Tetë vatra zjarri janë raportuar gjatë ditës së sotme në qarqet Tiranë, Fier, Durrës dhe Lezhë, ndërsa gjashtë prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe dy të tjera janë nën kontroll ose monitorim.Sipas informacionit të përmbledhur të Ministrisë së Mbrojtjes, në terren janë angazhuar 227 forca, ndërsa për situatën në lagjen Boje të Krujës është kërkuar edhe angazhimi i 50 forcave ushtarake, për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së aksesit rrugor. Në operacionet për shuarjen dhe kontrollin e zjarreve janë angazhuar gjithashtu mjete zjarrfikëse, tre helikopterë, një avion Air Tractor, si dhe një mjet ajror i Forcave të Armatosura në Cikallesh.Në qarkun Tiranë, në Dajt, pranë fabrikës së ujit Selita, janë rishfaqur disa vatra zjarri dhe vijon ndërhyrja dhe monitorimi i situatës. Në Cikallesh të Kavajës, zjarri ka rënë në intensitet dhe po shkon drejt shuarjes së plotë, ndërsa në Priskë të Madhe vijon puna për vënien nën kontroll të disa vatrave të vogla. Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në zonën Panahor–Ndrenie–Vlosht, në Mallakastër, vijon puna për izolimin e vatrave, ndërsa zjarri konsiderohet nën kontroll. Edhe në zonën Koilaç–Greshicë zjarri është izoluar dhe ndodhet nën kontroll. As në këto zona nuk raportohet rrezik për banesat. Në Abaze të Krujës, situata është stabilizuar dhe në terren kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla me prush dhe tym. Strukturat e angazhuara vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjen. Ndërkohë, në lagjen Boje të Krujës, terreni i vështirë dhe mungesa e aksesit rrugor kanë bërë që të kërkohet urgjentisht angazhimi i 50 forcave ushtarake. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Vilëz të Kurbinit, në qarkun Lezhë, zjarri vijon të jetë aktiv në sipërfaqe pyjore. Në terren janë angazhuar rreth 50 forca nga strukturat vendore, MZSH-ja, Policia dhe vullnetarë. Ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë ka frenuar avancimin e flakëve dhe ka shmangur prekjen e kishës, varrezave dhe banesave përreth.

“Gjashtë vatra ende aktive”/ Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes reagon sërish: 50 forca ushtarake në Krujë, terreni i vështirë shkakton probleme
Lexo gjithashtu

Forcat Speciale Shqiptare vlerësohen sipas standardeve të NATO-s në stërvitjen "Mburoja Ilire 26"
Forcat e Armatosura të Shqipërisë po i nënshtrohen një procesi rigoroz vlerësimi për kapacitetet e tyre të operacioneve speciale, në kuadër të stërvitjes "Mburoja Ilire 26". Ky vlerësim, i cili po zhvillohet sipas standardeve të NATO-s, përbën një hap thelbësor drejt përmbushjes

Lindjet në Tiranë, rënie alarmante dy herë më shpejt se mesatarja kombëtare
Numri i lindjeve në Tiranë është tkurrur me 8% në nëntë muajt e parë të vitit 2026, shifër kjo gati dyfishi i mesatares kombëtare prej 4.7%. Kostot e larta të jetesës, veçanërisht çmimet e banesave, po e bëjnë kryeqytetin gjithnjë e më pak tërheqës për krijimin dhe zgjerimin e fa

Buxheti i Shëndetësisë arrin 117.8 miliardë lekë, mbështetje financiare për familjet
Buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pritet të arrijë në 117.8 miliardë lekë në vitin 2027, ndërsa prezantohet një bonus i ri mujor për çdo fëmijë të lindur, me fokus te familjet me të ardhura të ulëta. Këto masa synojnë të nxisin lindshmërinë dhe të zgjero