Lajmi i fundit
Rajoni – BotaGrenell kërkon shpërbërjen e Gjykatës Speciale: "Dënimi i Thaçit është skandaloz"·Rajoni – BotaIsh-luftëtarja e UÇK-së përlotet kur pyet për familjen e Thaçit: "Ata janë heronj"·Rajoni – BotaPrishtina ndalon frymën: Qytetarët mbushin sheshin për verdiktin e Hagës·EkonomiaKESH shton importet e energjisë, blerjet arrijnë në 80 milionë euro!·Rajoni – BotaKadri Veseli dënohet me 18 vjet burg nga Gjykata Speciale e Hagës·PolitikëKuvendi i Shqipërisë dënon vendimin e Hagës ndaj liderëve të UÇK-së·PolitikëBegaj dekreton largimin e Lamallarit: Ervin Demo merr drejtimin e Ministrisë së Brendshme·Rajoni – BotaPrishtina ndalet para Hagës: Qindra qytetarë mblidhen në shesh për ish-krerët e UÇK-së·Rajoni – BotaGrenell kërkon shpërbërjen e Gjykatës Speciale: "Dënimi i Thaçit është skandaloz"·Rajoni – BotaIsh-luftëtarja e UÇK-së përlotet kur pyet për familjen e Thaçit: "Ata janë heronj"·Rajoni – BotaPrishtina ndalon frymën: Qytetarët mbushin sheshin për verdiktin e Hagës·EkonomiaKESH shton importet e energjisë, blerjet arrijnë në 80 milionë euro!·Rajoni – BotaKadri Veseli dënohet me 18 vjet burg nga Gjykata Speciale e Hagës·PolitikëKuvendi i Shqipërisë dënon vendimin e Hagës ndaj liderëve të UÇK-së·PolitikëBegaj dekreton largimin e Lamallarit: Ervin Demo merr drejtimin e Ministrisë së Brendshme·Rajoni – BotaPrishtina ndalet para Hagës: Qindra qytetarë mblidhen në shesh për ish-krerët e UÇK-së·
Vora News
Kursi
USD79,40/80,40EUR91,40/92,10GBP106,00/107,30CHF96,30/97,30SEK7,03/8,00NOK7,02/8,00DKK10,42/11,64PLN20,37/21,00TRY1,62/1,73RSD0,75/0,78MKD1,47/1,52CAD56,50/57,60AUD56,10/57,20JPY0,51/0,54CNY11,29/12,00USD79,40/80,40EUR91,40/92,10GBP106,00/107,30CHF96,30/97,30SEK7,03/8,00NOK7,02/8,00DKK10,42/11,64PLN20,37/21,00TRY1,62/1,73RSD0,75/0,78MKD1,47/1,52CAD56,50/57,60AUD56,10/57,20JPY0,51/0,54CNY11,29/12,00
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi
Aktualitet

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Nga Vora Admin30 Korrik 2026, 20:412 min lexim8
Ndaj

Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri Kombëtar i Aktivitetit të Licencuar dhe të Lejuar të Bimës së Cannabis-it”, duke zyrtarizuar ngritjen e një sistemi digjital me kontroll të rreptë dhe gjurmueshmëri të plotë për të gjithë zinxhirin e kultivimit dhe përpunimit për qëllime mjekësore e industriale.

Vendimi, i propozuar nga ministrat e Shëndetësisë, Bujqësisë dhe Punëve të Brendshme, mbështetet në ligjin e vitit 2023 për kontrollin e kanabisit dhe ngarkon Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) si institucionin administrues, në bashkëpunim me AKSHI-n për aspektet teknike.

Digjitalizim i çdo faze dhe integrimi me bazat kombëtare

Regjistri i ri do të ruajë elektronikisht të gjitha të dhënat që nga kërkesat e para për licencim e leje, e deri te proceset teknike në terren, kontrollet laboratorike, eksportet dhe asgjësimi i mbetjeve.

Platforma do të lehtësojë aplikimet përmes portalit qeveritar “e-Albania” dhe do të shkëmbejë të dhëna automatikisht me sistemet kryesore shtetërore:

Sistemi i shënjimit dhe gjurmueshmërisë, përmes bashkëpunimit teknik me shoqërinë “ALBTrace CO” sh.a.

Gjendja Civile & QKB, për verifikimin e numrit personal të drejtuesve, aksionerëve dhe licencave aktive.

Tatimet & Doganat për kontrollin e listëpagesave, detyrimeve në kohë reale dhe deklaratave doganore të eksport/importit.

“Në Regjistër regjistrohen të gjitha informacionet për kërkesat e vendimmarrjet për licencim, leje, gjurmim, mbikëqyrje, deri te pezullimi, shfuqizimi apo asgjësimi i bimëve e nënprodukteve.”, theksohet në vendim.

Aksesibiliteti, nivelet e sigurisë dhe përgjegjësia e subjekteve

Për të garantuar sigurinë e informacionit, vendimi përcakton tre tipologji të qarta aksesi: Administrator (AKKC), Regjistrues (me të drejtë korrigjimi brenda 24 orëve) dhe Shikues (akses vetëm për lexim pa të drejtë ndërhyrjeje).

Vendimi përcakton se mos hedhja e të dhënave në kohë ose pasaktësia nga ana e bizneseve të licencuara përbën shkelje administrative. Të gjitha veprimet në sistem do të regjistrohen në log-e të pamodifikueshme auditimi, ndërsa çdo veprim i paligjshëm sjell pezullim të menjëhershëm të aksesit dhe përgjegjësi ligjore.

Kostot për krijimin dhe mirëmbajtjen teknike të Regjistrit do të mbulohen tërësisht nga buxheti i AKSHI-t.

Ndaj