“Novaya Gazeta” e Rusisë njofton mbylljen pas presionit të autoriteteve·AktualitetArrestohet në Morinë shtetasi turk i shpallur në kërkim për vrasje në Maqedoninë e Veriut·PolitikëRaporti i Progresit: Kosova pa përparim të dukshëm për shkak të krizës politike·PolitikëUkraina pezullon sulmet ndaj rafinerive ruse pas kërkesës amerikane·AktualitetBegaj konsulton partitë për datën e zgjedhjeve vendore 2027, PD refuzon ftesën·EkonomiaPaketa Fiskale 2027: Pragu tatimor në 5 milionë lekë, një sfidë për biznesin e vogël·Vora NewsZgjedhjet vendore/ Presidenca cakton datën 9 maj 2027, zbardhen konsultimet me partitë politike·PolitikëMeloni refuzon aleancën me ekstremistin e djathtë, kërkon qeverisje pa shantazhe·Rajoni – Bota“Novaya Gazeta” e Rusisë njofton mbylljen pas presionit të autoriteteve·AktualitetArrestohet në Morinë shtetasi turk i shpallur në kërkim për vrasje në Maqedoninë e Veriut·PolitikëRaporti i Progresit: Kosova pa përparim të dukshëm për shkak të krizës politike·PolitikëUkraina pezullon sulmet ndaj rafinerive ruse pas kërkesës amerikane·AktualitetBegaj konsulton partitë për datën e zgjedhjeve vendore 2027, PD refuzon ftesën·
Vora News
Kursi
USD81,00/82,00EUR90,60/91,40GBP108,50/109,50CHF98,10/99,20SEK7,25/7,92NOK7,30/8,00DKK10,45/11,42PLN20,02/20,74TRY1,61/1,72RSD0,75/0,78MKD1,46/1,51CAD58,00/59,10AUD56,60/57,70JPY0,51/0,55CNY11,63/12,37USD81,00/82,00EUR90,60/91,40GBP108,50/109,50CHF98,10/99,20SEK7,25/7,92NOK7,30/8,00DKK10,45/11,42PLN20,02/20,74TRY1,61/1,72RSD0,75/0,78MKD1,46/1,51CAD58,00/59,10AUD56,60/57,70JPY0,51/0,55CNY11,63/12,37
Zgjedhjet vendore/ Presidenca cakton datën 9 maj 2027, zbardhen konsultimet me partitë politike
Vora News

Zgjedhjet vendore/ Presidenca cakton datën 9 maj 2027, zbardhen konsultimet me partitë politike

Nga Redaksia Vora News30 Tetor 2026, 15:072 min lexim9
Ndaj

Shqiptarët do tu drejtohen kutive të votimit më 9 Maj 2027 për zgjedhjet e pushtetit vendor.Kjo datë është dekretuar nga presidenti Bajram Begaj këtë të premte, pas konsultimeve me disa parti politike.

Nuk morën pjesë partitë e opozitës.Subjektet e përfshira në konsultë thuhet në njoftimin e presidencës u treguan të hapur për secilën zgjidhje.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në takimin me presidentin javën e shkuar, sugjeroi datën 9 maj 2027, ditën e fundit të kalendarit, me arsyetimin se kjo datë jep më shumë kohë për masat zbatuese.

Partia Socialdemokrate e Tom Doshit siç e raportoi Top Channel gjithashtu parapëlqeu këtë datë.

Data 9 maj 2027 thotë presidenca nuk është e lidhur me asnjë rezervë apo paragjykim për favorizim të palëve të caktuara apo për ndikim potencialisht të dëmshëm në vullnetin e lirë dhe të pandikuar të zgjedhësve.

Në këto kushte, Presidenti i Republikës i dha forcë juridike datës 9 maj 2027.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, fton subjektet politike të marrin pjesë në zgjedhje me alternativa, platforma dhe kandidatë në lartësinë e këtij procesi themelor demokratik.

Kërkon nga palët të zhvillojnë një proces konkurrues të drejtë, të përkushtuar e luajal, të respektojnë me vetëdije të spikatur kuadrin ligjor dhe barazinë e armëve, si dhe të bashkëpunojnë pa rezerva me KQZ-në për zhvillimin e një procesi shembullor dhe në përputhje me standardet më të larta për një shoqëri demokratike.

Njoftimi:

Sot, Presidenti i Republikës dekretoi datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet duhet të zhvillohen brenda periudhës zgjedhore të pranverës, e cila përfshin katër të diela midis datës 15 prill dhe 15 maj. Për caktimin e datës së zgjedhjeve, Presidenti i Republikës thirri në konsultë gjithë faktorin politik që përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve si përfaqësues i organit përgjegjës për zgjedhjet në Shqipëri. Thirrjes në konsultë iu përgjigj Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Partia Socialdemokrate dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. Subjektet e tjera preferuan t’i qëndrojnë larg konsultës, sikurse nuk bënë publik asnjë parapëlqim partiak lidhur me datën e zgjedhjeve. Subjektet e përfshira në konsultë u treguan të hapur për secilën zgjidhje. Komisioneri sugjeroi datën 9 maj 2027, ditën e fundit të kalendarit, me arsyetimin se kjo datë jep më shumë kohë për masat zbatuese. Partia Socialdemokrate gjithashtu parapëlqen këtë datë. Data 9 maj 2027 nuk është e lidhur me asnjë rezervë apo paragjykim për favorizim të palëve të caktuara apo për ndikim potencialisht të dëmshëm në vullnetin e lirë dhe të pandikuar të zgjedhësve. Në këto kushte, Presidenti i Republikës i dha forcë juridike datës 9 maj 2027. Me këtë rast, Presidenti i Republikës fton subjektet politike të marrin pjesë në zgjedhje me alternativa, platforma dhe kandidatë në lartësinë e këtij procesi themelor demokratik; palët të zhvillojnë një proces konkurrues të drejtë, të përkushtuar e luajal, të respektojnë me vetëdije të spikatur kuadrin ligjor dhe barazinë e armëve, si dhe të bashkëpunojnë pa rezerva me KQZ-në për zhvillimin e një procesi shembullor dhe në përputhje me standardet më të larta për një shoqëri demokratike.

Ndaj