Lajmi i fundit
Rajoni – BotaPDK mbledhje urgjente për Hagën, Çitaku kërkon unitet politik në mbrojtje të luftëtarëve të lirisë·EkonomiaBritania dhe BE arrijnë marrëveshje për afrim ekonomik pas Brexit, me 17 miliardë paund përfitime të pritshme·SportUEFA dënon rëndë Kosovën pas ndeshjes me Izraelin, gjobë dhe stadium i mbyllur·AktualitetU prezantua si Rama në Signal dhe kërkoi 1 milion euro nga ndërtuesi, si u zbulua skema e mashtrimit·Rajoni – BotaPolonia akuzon Rusinë për shkelje të hapësirës ajrore, kërkon sqarime·Aktualitet“Socialisti ‘me duar të lidhura’ po dorëzohet para jush”/ Veliaj nga burgu i kërkon ndihmë Ballukut: Rama është kot, nuk merr dot më vendime! Më ndihmo të operohem·AktualitetGjykata e Durrësit i kalon GJKKO-së dosjen e ish-drejtoreshës së Postës, Elisabeta Mataj, për vjedhjen e 700 mijë eurove·Rajoni – BotaQytetarët e Prishtinës: Shtrenjtimet janë shumë më të larta se statistikat zyrtare·Rajoni – BotaPDK mbledhje urgjente për Hagën, Çitaku kërkon unitet politik në mbrojtje të luftëtarëve të lirisë·EkonomiaBritania dhe BE arrijnë marrëveshje për afrim ekonomik pas Brexit, me 17 miliardë paund përfitime të pritshme·SportUEFA dënon rëndë Kosovën pas ndeshjes me Izraelin, gjobë dhe stadium i mbyllur·AktualitetU prezantua si Rama në Signal dhe kërkoi 1 milion euro nga ndërtuesi, si u zbulua skema e mashtrimit·Rajoni – BotaPolonia akuzon Rusinë për shkelje të hapësirës ajrore, kërkon sqarime·Aktualitet“Socialisti ‘me duar të lidhura’ po dorëzohet para jush”/ Veliaj nga burgu i kërkon ndihmë Ballukut: Rama është kot, nuk merr dot më vendime! Më ndihmo të operohem·AktualitetGjykata e Durrësit i kalon GJKKO-së dosjen e ish-drejtoreshës së Postës, Elisabeta Mataj, për vjedhjen e 700 mijë eurove·Rajoni – BotaQytetarët e Prishtinës: Shtrenjtimet janë shumë më të larta se statistikat zyrtare·
Vora News
Kursi
USD81,00/82,30EUR89,30/90,10GBP106,40/107,40CHF96,50/97,50SEK6,86/7,55NOK6,83/7,55DKK10,10/11,20PLN19,50/20,20TRY1,59/1,69RSD0,73/0,76MKD1,43/1,49CAD56,50/57,80AUD53,80/54,80JPY0,51/0,54CNY11,60/12,33USD81,00/82,30EUR89,30/90,10GBP106,40/107,40CHF96,50/97,50SEK6,86/7,55NOK6,83/7,55DKK10,10/11,20PLN19,50/20,20TRY1,59/1,69RSD0,73/0,76MKD1,43/1,49CAD56,50/57,80AUD53,80/54,80JPY0,51/0,54CNY11,60/12,33
Perceptimi i korrupsionit rritet ndjeshëm në Shqipëri, shënon rënie në rajon
Aktualitet

Perceptimi i korrupsionit rritet ndjeshëm në Shqipëri, shënon rënie në rajon

Nga Redaksia Vora News20 Nëntor 2026, 06:302 min lexim3
Ndaj

Shqetësimet mbi korrupsionin në Shqipëri janë rritur ndjeshëm këtë vit, ndërkohë që në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor po shënojnë një rënie. Të dhënat e fundit nga anketa "SecuriMeter 2026" e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal tregojnë një rritje të ndjeshme të perceptimit të korrupsionit nga publiku shqiptar.

Sipas anketës, 92.1% e të anketuarve në Shqipëri e konsiderojnë korrupsionin "mjaft" ose "shumë të përhapur", një rritje nga 86.6% që ishte një vit më parë. Kjo shifër e vendos Shqipërinë në një pozicion të thellësisht të ndryshëm nga mesatarja rajonale, e cila ka rënë nga 81% në vitin 2025 në 76.5% në vitin 2026. Kështu, diferenca mes Shqipërisë dhe rajonit ka arritur në 15.6 pikë përqindjeje.

Rritje e Perceptimit për Korrupsionin e Përhapur

Në vitin 2026, 36% e të pyeturve në Shqipëri e cilësuan korrupsionin "shumë të përhapur", një shifër në rritje nga 28% në vitin 2025. Ndërkohë, përqindja e atyre që e quajtën "mjaft të përhapur" shënoi një rënie të lehtë, nga 58% në 56%. Kjo tregon se një pjesë më e madhe e popullsisë po e percepton korrupsionin si një problem thellësisht të ngulitur në shoqëri.

Gjithashtu, grupi i qytetarëve që e shohin korrupsionin si një dukuri të rrallë është ngushtuar ndjeshëm. Në vitin 2025, rreth 13% e të anketuarve në Shqipëri e konsideronin atë "mjaft" ose "shumë të rrallë", ndërsa në anketën e fundit kjo përqindje zbriti në 6.7%. Kjo është rreth dy herë e gjysmë më pak se mesatarja rajonale, ku 16.8% e të anketuarve e cilësuan korrupsionin si të rrallë.

Korrupsioni në Shëndetësi dhe Tenderët Publikë

Të dhënat e "SecuriMeter 2026" nxjerrin në pah edhe sektorë specifikë ku korrupsioni perceptohet si më i lartë. Rreth 61% e të anketuarve në Shqipëri deklaruan se ata ose një anëtar i familjes kishin bërë një pagesë shtesë, kishin dhënë një dhuratë me vlerë ose kishin bërë një donacion në sistemin shëndetësor gjatë tre viteve të fundit. Kjo shifër është dukshëm më e lartë se mesatarja rajonale, e cila qëndron në 27.4%.

Për më tepër, 63% e të pyeturve në Shqipëri mendojnë se institucionet publike nuk i trajtojnë qytetarët në mënyrë të barabartë, krahasuar me 51.6% në rajon. Rreziku i favorizimit lidhet gjithashtu me mënyrën e dhënies së kontratave publike dhe zgjidhjen e çështjeve të pronësisë. Komisioni Europian ka theksuar se gati një në katër tenderë në Shqipëri gjatë vitit 2025 u dhanë me vetëm një ofertues, duke kufizuar konkurrencën dhe mundësinë për çmime dhe kushte më të mira. Pasiguria mbi titujt e pronësisë dhe vonesat në legalizime në Kadastër lënë qytetarët dhe bizneset në mëshirë të vendimeve administrative, duke krijuar terren për ndërmjetësim informal dhe trajtim preferencial.

BurimiMonitor

Ndaj