Lajmi i fundit
Rajoni – BotaKonjufca: "Vendim i padrejtë dhe i pamerituar" për ish-krerët e UÇK-së·Rajoni – BotaÇitaku kundër SHBA-së dhe Britanisë: "Ne nuk e pranojmë vendimin e Hagës, do rezistojmë deri në fund"·Rajoni – BotaGrenell kërkon shpërbërjen e Gjykatës Speciale: "Dënimi i Thaçit është skandaloz"·Rajoni – BotaIsh-luftëtarja e UÇK-së përlotet kur pyet për familjen e Thaçit: "Ata janë heronj"·Rajoni – BotaPrishtina ndalon frymën: Qytetarët mbushin sheshin për verdiktin e Hagës·EkonomiaKESH shton importet e energjisë, blerjet arrijnë në 80 milionë euro!·Rajoni – BotaKadri Veseli dënohet me 18 vjet burg nga Gjykata Speciale e Hagës·PolitikëKuvendi i Shqipërisë dënon vendimin e Hagës ndaj liderëve të UÇK-së·Rajoni – BotaKonjufca: "Vendim i padrejtë dhe i pamerituar" për ish-krerët e UÇK-së·Rajoni – BotaÇitaku kundër SHBA-së dhe Britanisë: "Ne nuk e pranojmë vendimin e Hagës, do rezistojmë deri në fund"·Rajoni – BotaGrenell kërkon shpërbërjen e Gjykatës Speciale: "Dënimi i Thaçit është skandaloz"·Rajoni – BotaIsh-luftëtarja e UÇK-së përlotet kur pyet për familjen e Thaçit: "Ata janë heronj"·Rajoni – BotaPrishtina ndalon frymën: Qytetarët mbushin sheshin për verdiktin e Hagës·EkonomiaKESH shton importet e energjisë, blerjet arrijnë në 80 milionë euro!·Rajoni – BotaKadri Veseli dënohet me 18 vjet burg nga Gjykata Speciale e Hagës·PolitikëKuvendi i Shqipërisë dënon vendimin e Hagës ndaj liderëve të UÇK-së·
Vora News
Kursi
USD79,40/80,40EUR91,40/92,10GBP106,00/107,30CHF96,30/97,30SEK7,03/8,00NOK7,02/8,00DKK10,42/11,64PLN20,37/21,00TRY1,62/1,73RSD0,75/0,78MKD1,47/1,52CAD56,50/57,60AUD56,10/57,20JPY0,51/0,54CNY11,29/12,00USD79,40/80,40EUR91,40/92,10GBP106,00/107,30CHF96,30/97,30SEK7,03/8,00NOK7,02/8,00DKK10,42/11,64PLN20,37/21,00TRY1,62/1,73RSD0,75/0,78MKD1,47/1,52CAD56,50/57,60AUD56,10/57,20JPY0,51/0,54CNY11,29/12,00
PS reagon pas debatit për hartën e re territoriale, mohon zhdukjen e 15 bashkive! Ja sqarimi zyrtar
Politikë

PS reagon pas debatit për hartën e re territoriale, mohon zhdukjen e 15 bashkive! Ja sqarimi zyrtar

Nga S SH 30 Korrik 2026, 14:231 min lexim2
Ndaj

Partia Socialiste ka dalë me një reagim në lidhje me ndryshimet që kanë propozuar në hartën territoriale ku shkrihen 15 bashki. PS në reagim thekson se konsolidimi territorial nuk sjell “zhdukjen” e asnjë bashkie apo qyteti.

Sipas PS, bashkitë e përfshira në këtë proces do të ruajnë emrin, identitetin dhe qendrën e tyre urbane. Më tej bëhet me dije se, çdo qendër e prekur nga ky proces do të vijojë të ketë përfaqësim institucional, përmes nënkryetarit përkatës dhe përfaqësimit në këshillin bashkiak.

“Përshëndetje, Një sqarim dhe informacion shtesë në lidhje me lajmet që po qarkullojnë nëpër media sa i takon procesit të Reformës Administrativo- Territoriale.

Konsolidimi territorial nuk sjell “zhdukjen” e asnjë bashkie apo qyteti. Bashkitë e përfshira në këtë proces ruajnë emrin, identitetin dhe qendrën e tyre urbane. Ato përfshihen në një strukturë të re administrative përmes bashkimit me bashkitë fqinje, duke vijuar të kenë statusin e qytetit përbërës brenda njësisë së re vendore.

Çdo qendër e prekur nga ky proces do të vijojë të ketë përfaqësim institucional, përmes nënkryetarit përkatës dhe përfaqësimit në këshillin bashkiak, si dhe një rol të përcaktuar në planifikimin vendor, organizimin e shërbimeve dhe administrimin e çështjeve të komunitetit.

Ky proces synon një organizim më efikas të qeverisjes vendore, duke ruajtur identitetin, historinë dhe lidhjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve me territorin ku jetojnë” thuhet në reagim.

Ndaj