Një javë pas fitores së opozitës në zgjedhjet parlamentare në Serbi, është arrestuar Marko Kriçak, drejtuesi i Policisë Kriminale Serbe, me urdhër të Prokurorisë.Ai dhe zëvendësi i tij, Bosko Sekuloviç, akuzohen për shpërdorim detyre, raportojnë mediat serbe, duke iu referuar agjencisë shtetërore të lajmeve Tanjug. Arrestimi i një prej zyrtarëve të lartë të policisë, i konsideruar si një prej njerëzve të afërt dhe të preferuar të presidentit Aleksandar Vuçiç, vjen në një moment të rëndësishëm politik për Serbinë, shkruan “Blue News”. Në zgjedhjet e së dielës së kaluar, lista e opozitës e mbështetur nga studentët fitoi shumicën e vendeve në parlament, duke lënë në opozitë koalicionin qeverisës që drejtohej prej vitesh nga Vuçiç. Megjithëse transferimi i pushtetit nuk është realizuar ende, zhvillimet e fundit po sinjalizojnë tronditje në strukturat që kanë mbështetur pushtetin e presidentit serb.Sipas agjencisë Tanjug, Prokuroria e akuzon Kriçakun për pengim dhe manipulim të hetimeve në një çështje vrasjeje me përfshirje të mafias. Ai dyshohet se ka manipuluar prova me qëllim që Prokuroria të tërhiqte akuzat për ndihmë në kryerjen e vrasjes. Nga shitës makinash në drejtues të Policisë Kriminale Karriera e Kriçakut në strukturat e sigurisë ka qenë e lidhur ngushtë me pushtetin e Vuçiçit. Ai ishte fillimisht shitës makinash, përpara se të rekrutohej në Agjencinë e Inteligjencës së Brendshme të Serbisë (BIA), ku konsiderohej si një mbështetës besnik i Partisë Progresive Serbe (SNS) të presidentit. Në korrik të vitit 2023, ai mori drejtimin e Njësisë së Mbrojtjes Personale të Policisë Serbe (JZO), ndërsa në fund të vitit 2025 u emërua në krye të Policisë Kriminale. Përveç dyshimeve për ndërhyrje në hetimet për një vrasje të lidhur me mafian, Prokuroria e akuzon atë edhe për keqtrajtim dhe intimidim të protestuesve paqësorë. Një prej episodeve më të rënda të përmendura lidhet me gushtin e vitit 2025, kur efektivë të Njësisë së Mbrojtjes Personale të Policisë dyshohet se tërhoqën me forcë një grup studentësh drejt bodrumeve të një ndërtese qeveritare në Beograd. Në atë kohë, Kriçak drejtonte këtë njësi dhe dyshohet se ka udhëhequr personalisht operacionin. Sipas akuzave, ai ka goditur një studente dhe e ka kërcënuar me përdhunim. Arrestimi i tij konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm në klimën e re politike në Serbi, ku fitorja e opozitës studentore ka vënë në pikëpyetje vazhdimësinë e ndikimit të strukturave të pushtetit të deritanishëm.

Vora News
Pas fitores së studentëve në zgjedhje, arrestohet shefi i Policisë Kriminale në Serbi, akuzohet për manipulim të hetimeve dhe dhunë ndaj protestuesve
Lexo gjithashtu

Vora News
Zgjedhjet vendore/ Presidenca cakton datën 9 maj 2027, zbardhen konsultimet me partitë politike
Shqiptarët do tu drejtohen kutive të votimit më 9 Maj 2027 për zgjedhjet e pushtetit vendor.Kjo datë është dekretuar nga presidenti Bajram Begaj këtë të premte, pas konsultimeve me disa parti…
2 min

Vora News
Aksident pranë Vorës, makinat përplasen me njëra-tjetrën /Video
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të Vorës, ku dyshohet se janë përfshirë dy automjete. Siç shihet edhe në pamjet e mbërritura në redaksi, një prej makinave ka pësuar…
1 min

Vora News
Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje
Gjykata e Tiranës e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e 12 nga 22 protestuesit të arrestuar në tubimet e mëparshme. Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ata akuzohen për…
1 min