Lajmi i fundit
Aktualitet“Zhdukja e çmimit Nobel”/ Romani i ri i Namik Dokles, një nderim për viktimat e rëna në luftë·PolitikëTomë Gashi kritikon PDK-në për Ligjin e Speciales, kërkon unitet për mbrojtjen e UÇK-së·PolitikëShqipëria thellon progresin drejt BE-së, pritet mbyllja e gjashtë kapitujve deri në fund të vitit·Rajoni – BotaYmeri: Varësia e Kosovës nga importi, skemë e planifikuar·EkonomiaForcimi i Lekut Shqiptar: Realiteti Ekonomik Dhe Kostot e tij·AktualitetArrestohet vëllai i sportistit Pirro Dhima, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit, mes tyre edhe të birit të mitur·Rajoni – BotaFrancë: Dyshime për Ndërhyrje të Huaj pas Kërcënimeve me Bomba në Shkolla dhe Aeroporte·Rajoni – BotaBE merr pjesë në negociatat Ukrainë-Rusi: Zelenski dhe Kushner konfirmojnë zgjerimin e tryezës·Aktualitet“Zhdukja e çmimit Nobel”/ Romani i ri i Namik Dokles, një nderim për viktimat e rëna në luftë·PolitikëTomë Gashi kritikon PDK-në për Ligjin e Speciales, kërkon unitet për mbrojtjen e UÇK-së·PolitikëShqipëria thellon progresin drejt BE-së, pritet mbyllja e gjashtë kapitujve deri në fund të vitit·Rajoni – BotaYmeri: Varësia e Kosovës nga importi, skemë e planifikuar·EkonomiaForcimi i Lekut Shqiptar: Realiteti Ekonomik Dhe Kostot e tij·AktualitetArrestohet vëllai i sportistit Pirro Dhima, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit, mes tyre edhe të birit të mitur·Rajoni – BotaFrancë: Dyshime për Ndërhyrje të Huaj pas Kërcënimeve me Bomba në Shkolla dhe Aeroporte·Rajoni – BotaBE merr pjesë në negociatat Ukrainë-Rusi: Zelenski dhe Kushner konfirmojnë zgjerimin e tryezës·
Vora News
Kursi
USD81,60/82,80EUR90,50/91,20GBP108,00/109,10CHF97,50/98,70SEK7,03/7,72NOK7,03/7,74DKK10,25/11,34PLN20,00/20,72TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,30/58,40AUD55,20/56,20JPY0,51/0,55CNY11,70/12,46USD81,60/82,80EUR90,50/91,20GBP108,00/109,10CHF97,50/98,70SEK7,03/7,72NOK7,03/7,74DKK10,25/11,34PLN20,00/20,72TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,30/58,40AUD55,20/56,20JPY0,51/0,55CNY11,70/12,46
KESH shton importet e energjisë, blerjet arrijnë në 80 milionë euro!
Ekonomia

KESH shton importet e energjisë, blerjet arrijnë në 80 milionë euro!

Nga Ardit Lukaj17 Shtator 2026, 12:262 min lexim6
Ndaj

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka zgjeruar blerjet në tregun e energjisë gjatë shtatorit, duke e çuar në rreth 80 milionë euro vlerën totale të importeve të kontraktuara që nga vera, në një periudhë kur prodhimi vendas hidroenergjetik është kufizuar nga kushtet e pafavorshme hidrike dhe kërkesa për energji ka vijuar të rritet.

KESH ka siguruar rreth 570 mijë MWh energji përmes procedurave të blerjes të zhvilluara gjatë muajve të fundit, me një vlerë totale të përllogaritur prej rreth 80.3 milionë eurosh.

Pjesa më e madhe e importeve lidhet me periudhën 1 korrik–30 shtator, kur kompania kontraktoi 331,200 MWh energji me një çmim mesatar të ponderuar prej 125.47 euro/MWh, për një vlerë prej rreth 41.6 milionë euro.

Në gusht, KESH shtoi edhe 109,950 MWh të tjera në portofolin e blerjeve, me një vlerë rreth 16.2 milionë euro. Këto kontrata përfshinë 25,605 MWh për periudhën 22–30 gusht dhe 84,345 MWh për periudhën 31 gusht–30 shtator.

Rritja e kërkesës për energji në tregun e importit ka vijuar edhe në shtator, me katër procedura të reja blerjeje që mbulojnë periudhën deri në fillim të tetorit.

Në datat 5–6 shtator, KESH kontraktoi 13,395 MWh në katër lote, me çmime të ponderuara që varionin nga 139.42 euro/MWh deri në 168.33 euro/MWh.

Për periudhën 7–13 shtator, kompania siguroi 19,467 MWh të tjera në dy lote, me çmime të ponderuara prej 169.85 euro/MWh dhe 156.66 euro/MWh.

Një tjetër blerje u realizua për periudhën 12–13 shtator, ku KESH kontraktoi 10,560 MWh me çmim të ponderuar prej 166.82 euro/MWh.

Kontrata më e madhe e fundit lidhet me periudhën 14 shtator–11 tetor, ku KESH bleu 57,120 MWh me një çmim të ponderuar prej 196.80 euro/MWh, niveli më i lartë mes procedurave të fundit.

Në total, katër procedurat e fundit të shtatorit dhe fillimit të tetorit i shtuan portofolit të KESH 100,542 MWh energji me një kosto prej rreth 18.25 milionë euro.

Kthimi i KESH në pozicion blerësi vjen pas një fillimi viti me prodhim më të lartë hidroenergjetik, kur kompania operoi kryesisht si shitës në treg. Gjatë periudhës janar–prill, KESH shiti 456,945 MWh energji dhe arkëtoi 33.15 milionë euro me TVSH, me një çmim mesatar shitjeje prej 60.51 euro/MWh. /Monitor/

BurimiMonitor

Ndaj