Drejtpërdrejt
AktualitetMbyllja e garës për prokuror të përgjithshëm, nis verifikimi i kandidaturave nga KLP. Ja katër emrat zyrtarë·PolitikëBerisha: "Robi plaket kur don vet" — liderit të PD-së nuk i frikëson mosha·AktualitetReforma territoriale: Propozohet reduktimi i bashkive nga 61 në 46·AktualitetBlushi kërkon referendum për reformën territoriale: "Harta e Shqipërisë nuk ndryshohet me vota kartonësh"·AktualitetTenderi i avionëve zjarrfikës nën akuza: Ministria zgjodhi ofertën 2.7 milionë euro më të shtrenjtë·AktualitetDisa socialistë grisën teserat e PS në kundërshtim të territoriales, Rama: Akt i turpshëm!·AktualitetKontrolle “blic” në Tiranë e Krujë, arrestohen 2 persona! Bllokohet një makinë luksoze, kapen armë e drogë·PolitikëBerisha: Protestat nuk ndalen as nga vapa, as nga dhuna policore·AktualitetMbyllja e garës për prokuror të përgjithshëm, nis verifikimi i kandidaturave nga KLP. Ja katër emrat zyrtarë·PolitikëBerisha: "Robi plaket kur don vet" — liderit të PD-së nuk i frikëson mosha·AktualitetReforma territoriale: Propozohet reduktimi i bashkive nga 61 në 46·AktualitetBlushi kërkon referendum për reformën territoriale: "Harta e Shqipërisë nuk ndryshohet me vota kartonësh"·AktualitetTenderi i avionëve zjarrfikës nën akuza: Ministria zgjodhi ofertën 2.7 milionë euro më të shtrenjtë·AktualitetDisa socialistë grisën teserat e PS në kundërshtim të territoriales, Rama: Akt i turpshëm!·AktualitetKontrolle “blic” në Tiranë e Krujë, arrestohen 2 persona! Bllokohet një makinë luksoze, kapen armë e drogë·PolitikëBerisha: Protestat nuk ndalen as nga vapa, as nga dhuna policore·
Vora News
Berisha: Protestat nuk ndalen as nga vapa, as nga dhuna policore
Politikë

Berisha: Protestat nuk ndalen as nga vapa, as nga dhuna policore

Kreu i PD fton diasporën dhe demokratët të mbushin sonte bulevardin e protestës

Nga Redaksia Vora News2 Gusht 2026, 13:002 min lexim6
Ndaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë me një mesazh të fuqishëm drejtuar qytetarëve nëpërmjet rrjeteve sociale, duke vlerësuar qëndresën e protestuesve që prej mbi dy muajsh vijojnë të sfidojnë qeverinë e Edi Ramës. Berisha nënvizoi se as vapa e verës dhe as presioni i forcave të rendit nuk kanë mundur të shuajnë zjarrin e protestës qytetare.

"As temperaturat më të larta, as terrori policor, as kërcënimet e pafundme, nuk e mundën dot qëndresën e qytetarëve shqiptarë", deklaroi Berisha, duke cilësuar lëvizjen aktuale si protestat "më madhështore të 35 viteve të fundit" në vend.

Sulm ndaj Ramës: "I mbyllur në bunker, i frikësuar nga protesta"

Kreu i PD-së drejtoi kritika të ashpra ndaj kryeministrit Rama, duke e akuzuar se fjalimet e tij publike nuk trajtojnë asnjë problem real të shqiptarëve. Sipas Berishës, Rama është kthyer në një figurë të izoluar dhe të frikësuar nga lëvizja qytetare. "Narkodiktatori shqiptar, në të gjitha fjalimet e tij, dëshmon tmerrin që i ka kallur në shpirt protesta e fuqishme qytetare. Në asnjërin prej tyre nuk ekziston qytetari, nuk ekziston Shqipëria, nuk ekzistojnë problemet madhore të këtij vendi. Ekziston vetëm përpjekja si e si të mbajë pushtetin, si e si të mbajë në kontroll partinë e krimit", tha ai.

Berisha shtoi se çdo ditë që kalon e dëshmon më shumë, sipas tij, se Rama nuk ka perspektivë politike: "Çdo orë, çdo ditë fakton se Edi Rama nuk ka të ardhme."

Sot në bulevard: Diaspora bashkohet me protestuesit

Në fjalimin e tij, Berisha i kushtoi vëmendje të veçantë protestës së planifikuar për mbrëmjen e kësaj dite, ku pritet të marrin pjesë shqiptarë nga mbarë bota. Ai e cilësoi këtë tubim si "uragan lirie" dhe bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë.

"Sot, shqiptarë nga mbarë bota do jenë të pranishëm në bulevardin e protestës, në uraganin e lirisë. Ftoj të gjithë demokratet dhe demokratët të jenë sonte në këtë uragan që ka tronditur dhe ka bërë të pashpresë regjimin e Edi Ramës", u shpreh ai.

Berisha informoi edhe se Partia Demokratike vazhdon punën organizative në përputhje me vendimet e Kuvendit të fundit, duke u fokusuar në dixhitalizim dhe ndërtim vizionit politik. Protestat, që kanë filluar prej fillimit të verës, kanë mobilizuar kryesisht të rinj dhe janë bërë sfida kryesore politike për qeverinë aktuale, ndërsa opozita beson se shtypja e tyre ka pasur efektin e kundërt — forcimin e mëtejshëm të lëvizjes.

BurimiFax News

Ndaj