Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi të martën në Forumin e Paqes në Paris se Kosova është një shtet i pavarur dhe se pranimi i këtij realiteti nga Serbia do të ishte në favor të saj. Gjatë diskutimeve, Rama dënoi edhe aktet e dhunës në protestat kundër qeverisë së tij, duke përmendur një ndërthurje faktorësh që nga Irani deri te opozita dhe krimi i organizuar.
Kryeministri mori pjesë në sesionin mbi zgjerimin e Bashkimit Europian dhe brezin e ri. Takimi i tij një ditë më parë në Pallatin Élysée me Presidentin francez, Emmanuel Macron, theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë forum ndërkombëtar.
Roli i Shqipërisë dhe realiteti i Kosovës
I pyetur për rolin e Shqipërisë në ruajtjen e paqes në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në kontekstin e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, Rama theksoi se pavarësia e Kosovës është njohur nga shumë shtete dhe është një realitet i pakthyeshëm. Ai hodhi poshtë çdo mundësi që Kosova të bëhej pjesë e një
BurimiAlbeu



