Lajmi i fundit
Aktualitet“Zhdukja e çmimit Nobel”/ Romani i ri i Namik Dokles, një nderim për viktimat e rëna në luftë·PolitikëTomë Gashi kritikon PDK-në për Ligjin e Speciales, kërkon unitet për mbrojtjen e UÇK-së·PolitikëShqipëria thellon progresin drejt BE-së, pritet mbyllja e gjashtë kapitujve deri në fund të vitit·Rajoni – BotaYmeri: Varësia e Kosovës nga importi, skemë e planifikuar·EkonomiaForcimi i Lekut Shqiptar: Realiteti Ekonomik Dhe Kostot e tij·AktualitetArrestohet vëllai i sportistit Pirro Dhima, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit, mes tyre edhe të birit të mitur·Rajoni – BotaFrancë: Dyshime për Ndërhyrje të Huaj pas Kërcënimeve me Bomba në Shkolla dhe Aeroporte·Rajoni – BotaBE merr pjesë në negociatat Ukrainë-Rusi: Zelenski dhe Kushner konfirmojnë zgjerimin e tryezës·Aktualitet“Zhdukja e çmimit Nobel”/ Romani i ri i Namik Dokles, një nderim për viktimat e rëna në luftë·PolitikëTomë Gashi kritikon PDK-në për Ligjin e Speciales, kërkon unitet për mbrojtjen e UÇK-së·PolitikëShqipëria thellon progresin drejt BE-së, pritet mbyllja e gjashtë kapitujve deri në fund të vitit·Rajoni – BotaYmeri: Varësia e Kosovës nga importi, skemë e planifikuar·EkonomiaForcimi i Lekut Shqiptar: Realiteti Ekonomik Dhe Kostot e tij·AktualitetArrestohet vëllai i sportistit Pirro Dhima, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit, mes tyre edhe të birit të mitur·Rajoni – BotaFrancë: Dyshime për Ndërhyrje të Huaj pas Kërcënimeve me Bomba në Shkolla dhe Aeroporte·Rajoni – BotaBE merr pjesë në negociatat Ukrainë-Rusi: Zelenski dhe Kushner konfirmojnë zgjerimin e tryezës·
Vora News
Kursi
USD81,60/82,80EUR90,50/91,20GBP108,00/109,10CHF97,50/98,70SEK7,03/7,72NOK7,03/7,74DKK10,25/11,34PLN20,00/20,72TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,30/58,40AUD55,20/56,20JPY0,51/0,55CNY11,70/12,46USD81,60/82,80EUR90,50/91,20GBP108,00/109,10CHF97,50/98,70SEK7,03/7,72NOK7,03/7,74DKK10,25/11,34PLN20,00/20,72TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,30/58,40AUD55,20/56,20JPY0,51/0,55CNY11,70/12,46
Pas fitores me Bjellorusinë, kombëtarja përgatitet për San Marinon, historiku i përballjeve mes tyre
Sport

Pas fitores me Bjellorusinë, kombëtarja përgatitet për San Marinon, historiku i përballjeve mes tyre

Nga Redaksia Vora News27 Shtator 2026, 14:121 min lexim23
Ndaj

Kombëtarja shqiptare kaloi me shumë sukses një pengesë të vështirë si Bjellorusia 2-0, një fitore që merr akoma më shumë vlerë për vetë lojën që shfaqi skuadra jonë përfaqësuese në fushë.Por kuqezinjtë e drejtuar nga Rolando Maran nuk kanë kohë për të festuar e relaksuar pasi ditën e martë do të luajnë ndeshjen e dytë të këtij edicioni të Nations League, atë me San Marinon në transfertë.

Është kjo një ndeshje që në letër konsiderohet e lehtë për kuqezinjtë, aq më tepër që San Marino pësoi humbje të thellë në shtëpi nga Finlanda 0-7. Për më tepër edhe bilanci i përballjeve direkte mes këtyre dy skuadrave flet totalisht për skuadrën tonë kombëtare. Deri tani Kombëtarja shqiptare dhe San Marino janë përballur 4 herë mes tyre dhe që të katërta janë fituar nga kuqezinjtë.Dy ndeshjet e para mes kombëtares shqiptare dhe San Marinos kanë qenë miqësore. Sfida e parë mes tyre daton në 16 gusht të 2006 me skuadrën kuqezi që fitoi me rezultatin 3-0. I njëjti rezultat u regjistrua edhe në miqësoren e dytë të zhvilluar 8 vjet më vonë, më 8 qershor të 2014. Ndërsa dy sfidat e tjera mes San Marinos dhe Kombëtares kanë qenë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022. Në 31 mars të 2021 kuqezinjtë fituan 2-0, ndërsa në 8 shtator të 2021 në Tiranë u shënua fitorja 5-0 e skuadrës sonë përfaqësuese.

Ndaj