Lajmi i fundit
Aktualitet“Zhdukja e çmimit Nobel”/ Romani i ri i Namik Dokles, një nderim për viktimat e rëna në luftë·PolitikëTomë Gashi kritikon PDK-në për Ligjin e Speciales, kërkon unitet për mbrojtjen e UÇK-së·PolitikëShqipëria thellon progresin drejt BE-së, pritet mbyllja e gjashtë kapitujve deri në fund të vitit·Rajoni – BotaYmeri: Varësia e Kosovës nga importi, skemë e planifikuar·EkonomiaForcimi i Lekut Shqiptar: Realiteti Ekonomik Dhe Kostot e tij·AktualitetArrestohet vëllai i sportistit Pirro Dhima, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit, mes tyre edhe të birit të mitur·Rajoni – BotaFrancë: Dyshime për Ndërhyrje të Huaj pas Kërcënimeve me Bomba në Shkolla dhe Aeroporte·Rajoni – BotaBE merr pjesë në negociatat Ukrainë-Rusi: Zelenski dhe Kushner konfirmojnë zgjerimin e tryezës·Aktualitet“Zhdukja e çmimit Nobel”/ Romani i ri i Namik Dokles, një nderim për viktimat e rëna në luftë·PolitikëTomë Gashi kritikon PDK-në për Ligjin e Speciales, kërkon unitet për mbrojtjen e UÇK-së·PolitikëShqipëria thellon progresin drejt BE-së, pritet mbyllja e gjashtë kapitujve deri në fund të vitit·Rajoni – BotaYmeri: Varësia e Kosovës nga importi, skemë e planifikuar·EkonomiaForcimi i Lekut Shqiptar: Realiteti Ekonomik Dhe Kostot e tij·AktualitetArrestohet vëllai i sportistit Pirro Dhima, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit, mes tyre edhe të birit të mitur·Rajoni – BotaFrancë: Dyshime për Ndërhyrje të Huaj pas Kërcënimeve me Bomba në Shkolla dhe Aeroporte·Rajoni – BotaBE merr pjesë në negociatat Ukrainë-Rusi: Zelenski dhe Kushner konfirmojnë zgjerimin e tryezës·
Vora News
Kursi
USD81,60/82,80EUR90,50/91,20GBP108,00/109,10CHF97,50/98,70SEK7,03/7,72NOK7,03/7,74DKK10,25/11,34PLN20,00/20,72TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,30/58,40AUD55,20/56,20JPY0,51/0,55CNY11,70/12,46USD81,60/82,80EUR90,50/91,20GBP108,00/109,10CHF97,50/98,70SEK7,03/7,72NOK7,03/7,74DKK10,25/11,34PLN20,00/20,72TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,30/58,40AUD55,20/56,20JPY0,51/0,55CNY11,70/12,46
Qiratë në Tiranë tejkalojnë 30% të pagës — strehimi i papërballueshëm për familjet
Aktualitet

Qiratë në Tiranë tejkalojnë 30% të pagës — strehimi i papërballueshëm për familjet

Në 13 zona të kryeqytetit, kostoja e banimit me qira kalon pragun ndërkombëtar të përballueshmërisë financiare

Nga Redaksia Vora News9 Gusht 2026, 16:552 min lexim5
Ndaj

Rritja e vazhdueshme e çmimeve të qirave në Tiranë po rëndon buxhetet e familjeve shqiptare, duke e kthyer strehimin në një sfidë të përditshme. Sipas llogaritjeve të kryera mbi të dhënat e periudhës janar–qershor 2026, në jo më pak se 13 zona të kryeqytetit kostoja e qirasë tejkalon pragun ndërkombëtar të përballueshmërisë — 30% të të ardhurave mujore neto.

Grejsi, 35 vjeçe nga Librazhdi, është ndër ata që e ndiejnë këtë presion çdo muaj. Si prind i vetëm me një vajzë 8-vjeçe, ajo paguan 450 euro në muaj për një apartament në zonën e Freskut, ndërkohë që paga e saj neto si ndihmëse parukiere arrin rreth 60 mijë lekë. "Pjesa më e madhe e të ardhurave shkon për qiranë. Pa ndihmën e prindërve do të ishte e pamundur", thotë ajo. Grejsi po mendon seriozisht të transferohet në Durrës, ku familja e saj po ndërton një shtëpi, nëse gjendja financiare nuk përmirësohet gjatë vitit të ardhshëm.

Shifrat e frikshme: çmimi kundrejt pagës

Paga mesatare neto në Shqipëri për tremujorin e parë të vitit 2026 arriti 72 mijë lekë, ose rreth 740 euro, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT-it. Duke e vendosur këtë shifër përballë çmimeve aktuale të qirave për apartamente me një dhomë gjumi dhe ndenjëse (1+1), rezultati është alarmant. Në zonën e "Astirit", qiraja mesatare prej rreth 550 euro zë 74% të pagës mujore neto — gati dy herë e gjysmë mbi pragun ndërkombëtar të pranueshëm. Ky raport ishte 67% gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2025, çka tregon se barra po rritet me shpejtësi.

Edhe në zonat periferike situata mbetet kritike. Në Kombinat, qiraja zë 49% të të ardhurave neto, ndërsa në Fresk arrin 47%. Zonat gjysmë-qendrore paraqesin tregues edhe më të lartë: në "Zogun e Zi" pesha e qirasë arrin 84% të pagës neto, në "Myslym Shyri" 81%, ndërsa në "Komunën e Parisit" ajo kap 85%.

Qendra e Tiranës — e paarritshme për pagën mesatare

Në zemër të kryeqytetit gjendja është edhe më e rëndë. Në lagjen e ish-Bllokut, qiraja mesatare për një apartament 1+1 gjatë muajve janar–qershor 2026 arriti rreth 700 euro, duke zënë 95% të pagës neto të një individi. Pranë stadiumit "Air Albania", ku çmimet mesatare kalojnë 800 euro në muaj, strehimi është i pamundur për këdo që mbështetet vetëm në pagën mesatare. E njëjta situatë vërehet në Rrugën e Elbasanit dhe pranë Liqenit Artificial, ku qiratë e tejkalojnë totalisht pagën neto mujore.

Sipas standardeve ndërkombëtare, kur kostoja e strehimit kalon 50% të të ardhurave mujore, familja klasifikohet në gjendje strese ekstreme financiare për banimin — situatë që rrit ndjeshëm rrezikun e pasigurisë në strehim afatgjatë. Shumë familje tiranase ndodhen tashmë në këtë kufi ose e kanë kaluar atë. Ekspertët vërejnë se pa ndërhyrje konkrete në politikat e strehimit — si rritja e ofertës publike të banesave me kosto të ulët ose mekanizma rregullimi të tregut të qirave — presioni mbi familjet e reja dhe ato me prind të vetëm do të vazhdojë të thellohet.

BurimiMonitor

Ndaj