Lajmi i fundit
AktualitetForcat Speciale Shqiptare vlerësohen sipas standardeve të NATO-s në stërvitjen "Mburoja Ilire 26"·Rajoni – BotaEnver Hoxhaj rrëfen udhëtimin me pasaportë false drejt Vjenës dhe njohjen me Thaçin e Veselin në vitet '90·Rajoni – BotaGjermania kërcënon me bllokimin e buxhetit të BE-së pa marrëveshje për Ukrainën, shkakton tensione·AktualitetLindjet në Tiranë, rënie alarmante dy herë më shpejt se mesatarja kombëtare·PolitikëRama nga Parisi: Pavarësia e Kosovës, realitet i pakthyeshëm që Serbia duhet ta pranojë·AktualitetBuxheti i Shëndetësisë arrin 117.8 miliardë lekë, mbështetje financiare për familjet·Vora NewsBalla dhe Shera në Vorë, mesazhi për Buxhetin 2027: Kush fiton më shumë, paguan më shumë!·Rajoni – BotaKurti kritikon qasjen e BE-së ndaj Kosovës, thekson rëndësinë e zgjerimit pa dallime·AktualitetForcat Speciale Shqiptare vlerësohen sipas standardeve të NATO-s në stërvitjen "Mburoja Ilire 26"·Rajoni – BotaEnver Hoxhaj rrëfen udhëtimin me pasaportë false drejt Vjenës dhe njohjen me Thaçin e Veselin në vitet '90·Rajoni – BotaGjermania kërcënon me bllokimin e buxhetit të BE-së pa marrëveshje për Ukrainën, shkakton tensione·AktualitetLindjet në Tiranë, rënie alarmante dy herë më shpejt se mesatarja kombëtare·PolitikëRama nga Parisi: Pavarësia e Kosovës, realitet i pakthyeshëm që Serbia duhet ta pranojë·AktualitetBuxheti i Shëndetësisë arrin 117.8 miliardë lekë, mbështetje financiare për familjet·Vora NewsBalla dhe Shera në Vorë, mesazhi për Buxhetin 2027: Kush fiton më shumë, paguan më shumë!·Rajoni – BotaKurti kritikon qasjen e BE-së ndaj Kosovës, thekson rëndësinë e zgjerimit pa dallime·
Vora News
Kursi
USD81,00/82,00EUR90,40/91,20GBP107,90/108,80CHF97,70/98,90SEK7,07/7,77NOK7,00/7,70DKK10,24/11,33PLN20,00/20,71TRY1,59/1,69RSD0,74/0,77MKD1,45/1,51CAD56,90/57,90AUD55,30/56,30JPY0,5/0,53CNY11,57/12,30USD81,00/82,00EUR90,40/91,20GBP107,90/108,80CHF97,70/98,90SEK7,07/7,77NOK7,00/7,70DKK10,24/11,33PLN20,00/20,71TRY1,59/1,69RSD0,74/0,77MKD1,45/1,51CAD56,90/57,90AUD55,30/56,30JPY0,5/0,53CNY11,57/12,30
Flakët rrezikojnë banesat në Mallakastër, Policia evakuon disa familje në Koilac
Aktualitet

Flakët rrezikojnë banesat në Mallakastër, Policia evakuon disa familje në Koilac

Nga Redaksia8 Gusht 2026, 18:211 min lexim7
Ndaj

Situatë e rëndë nga zjarri në Mallakastër, ku flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë rrezikuar banesat në fshatin Koilac. Për shkak të avancimit të zjarrit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për evakuimin e disa familjeve nga zona e rrezikuar. Në terren janë angazhuar efektivë të Komisariatit të Policisë Mallakastër, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, forcat zjarrfikëse, Forcat Kombëtare të Sigurisë, strukturat e emergjencave civile dhe ekipe të tjera të angazhuara për përballimin e situatës.

Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara. Deri tani, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe me bimësi, ndërsa rreziku mbetet i lartë për banesat dhe pronat. Flakët po përhapen në drejtim të Hekalit, Panahorit, Ribanit dhe Ngraçanit, ndërsa operacioni për izolimin dhe shuarjen e vatrave vijon.Policia po qëndron në terren për garantimin e sigurisë së banorëve dhe evakuimin e tyre në rast nevoje, në bashkëpunim me të gjitha strukturat e emergjencave. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave. Po verifikohet edhe mundësia që zjarri të jetë shkaktuar nga veprime të kundërligjshme.

Policia u bën apel qytetarëve të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve bimore apo për qëllime të tjera, pasi përhapja e pakontrolluar e flakëve mund të rrezikojë jetën, pronën dhe mjedisin. Autoritetet u kërkojnë qytetarëve që të raportojnë çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie në numrin 112.

Ndaj