Lajmi i fundit
AktualitetFBI mban takimin e 42-të të Akademisë Kombëtare në Tiranë·HistoriRugova dhe vizioni për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës para luftës·Politikë“Revolucioni i Flamingove” në Tiranë nuk u kthye në lëvizje masive, Rama sheh sfidë pozitive·Rajoni – BotaIdentifikohen Viktima Shqiptare në Zubin Potok, Abdixhiku: Hap Drejt Zbardhjes së Krimeve të Luftës·AktualitetTragjike në Dibër! Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi·EkonomiaKostoja e Rritjes së një Foshnje në Shqipëri, Më e Larta e Dyta në Europë në Raport me Pagën·Vora NewsDemo takim me zjarrfikësit në Tiranë: Plan me bashkitë për parandalimin e zjarreve, synojmë…·Rajoni – BotaDënimi i Thaçit në Hagë: Dy Kapituj të Historisë së Kosovës në Një Figurë·AktualitetFBI mban takimin e 42-të të Akademisë Kombëtare në Tiranë·HistoriRugova dhe vizioni për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës para luftës·Politikë“Revolucioni i Flamingove” në Tiranë nuk u kthye në lëvizje masive, Rama sheh sfidë pozitive·Rajoni – BotaIdentifikohen Viktima Shqiptare në Zubin Potok, Abdixhiku: Hap Drejt Zbardhjes së Krimeve të Luftës·AktualitetTragjike në Dibër! Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi·EkonomiaKostoja e Rritjes së një Foshnje në Shqipëri, Më e Larta e Dyta në Europë në Raport me Pagën·Vora NewsDemo takim me zjarrfikësit në Tiranë: Plan me bashkitë për parandalimin e zjarreve, synojmë…·Rajoni – BotaDënimi i Thaçit në Hagë: Dy Kapituj të Historisë së Kosovës në Një Figurë·
Vora News
Kursi
USD79,30/80,30EUR91,20/91,90GBP106,10/107,10CHF96,30/97,30SEK7,00/7,90NOK7,00/7,90DKK10,40/11,60PLN20,32/21,05TRY1,61/1,75RSD0,75/0,79MKD1,47/1,52CAD56,50/57,50AUD56,10/57,10JPY0,5/0,54CNY11,30/12,02USD79,30/80,30EUR91,20/91,90GBP106,10/107,10CHF96,30/97,30SEK7,00/7,90NOK7,00/7,90DKK10,40/11,60PLN20,32/21,05TRY1,61/1,75RSD0,75/0,79MKD1,47/1,52CAD56,50/57,50AUD56,10/57,10JPY0,5/0,54CNY11,30/12,02
E pazakontë/ Çanta me 700 mijë euro del në breg të detit, pushuesit mbushin xhepat
Rajoni – Bota

E pazakontë/ Çanta me 700 mijë euro del në breg të detit, pushuesit mbushin xhepat

Nga S-Sh1 Gusht 2026, 17:511 min lexim16
Ndaj

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në plazhin Marina di Ragusa në Siçili. Mediat italiane kanë publikuar një video ku shfaqen qindra mijëra euro që kishin përfunduar në det dhe që më pas u nxorën në breg nga dallgët. Pushuesit mbetën të habitur kur panë pako me kartëmonedha që notonin në ujë.

Sipas autoriteteve italiane, gjithçka nisi kur një skaf i vogël mbeti pa karburant pranë portit të Marina di Ragusa. Në bord ndodheshin katër persona. Dy prej tyre zbritën për të siguruar karburant, ndërsa një burrë dhe një i mitur mbetën në mjet, i cili u shty nga rrymat detare drejt bregut. Pushuesit njoftuan rojën bregdetare, duke menduar se skafi ishte në rrezik të fundosej. Por sapo mjeti i rojës bregdetare iu afrua për t’i ndihmuar, dy personat që ndodheshin në skaf nisën të hidhnin në det dhjetëra pako të mbushura me kartëmonedha.Rrymat i sollën pakot deri në plazh, ku pushuesit nxituan t’i merrnin. Pak më vonë, në vendngjarje mbërritën policia, karabinierët dhe efektivët e policisë financiare, të cilët rrethuan zonën, sekuestruan paratë dhe identifikuan persona që kishin marrë një pjesë të tyre.

Autoritetet njoftuan se kanë sekuestruar afro 700 mijë euro, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që një pjesë e shumës të mos jetë gjetur ende. Skafi u sekuestrua dhe u dërgua në port për ekzaminim, ndërsa tre persona u arrestuan në kuadër të hetimeve. Në bord ndodhej edhe një i mitur, i cili sipas të dhënave paraprake nuk kishte lidhje familjare me të arrestuarit. Hetuesit po verifikojnë nëse paratë lidhen me aktivitete të krimit të organizuar dhe pastrim parash.

Ndaj