PALAQ, PREZË | Një tjetër investim i rëndësishëm për infrastrukturën lokale ka përfunduar në Palaq, ku është finalizuar asfaltimi i 3.2 kilometrave rrugë, duke përmirësuar ndjeshëm lëvizjen dhe përditshmërinë e banorëve të zonës.
Lajmi është bërë i ditur nga Kryetari i Bashkisë Vorë, Blerim Shera, i cili përmes një postimi ka theksuar rëndësinë që kjo ndërhyrje ka jo vetëm për komunitetin, por edhe për zhvillimin ekonomik të zonës.
Sipas tij, përmirësimi i aksesit rrugor krijon më shumë mundësi për zhvillimin e agroturizmit, bujqësisë, bletarisë, ullishteve dhe vreshtave, duke i dhënë një shtysë të re potencialit të Palaqit.
I pozicionuar në kurorën e Kalasë së Prezës, Palaqi është një prej fshatrave me bukuri natyrore dhe potencial të veçantë për zhvillimin rural dhe turistik. Investimi në infrastrukturë pritet të lehtësojë qarkullimin e banorëve dhe të produkteve bujqësore, ndërsa njëkohësisht e bën zonën më të aksesueshme për vizitorët.
Përfundimi i rrugës është një hap konkret drejt krijimit të kushteve më të mira për komunitetin dhe shfrytëzimit të potencialeve që ofron kjo zonë.
Palaqi po lidhet më mirë me mundësitë e zhvillimit, duke i dhënë më shumë vlerë territorit, punës së banorëve dhe bukurive të Prezës.
📍 Vora News – Në fokus të zhvillimit të Vorës dhe komunitetit.



