Lajmi i fundit
EkonomiaPaketa fiskale 2027: TVSH-ja e ushqimeve bie në 6%, norma standarde shkon në 21%·Vora NewsDalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje·Rajoni – BotaSHBA gati për sulme ndaj Iranit brenda 96 orëve — diplomacia garanton kundër konfliktit·AktualitetNagavci nis komisionin hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt·Rajoni – BotaProkuroria kërkon paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt·Rajoni – BotaArmëpushimi hyn në fuqi në Oleshky pas thirrjes së Melania Trump·AktualitetKryeprokurori Gashi: Çdo hallkë që ka dështuar do të japë llogari në rastin Zekaj·PolitikëPresidentja Osmani ishte gati ta dekretonte ligjin — kërkesa e PDK-së e ktheu atë në Kuvend·EkonomiaPaketa fiskale 2027: TVSH-ja e ushqimeve bie në 6%, norma standarde shkon në 21%·Vora NewsDalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje·Rajoni – BotaSHBA gati për sulme ndaj Iranit brenda 96 orëve — diplomacia garanton kundër konfliktit·AktualitetNagavci nis komisionin hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt·Rajoni – BotaProkuroria kërkon paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt·Rajoni – BotaArmëpushimi hyn në fuqi në Oleshky pas thirrjes së Melania Trump·AktualitetKryeprokurori Gashi: Çdo hallkë që ka dështuar do të japë llogari në rastin Zekaj·PolitikëPresidentja Osmani ishte gati ta dekretonte ligjin — kërkesa e PDK-së e ktheu atë në Kuvend·
Vora News
Kursi
USD80,80/82,00EUR90,40/91,20GBP107,70/108,70CHF97,60/98,60SEK7,16/7,84NOK7,30/8,00DKK10,42/11,40PLN20,00/20,70TRY1,61/1,71RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,70/58,70AUD56,40/57,40JPY0,51/0,54CNY11,60/12,31USD80,80/82,00EUR90,40/91,20GBP107,70/108,70CHF97,60/98,60SEK7,16/7,84NOK7,30/8,00DKK10,42/11,40PLN20,00/20,70TRY1,61/1,71RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,70/58,70AUD56,40/57,40JPY0,51/0,54CNY11,60/12,31
Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje
Vora News

Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Nga Redaksia Vora News27 Tetor 2026, 13:281 min lexim8
Ndaj

Gjykata e Tiranës e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e 12 nga 22 protestuesit të arrestuar në tubimet e mëparshme. Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ata akuzohen për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja e manifestimeve të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Kujtojmë se studentë e gjimnazistë nisën bojkotin mësimor që prej datës 13 tetor duke u grumbulluar përpara Ministrisë së Arsimit për të kërkuar përmirësim të kushteve studentore. Kërkesa kryesore është ajo e dorëheqjes së kryeministrit Edi Rama, pa asnjë negociatë.

Së fundmi Rama ka prezantuar dhe masat e marra nga qeveria për të gjithë protestuesit e dhunshëm. Paketa përbëhet nga gjashtë instrumente që parashikojnë dëmshpërblimin e bizneseve të dëmtuara, përgjegjësi financiare për shkaktarët e dëmeve dhe ndryshime në ligjin për tubimet dhe Kodin Penal. Masat përfshijnë gjoba deri në 500 mijë lekë për persona që qëndrojnë në tubime ku ushtrohet dhunë, edhe pas paralajmërimeve të policisë, si dhe sanksione për mosbindjen ndaj urdhrave të saj.

Gjithashtu, parashikohet krijimi i një regjistri të posaçëm elektronik për personat e referuar ose nën hetim për vepra penale kundër shtetit, rendit dhe sigurisë publike. Ndryshimet e propozuara përfshijnë edhe kufizimin e tubimeve pranë institucioneve të rëndësishme, ndëshkimin e nxitjes së dhunës në rrjetet sociale dhe masa për personat që fshehin identitetin gjatë tubimeve të dhunshme.

Ndaj