Drejtpërdrejt
AktualitetPas disa orësh kërkimesh nga toka dhe ajri, shpëtohen turistët gjermanë që humbën në malin e Çikës·PolitikëKryemadhi pas seancës në GJKKO: "Fibra optike ishte procedurë zvarritjeje, jo favorizimi"·AktualitetPD çon marrëveshjen Shqipëri-SHBA në Gjykatën Kushtetuese: Shtatë shkelje të rënda·AktualitetPilotonte mbi centralin bërthamor francez, arrestohet në Francë Ermal Beqiraj·AktualitetPreza – Ballkoni Natyror i Tiranës, ku historia, natyra dhe mikpritja shqiptare bashkohen·PolitikëShehaj përjashtohet 60 ditë nga Kuvendi, Manja: Do ketë kallëzim penal·AktualitetApeli i GJKKO-së rrëzon Orest Sotën: sekuestrimet e pasurive mbeten në fuqi·AktualitetArrestimi i Ermal Beqirit në Francë: 200 milionë euro tendera dhe dyshime spiunazhi·AktualitetPas disa orësh kërkimesh nga toka dhe ajri, shpëtohen turistët gjermanë që humbën në malin e Çikës·PolitikëKryemadhi pas seancës në GJKKO: "Fibra optike ishte procedurë zvarritjeje, jo favorizimi"·AktualitetPD çon marrëveshjen Shqipëri-SHBA në Gjykatën Kushtetuese: Shtatë shkelje të rënda·AktualitetPilotonte mbi centralin bërthamor francez, arrestohet në Francë Ermal Beqiraj·AktualitetPreza – Ballkoni Natyror i Tiranës, ku historia, natyra dhe mikpritja shqiptare bashkohen·PolitikëShehaj përjashtohet 60 ditë nga Kuvendi, Manja: Do ketë kallëzim penal·AktualitetApeli i GJKKO-së rrëzon Orest Sotën: sekuestrimet e pasurive mbeten në fuqi·AktualitetArrestimi i Ermal Beqirit në Francë: 200 milionë euro tendera dhe dyshime spiunazhi·
Vora News
Po rrinin në pritë, parandalohet vrasja në Sarandë, 5 në pranga
Aktualitet

Po rrinin në pritë, parandalohet vrasja në Sarandë, 5 në pranga

Nga Redaksia4 Gusht 2026, 10:062 min lexim4
Ndaj

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Silenciatori”, duke parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale dhe arrestuar pesë persona, të cilët dyshohet se kishin shkuar në qytet për të kryer një vrasje.

Sipas Policisë, falë informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe ndërhyrjes së shpejtë të forcave të rendit, dy persona u kapën në flagrancë në fshatin Gjashtë, pranë një lokali, ndërsa kishin nxjerrë nga automjeti dy armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe një silenciator. Ata ndodheshin në pritë në një zonë pa ndriçim.

Në pranga ranë S. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, dhe A. K., 26 vjeç, banues në Kavajë. Ndërkohë, u arrestuan edhe V. H., 20 vjeç, V. P., 31 vjeç dhe F. B., 21 vjeç, të akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë operacionit u sekuestruan dy armë zjarri pistoleta, municion luftarak, një silenciator dhe dy automjete.

Hetimet paraprake tregojnë se grupi kishte mbërritur në Sarandë me qëllim kryerjen e një atentati, ndërsa Prokuroria dhe Policia po vijojnë hetimet për të identifikuar objektivin e synuar, motivet dhe personat e tjerë të përfshirë.

NJOFTIMI I POLICISË Sarandë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Silenciatori”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Falë informacionit të siguruar dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas, të cilët, në fshatin Gjashtë, pranë një lokali, kishin nxjerrë armët e zjarrit nga automjeti dhe qëndronin në pritë, në një zonë pa ndriçim.

Gjatë operacionit arrestohen edhe 3 shtetas të tjerë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 silenciator dhe 2 automjete.

Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Silenciatori”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ndërhynë në kohë, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, dhe vunë në pranga, në fshatin Gjashtë, shtetasit:

S. M., 32 vjeç, banues në Tiranë; A. K., 26 vjeç, banues në Kavajë.

Po gjatë operacionit u vunë në pranga edhe shtetasit: V. H., 20 vjeç, banues në Kavajë; V. P., 31 vjeç, banues në Tiranë; F. B., 21 vjeç, banues në Kavajë.

Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se këta shtetas kishin ardhur në Sarandë me qëllim kryerjen e një vrasjeje. Shtetasit S. M. dhe A. K. u kapën në flagrancë në momentin kur po nxirrnin nga automjeti 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe një silenciator.

Tre shtetasit e tjerë, të cilët ndodheshin me ta, u arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, identifikimin e objektivit të synuar dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Ndaj