Lajmi i fundit
AktualitetBypass-i i Tiranës përfundon në Shtator 2027, nisin shpronësimet për Kashar-Rrogozhinë·Rajoni – BotaDogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara me vlerë mbi 72 mijë euro në Vërmicë·Rajoni – BotaTrump paralajmëron vendim të shpejtë për vazhdimin e fushatës kundër Iranit·AktualitetSPAK kërkon rreth 300 vjet burg për 15 të pandehurit e çështjes “Plumbi i Artë”·AktualitetSali Berisha analizon humbjen e republikanëve amerikanë dhe situatën me SHBA-në·AktualitetSPAK kërkon dënime për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin në çështjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit·Rajoni – BotaCyrih Përkujton Heronjtë e Kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu·EkonomiaPaqartësi mbi tatimin e dividendit: Ministri Malaj ndryshon deklaratat për normën e re 15%·AktualitetBypass-i i Tiranës përfundon në Shtator 2027, nisin shpronësimet për Kashar-Rrogozhinë·Rajoni – BotaDogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara me vlerë mbi 72 mijë euro në Vërmicë·Rajoni – BotaTrump paralajmëron vendim të shpejtë për vazhdimin e fushatës kundër Iranit·AktualitetSPAK kërkon rreth 300 vjet burg për 15 të pandehurit e çështjes “Plumbi i Artë”·AktualitetSali Berisha analizon humbjen e republikanëve amerikanë dhe situatën me SHBA-në·AktualitetSPAK kërkon dënime për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin në çështjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit·Rajoni – BotaCyrih Përkujton Heronjtë e Kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu·EkonomiaPaqartësi mbi tatimin e dividendit: Ministri Malaj ndryshon deklaratat për normën e re 15%·
Vora News
Kursi
USD80,70/81,80EUR90,50/91,30GBP108,30/109,30CHF98,70/99,70SEK7,07/7,76NOK7,00/7,70DKK10,25/11,35PLN20,00/20,72TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,46/1,52CAD57,40/58,70AUD55,10/56,10JPY0,51/0,54CNY11,57/12,30USD80,70/81,80EUR90,50/91,30GBP108,30/109,30CHF98,70/99,70SEK7,07/7,76NOK7,00/7,70DKK10,25/11,35PLN20,00/20,72TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,46/1,52CAD57,40/58,70AUD55,10/56,10JPY0,51/0,54CNY11,57/12,30
Lamallari: Siguria rrugore mbetet prioritet, Smart City do të sjellë një standard të ri monitorimi
Aktualitet

Lamallari: Siguria rrugore mbetet prioritet, Smart City do të sjellë një standard të ri monitorimi

Nga S-SH2 Gusht 2026, 12:591 min lexim5
Ndaj

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka apeluar për më shumë ndërgjegjësim dhe përgjegjësi nga të gjithë përdoruesit e rrugës, duke theksuar se, megjithëse aksidentet rrugore kanë shënuar një trend rënës ndër vite, ato vijojnë të jenë shkaktari kryesor i humbjeve të jetëve njerëzore.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, ministri Lamallari nënvizoi se respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor mbetet faktor kyç për parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

“Nuk është kurrë mjaftueshëm ndërgjegjësimi mbi nevojën e respektimit të normave të drejtimit të automjetit dhe sigurisë rrugore. Do të vijojmë çdo ditë me apelin për ndërgjegjësim, mbikëqyrje dhe sanksionim me qëllim parandalimin e humbjeve në jetë njerëzore dhe lëndimin e qytetarëve”, shprehet ministri. Ai theksoi se Policia e Shtetit vijon kontrollet intensive në të gjitha akset kryesore të vendit, duke përdorur makinat inteligjente, radarët dhe dronët për monitorimin e qarkullimit dhe evidentimin e shkeljeve që rrezikojnë sigurinë rrugore.

Ministri Lamallari bëri të ditur gjithashtu se projekti Smart City, i cili pritet të vihet në funksion së shpejti, përfaqëson investimin më të madh të qeverisë shqiptare në fushën e sigurisë rrugore.

“Smart City vjen së shpejti si investimi më i madh i qeverisë shqiptare për sigurinë rrugore dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit”, theksoi ministri.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit u bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, kufijtë e shpejtësisë dhe të shmangin çdo sjellje që rrezikon jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Ndaj