Ndërhyrja e helikopterit nga ajri bëri të mundur shpëtimin e tre turistëve gjermanë, të cilët kishin mbetur të bllokuar mes shkëmbinjve në zonën e Malit të Çikës.Operacioni i kërkim-shpëtimit zgjati rreth katër orë dhe u zhvillua në një terren tepër të vështirë. Pas lokalizimit të tyre, tre të rinjtë u nxorën me helikopter dhe u transportuan drejt Qendrës Shëndetësore të Palasës, ku morën ndihmën e parë mjekësore. Turistët kishin kërkuar ndihmë përmes sinjalit SOS, pasi kishin humbur orientimin dhe nuk mund të dilnin nga zona shkëmbore ku kishin mbetur të izoluar. Operacioni u finalizua me sukses, pa pasoja për jetën e tyre.Ky është rasti i pestë në vetëm dy muaj ku turistë të huaj mbesin të bllokuar, humbasin rrugën, apo lëndohen gjatë eksplorimit të kësaj zone. Mali i Çikës. Policia u shkon në ndihmë 3 turistëve gjermanë të bllokuar në terrenin malor Shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, pas marrjes së njoftimit për ndihmë nga disa turistë me origjinë gjermane, kanë nisur menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit në Malin e Çikës, Vlorë. Rreth orës 19:00, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur lokalizimin e 3 turistëve gjermanë, rreth 18 vjeç, të cilët për shkak të terrenit të vështirë malor ndodheshin të lodhur fizikisht dhe në pamundësi për të vijuar lëvizjen. Për shkak të kushteve të terrenit dhe vështirësisë së ndërhyrjes në këmbë, në koordinim me Qendrën Operacionale Kombëtare të Emergjencave Civile Tiranë, u kërkua ndërhyrja nga ajri me helikopter. Rreth orës 19:30, falë ndërhyrjes së shpejtë nga ajri, u bë i mundur shpëtimi i turistëve dhe nxjerrja e tyre e sigurt nga zona malore. Pas shpëtimit, turistët gjermanë falënderuan shërbimet e Policisë dhe të gjitha strukturat e angazhuara në operacion, duke vlerësuar reagimin e shpejtë, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar për t’u ardhur në ndihmë dhe për t’i nxjerrë të sigurt nga terreni i vështirë malor.

Pas disa orësh kërkimesh nga toka dhe ajri, shpëtohen turistët gjermanë që humbën në malin e Çikës
Lexo gjithashtu

Forcat Speciale Shqiptare vlerësohen sipas standardeve të NATO-s në stërvitjen "Mburoja Ilire 26"
Forcat e Armatosura të Shqipërisë po i nënshtrohen një procesi rigoroz vlerësimi për kapacitetet e tyre të operacioneve speciale, në kuadër të stërvitjes "Mburoja Ilire 26". Ky vlerësim, i cili po zhvillohet sipas standardeve të NATO-s, përbën një hap thelbësor drejt përmbushjes

Lindjet në Tiranë, rënie alarmante dy herë më shpejt se mesatarja kombëtare
Numri i lindjeve në Tiranë është tkurrur me 8% në nëntë muajt e parë të vitit 2026, shifër kjo gati dyfishi i mesatares kombëtare prej 4.7%. Kostot e larta të jetesës, veçanërisht çmimet e banesave, po e bëjnë kryeqytetin gjithnjë e më pak tërheqës për krijimin dhe zgjerimin e fa

Buxheti i Shëndetësisë arrin 117.8 miliardë lekë, mbështetje financiare për familjet
Buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pritet të arrijë në 117.8 miliardë lekë në vitin 2027, ndërsa prezantohet një bonus i ri mujor për çdo fëmijë të lindur, me fokus te familjet me të ardhura të ulëta. Këto masa synojnë të nxisin lindshmërinë dhe të zgjero