Lajmi i fundit
AktualitetForcat Speciale Shqiptare vlerësohen sipas standardeve të NATO-s në stërvitjen "Mburoja Ilire 26"·Rajoni – BotaEnver Hoxhaj rrëfen udhëtimin me pasaportë false drejt Vjenës dhe njohjen me Thaçin e Veselin në vitet '90·Rajoni – BotaGjermania kërcënon me bllokimin e buxhetit të BE-së pa marrëveshje për Ukrainën, shkakton tensione·AktualitetLindjet në Tiranë, rënie alarmante dy herë më shpejt se mesatarja kombëtare·PolitikëRama nga Parisi: Pavarësia e Kosovës, realitet i pakthyeshëm që Serbia duhet ta pranojë·AktualitetBuxheti i Shëndetësisë arrin 117.8 miliardë lekë, mbështetje financiare për familjet·Vora NewsBalla dhe Shera në Vorë, mesazhi për Buxhetin 2027: Kush fiton më shumë, paguan më shumë!·Rajoni – BotaKurti kritikon qasjen e BE-së ndaj Kosovës, thekson rëndësinë e zgjerimit pa dallime·AktualitetForcat Speciale Shqiptare vlerësohen sipas standardeve të NATO-s në stërvitjen "Mburoja Ilire 26"·Rajoni – BotaEnver Hoxhaj rrëfen udhëtimin me pasaportë false drejt Vjenës dhe njohjen me Thaçin e Veselin në vitet '90·Rajoni – BotaGjermania kërcënon me bllokimin e buxhetit të BE-së pa marrëveshje për Ukrainën, shkakton tensione·AktualitetLindjet në Tiranë, rënie alarmante dy herë më shpejt se mesatarja kombëtare·PolitikëRama nga Parisi: Pavarësia e Kosovës, realitet i pakthyeshëm që Serbia duhet ta pranojë·AktualitetBuxheti i Shëndetësisë arrin 117.8 miliardë lekë, mbështetje financiare për familjet·Vora NewsBalla dhe Shera në Vorë, mesazhi për Buxhetin 2027: Kush fiton më shumë, paguan më shumë!·Rajoni – BotaKurti kritikon qasjen e BE-së ndaj Kosovës, thekson rëndësinë e zgjerimit pa dallime·
Vora News
Kursi
USD81,00/82,00EUR90,40/91,20GBP107,90/108,80CHF97,70/98,90SEK7,07/7,77NOK7,00/7,70DKK10,24/11,33PLN20,00/20,71TRY1,59/1,69RSD0,74/0,77MKD1,45/1,51CAD56,90/57,90AUD55,30/56,30JPY0,5/0,53CNY11,57/12,30USD81,00/82,00EUR90,40/91,20GBP107,90/108,80CHF97,70/98,90SEK7,07/7,77NOK7,00/7,70DKK10,24/11,33PLN20,00/20,71TRY1,59/1,69RSD0,74/0,77MKD1,45/1,51CAD56,90/57,90AUD55,30/56,30JPY0,5/0,53CNY11,57/12,30
Nufi takon pilotët e Forcës Ajrore: Mirënjohje për përkushtimin në përballjen me zjarret
Aktualitet

Nufi takon pilotët e Forcës Ajrore: Mirënjohje për përkushtimin në përballjen me zjarret

Nga Vora News10 Gusht 2026, 10:151 min lexim7
Ndaj

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim me pilotët e Forcës Ajrore në Bazën Ajrore të Farkës, në një moment kur efektivët e Forcave të Armatosura janë të angazhuar intensivisht në përballimin e situatave të krijuara nga zjarret gjatë sezonit veror.Të pranishëm në këtë takim ishin gjjthashtu shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjenerallejtënant Arben Kingji, komandanti i Forcave Ajrore, gjeneral brigade Edmond Voci; pilotë të Forcës Ajrore, si dhe oficerëve të menaxhimit të dronëve.Ministri Nufi e vlerësoi këtë takim si një mundësi për të përcjellë drejtpërdrejt mirënjohjen dhe falënderimin për pilotët, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe sakrificë janë vënë në shërbim intensiv ndaj komuniteteve të prekura nga zjarret gjatë sezonit veror.

Ministri vlerësoi angazhimin e tyre në misionet ajrore, duke theksuar rëndësinë e rolit që Forca Ajrore ka në përballimin e emergjencave dhe në mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.

Në këtë takim të shkurtër, mesazhi ishte i qartë dhe i drejtpërdrejtë: mirënjohje për çdo orë fluturimi, për çdo mision dhe për gatishmërinë për të qenë në terren, në kushtet më të vështira.

“Faleminderit për sakrificën, për guximin dhe për përkushtimin tuaj! Në çdo mision, ju tregoni se çfarë do të thotë të jesh në shërbim të vendit dhe qytetarëve”, iu drejtua pilotëve, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi.Pilotët e Forcës Ajrore vijojnë të jenë një hallkë e rëndësishme e kapaciteteve të Forcave të Armatosura në përballimin e emergjencave civile, duke dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim në çdo moment.

Ndaj