Lajmi i fundit
AktualitetBerisha kundër Paketës Fiskale: "PD do ta shfuqizojë, do vendosim taksën e sheshtë 10%"·Rajoni – BotaVrasja e Arlinda Zekajt nxit protesta në Prishtinë — marshimi nis të mërkurën·EkonomiaAkciza e naftës dhe benzinës ulet me 80% — Komisioni i Ekonomisë miraton aktin normativ·EkonomiaPaketa fiskale 2027: TVSH-ja e ushqimeve bie në 6%, norma standarde shkon në 21%·Vora NewsDalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje·Rajoni – BotaSHBA gati për sulme ndaj Iranit brenda 96 orëve — diplomacia garanton kundër konfliktit·AktualitetNagavci nis komisionin hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt·Rajoni – BotaProkuroria kërkon paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt·AktualitetBerisha kundër Paketës Fiskale: "PD do ta shfuqizojë, do vendosim taksën e sheshtë 10%"·Rajoni – BotaVrasja e Arlinda Zekajt nxit protesta në Prishtinë — marshimi nis të mërkurën·EkonomiaAkciza e naftës dhe benzinës ulet me 80% — Komisioni i Ekonomisë miraton aktin normativ·EkonomiaPaketa fiskale 2027: TVSH-ja e ushqimeve bie në 6%, norma standarde shkon në 21%·Vora NewsDalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje·Rajoni – BotaSHBA gati për sulme ndaj Iranit brenda 96 orëve — diplomacia garanton kundër konfliktit·AktualitetNagavci nis komisionin hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt·Rajoni – BotaProkuroria kërkon paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt·
Vora News
Kursi
USD80,80/82,00EUR90,40/91,20GBP107,70/108,70CHF97,60/98,60SEK7,16/7,84NOK7,30/8,00DKK10,42/11,40PLN20,00/20,70TRY1,60/1,71RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,70/58,70AUD56,40/57,40JPY0,51/0,54CNY11,60/12,31USD80,80/82,00EUR90,40/91,20GBP107,70/108,70CHF97,60/98,60SEK7,16/7,84NOK7,30/8,00DKK10,42/11,40PLN20,00/20,70TRY1,60/1,71RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,70/58,70AUD56,40/57,40JPY0,51/0,54CNY11,60/12,31
Nafta në Shqipëri “fluturon” në 206 lekë! Çmimi më i lartë që prej mesit të majit
Ekonomia

Nafta në Shqipëri “fluturon” në 206 lekë! Çmimi më i lartë që prej mesit të majit

Çmimi i karburanteve në vendin tonë ka pësuar një rritje të fortë ditët e fundit, duke kapërcyer edhe kufirin e 200 lekëve. Më konkretisht në shumicën e pikave të karburanteve një litër naftë tregtohet aktualisht me 206 lekë, çmimi më i lartë që prej mesit të muajit maj, kur bordi vendosi ta ulë nën 200 lekë.

Nga Vora News22 Korrik 2026, 14:261 min lexim2
Ndaj

Çmimi i karburanteve në vendin tonë ka pësuar një rritje të fortë ditët e fundit, duke kapërcyer edhe kufirin e 200 lekëve.

Më konkretisht në shumicën e pikave të karburanteve një litër naftë tregtohet aktualisht me 206 lekë, çmimi më i lartë që prej mesit të muajit maj, kur bordi vendosi ta ulë nën 200 lekë.

Rritje ka pësuar edhe benzina, e cila aktualisht shitet me pakicë me 189 lekë, edhe ky një nga çmimet më të larta pas disa javësh. Ndërkohë që gazi është i vetmi produkt që nuk ka pësuar luhatje. Që prej kohës kur u rrit nga rreth 50 lekë në 69 lekë për litër ky produkt nuk ka pësuar më ulje.

Më konkretisht çmimet e naftës së papërpunuar u rritën në nivelin më të lartë gjashtë-javor të mërkurën, ndërsa frika për ndërprerje të mëtejshme të furnizimit u intensifikua pasi forcat amerikane goditën objektivat ushtarake iraniane për natën e 11-të radhazi, ndërsa cisternat e naftës u detyruan të ndërronin drejtim në Detin e Kuq pas paralajmërimeve nga milicia Huthi e mbështetur nga Irani.

Çmimi i naftës Brent u rrit me 1.84 dollarë, ose 2.0%, në 92.85 dollarë për fuçi, më i larti që nga 11 qershori.

Nafta e papërpunuar amerikane West Texas Intermediate u rrit me 1.67 dollarë, ose 2%, në 86.01 dollarë, më i larti që nga 12 qershori.

ÇMIMET E KARBURANTEVE

Ndaj