Lajmi i fundit
AktualitetU prezantua si Rama në Signal dhe kërkoi 1 milion euro nga ndërtuesi, si u zbulua skema e mashtrimit·Rajoni – BotaPolonia akuzon Rusinë për shkelje të hapësirës ajrore, kërkon sqarime·Aktualitet“Socialisti ‘me duar të lidhura’ po dorëzohet para jush”/ Veliaj nga burgu i kërkon ndihmë Ballukut: Rama është kot, nuk merr dot më vendime! Më ndihmo të operohem·AktualitetGjykata e Durrësit i kalon GJKKO-së dosjen e ish-drejtoreshës së Postës, Elisabeta Mataj, për vjedhjen e 700 mijë eurove·Rajoni – BotaQytetarët e Prishtinës: Shtrenjtimet janë shumë më të larta se statistikat zyrtare·Rajoni – BotaSulme masive ruse në Kiev, raportohen viktima dhe dëme të shumta·AktualitetPerceptimi i korrupsionit rritet ndjeshëm në Shqipëri, shënon rënie në rajon·Vora NewsShijak : Falë mbështetjes së qeverisë dhe Kryeministrit Rama, investimet në Shijak po kthejnë në realitet kërkesat e komunitetit·AktualitetU prezantua si Rama në Signal dhe kërkoi 1 milion euro nga ndërtuesi, si u zbulua skema e mashtrimit·Rajoni – BotaPolonia akuzon Rusinë për shkelje të hapësirës ajrore, kërkon sqarime·Aktualitet“Socialisti ‘me duar të lidhura’ po dorëzohet para jush”/ Veliaj nga burgu i kërkon ndihmë Ballukut: Rama është kot, nuk merr dot më vendime! Më ndihmo të operohem·AktualitetGjykata e Durrësit i kalon GJKKO-së dosjen e ish-drejtoreshës së Postës, Elisabeta Mataj, për vjedhjen e 700 mijë eurove·Rajoni – BotaQytetarët e Prishtinës: Shtrenjtimet janë shumë më të larta se statistikat zyrtare·Rajoni – BotaSulme masive ruse në Kiev, raportohen viktima dhe dëme të shumta·AktualitetPerceptimi i korrupsionit rritet ndjeshëm në Shqipëri, shënon rënie në rajon·Vora NewsShijak : Falë mbështetjes së qeverisë dhe Kryeministrit Rama, investimet në Shijak po kthejnë në realitet kërkesat e komunitetit·
Vora News
Kursi
USD81,40/82,40EUR89,60/90,20GBP106,80/107,80CHF96,80/98,00SEK6,90/7,58NOK6,84/7,53DKK10,15/11,23PLN19,56/20,27TRY1,59/1,69RSD0,73/0,76MKD1,44/1,49CAD56,80/58,00AUD54,00/55,00JPY0,51/0,54CNY11,65/12,38USD81,40/82,40EUR89,60/90,20GBP106,80/107,80CHF96,80/98,00SEK6,90/7,58NOK6,84/7,53DKK10,15/11,23PLN19,56/20,27TRY1,59/1,69RSD0,73/0,76MKD1,44/1,49CAD56,80/58,00AUD54,00/55,00JPY0,51/0,54CNY11,65/12,38
U prezantua si Rama në Signal dhe kërkoi 1 milion euro nga ndërtuesi, si u zbulua skema e mashtrimit
Aktualitet

U prezantua si Rama në Signal dhe kërkoi 1 milion euro nga ndërtuesi, si u zbulua skema e mashtrimit

Nga Redaksia Vora News20 Nëntor 2026, 12:522 min lexim8
Ndaj

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i koduar “Request”, ku një 25-vjeçar u arrestua në Tiranë, pasi dyshohet se tentoi të përfitonte 1 milion euro nga një biznesmen ndërtimi, duke u prezantuar si kryeministri Edi Rama.

Sipas informacioneve të bëra publike nga gazetarja Flutura Tota, i arrestuari është Albi Muça. Ai dyshohet se kishte kontaktuar përmes aplikacionit Signal me 54-vjeçarin Ardi Kollçaku, të cilit i ishte prezantuar si kreu i qeverisë dhe i kishte kërkuar shumën prej 1 milion eurosh.

Në komunikimet mes tyre, 25-vjeçari i kishte thënë 54-vjeçarit se do të dërgonte një person tjetër për të tërhequr paratë. Megjithatë, ndërtuesi ka dyshuar se bëhej fjalë për një skemë mashtrimi dhe ka vendosur të denoncojë rastin në polici.

Pas denoncimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, organizuan ndërhyrjen për kapjen e autorit.

25-vjeçari u arrestua në flagrancë në momentin kur po merrte paratë, në kuadër të operacionit “Request”.Një tentativë mashtrimi me vlerë 1 milion euro është parandaluar nga Policia e Tiranës, ku një 25-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se tentoi t’i merrte shumën e majme një 54-vjeçari, duke u prezantuar si funksionar publik në platformat e komunikimit online.

I riu, me inicialet A. M., banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë në momentin kur po merrte paratë, pas një operacioni të zhvilluar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale.

Ngjarja u zbulua pas denoncimit të 54-vjeçarit, i cili kishte ngritur dyshime se po mashtrohej nga persona që komunikonin me të përmes platformave online. Sipas hetimeve, autorët dyshohet se kishin përdorur identitetin e një funksionari publik për të fituar besimin e tij dhe për ta bindur që të dorëzonte shumën e konsiderueshme prej 1 milion eurosh. Pas kallëzimit, policia nisi hetimet me metoda speciale për të dokumentuar skemën dhe për të ndërhyrë në momentin e dorëzimit të parave.

Operacioni u kodua “Request” dhe u finalizua me arrestimin e 25-vjeçarit, pikërisht kur ai po merrte shumën e parave nga 54-vjeçari. Ndërhyrja e policisë bëri të mundur ndalimin e të dyshuarit në flagrancë, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbardhur mënyrën sesi ishte organizuar skema e mashtrimit dhe rolin që mund të kenë pasur persona të tjerë në këtë rast.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë, si dhe për të verifikuar nëse e njëjta skemë është përdorur edhe në raste të tjera. Policia nuk përjashton përfshirjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

Ndaj