Lajmi i fundit
PolitikëKushtetuesja rrëzon Salianjin: Dënimi me 1 vit burg mbetet në fuqi·Vora NewsVORË “PRANIA BESNIKE”, PS vijon takimet e përjavshme me qytetarët Blerim Shera përcjell mesazhin e nismës: “Prania Besnike të dëgjon dhe BESA të thotë: Më kontrollo!” ·AktualitetRama: Shqipëria mbyll kapitullin e parë të negociatave me BE-në·Rajoni – BotaShiroka-Pula takohet me drejtorn e AKI-së: Siguria kombëtare në fokus·EkonomiaBordi i Transparencës rishikon çmimet e karburantit: Ja sa do të kushtojë nafta dhe benzina·SportDuka dhe Ademi shprehin mbështetje për Ceferin në Berlin·EkonomiaDhoma e Tregtisë Tiranë: 16 propozime fiskale për vitin 2027·AktualitetKaos në Kuvend gjatë votimit të Reformës Territoriale: Ujë mbi Ballukun, shishe drejt Ramës·PolitikëKushtetuesja rrëzon Salianjin: Dënimi me 1 vit burg mbetet në fuqi·Vora NewsVORË “PRANIA BESNIKE”, PS vijon takimet e përjavshme me qytetarët Blerim Shera përcjell mesazhin e nismës: “Prania Besnike të dëgjon dhe BESA të thotë: Më kontrollo!” ·AktualitetRama: Shqipëria mbyll kapitullin e parë të negociatave me BE-në·Rajoni – BotaShiroka-Pula takohet me drejtorn e AKI-së: Siguria kombëtare në fokus·EkonomiaBordi i Transparencës rishikon çmimet e karburantit: Ja sa do të kushtojë nafta dhe benzina·SportDuka dhe Ademi shprehin mbështetje për Ceferin në Berlin·EkonomiaDhoma e Tregtisë Tiranë: 16 propozime fiskale për vitin 2027·AktualitetKaos në Kuvend gjatë votimit të Reformës Territoriale: Ujë mbi Ballukun, shishe drejt Ramës·
Vora News
Kursi
USD81,50/82,40EUR91,40/92,10GBP107,70/108,70CHF97,80/99,10SEK7,20/8,00NOK6,93/7,61DKK10,30/11,27PLN20,23/20,96TRY1,64/1,74RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD57,10/58,10AUD56,30/57,40JPY0,51/0,55CNY11,60/12,34USD81,50/82,40EUR91,40/92,10GBP107,70/108,70CHF97,80/99,10SEK7,20/8,00NOK6,93/7,61DKK10,30/11,27PLN20,23/20,96TRY1,64/1,74RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD57,10/58,10AUD56,30/57,40JPY0,51/0,55CNY11,60/12,34
Rama mbledh drejtuesit politikë në Pogradec: Shkrirja e bashkive dhe zgjedhjet e 2027 në fokus
Aktualitet

Rama mbledh drejtuesit politikë në Pogradec: Shkrirja e bashkive dhe zgjedhjet e 2027 në fokus

Kryeministri mbajti fjalim prej rreth një ore, ndërsa nesër pritet edhe prania e ministrave dhe drejtorëve të lartë

Nga Redaksia Vora News23 Gusht 2026, 11:312 min lexim7
Ndaj

Rezidenca qeveritare e Pogradecit u bë sot qendra e vëmendjes politike, teksa kryeministri Edi Rama thirri pranë tij 12 drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste, si dhe kryetarët e komisioneve parlamentare. Takimi, i cili nisi rreth orës 11:20, synon të shqyrtojë organizimin e brendshëm të strukturave socialiste dhe të vendosë themelet për sfidën e ardhshme elektorale.

I pari që mbërriti në vendtakim ishte drejtuesi politik i Qarkut të Shkodrës, Enea Karakaçi, ndërsa kryeministri Rama u paraqit pak më vonë, duke i dhënë startit punimeve të cilat janë parashikuar të zgjasin dy ditë. Juglindja e vendit është vendosur këto ditë nën masa të forta sigurie për shkak të mbledhjeve të rëndësishme që po zhvillohen.

Shkrirja e bashkive dhe dokumentet "Besa" e "Prania Besnike"

Fjalimi i hapjes nga Rama zgjati rreth një orë. Në të, kryeministri u kërkoi drejtuesve politikë të lexojnë dy dokumente që PS-ja i quan themelore: "Besa" dhe "Prania Besnike". Një nga pikat më të diskutuara ka qenë çështja e shkrirjes së bashkive — proces i cili, sipas burimeve, ka ngjallur debate të brendshme brenda partisë. Rama u drejtua drejtpërdrejt drejtuesve politikë të bashkive të prekura nga ky proces, duke i pyetur për shkaqet e revoltës qytetare dhe duke u kërkuar atyre të shpjegojnë hapur se shkrirja do të sjellë shërbime më të mira dhe më të shpejta për banorët.

Rama gjithashtu u bëri thirrje drejtuesve politikë që të fillojnë identifikimin e kandidaturave të mundshme për zgjedhjet lokale të vitit 2027, duke vënë theksin te figura që janë të lidhura ngushtë me komunitetin dhe jo vetëm me strukturat partiake.

Dita e dytë sjell ministrat dhe objektiva konkrete

Programa e kësaj të diele parashikon edhe një prezantim nga Jonida Shehu mbi platformën e vlerësimit të aktivitetit mediatik, ndërsa dita do të mbyllet me fjalën përmbyllëse të kryeministrit. Në darkë, pjesëmarrësit bashkë me ministrat pritet të mblidhen në një nga hotelet e Tushemishtit.

Nesër, të hënën, mbledhja do të marrë karakter më të gjerë: përveç ministrave, do të jenë të pranishëm edhe drejtorët e institucioneve kryesore shtetërore. Dita do të përfundojë me hartimin e një dokumenti të konsoliduar që do të pasqyrojë të gjithë diskutimet e kryera dhe do të fiksojë objektivat e PS-së drejt zgjedhjeve të 2027. Retreat-i i Pogradecit duket se synon të japë ritmin e ri organizativ të mazhorancës pas fitores elektorale të qershorit.

Ndaj