Lajmi i fundit
AktualitetBreshër dhe reshje të dendura në Maliq, stuhia përfshin juglindjen e vendit·AktualitetRama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec: "Besa" dhe "Prania Besnike" në qendër të diskutimeve·PolitikëPDK kërkon seancë kushtetuese: deputetët marshojnë në Kuvend të hënën·AktualitetVriten dy persona në Dukagjin, raportohet edhe për një të plagosur·AktualitetDializa pas koncesionit: tenderi i ri shtetëror 43% më i shtrenjtë se mesatarja historike·Rajoni – Bota"Liria ka Emër" fton liderët e mëdhenj në marshin e 12 shtatorit në Prishtinë·PolitikëRama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec për të hapur sezonin e ri politik·AktualitetRama mbledh drejtuesit politikë në Pogradec: Shkrirja e bashkive dhe zgjedhjet e 2027 në fokus·AktualitetBreshër dhe reshje të dendura në Maliq, stuhia përfshin juglindjen e vendit·AktualitetRama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec: "Besa" dhe "Prania Besnike" në qendër të diskutimeve·PolitikëPDK kërkon seancë kushtetuese: deputetët marshojnë në Kuvend të hënën·AktualitetVriten dy persona në Dukagjin, raportohet edhe për një të plagosur·AktualitetDializa pas koncesionit: tenderi i ri shtetëror 43% më i shtrenjtë se mesatarja historike·Rajoni – Bota"Liria ka Emër" fton liderët e mëdhenj në marshin e 12 shtatorit në Prishtinë·PolitikëRama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec për të hapur sezonin e ri politik·AktualitetRama mbledh drejtuesit politikë në Pogradec: Shkrirja e bashkive dhe zgjedhjet e 2027 në fokus·
Vora News
Kursi
USD78,40/79,80EUR91,80/92,80GBP106,80/108,20CHF97,80/99,40SEK7,05/8,00NOK7,00/7,90DKK10,60/12,00PLN20,50/21,15TRY1,64/1,80RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD56,60/58,20AUD55,80/57,20JPY0,49/0,53CNY11,15/11,85USD78,40/79,80EUR91,80/92,80GBP106,80/108,20CHF97,80/99,40SEK7,05/8,00NOK7,00/7,90DKK10,60/12,00PLN20,50/21,15TRY1,64/1,80RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD56,60/58,20AUD55,80/57,20JPY0,49/0,53CNY11,15/11,85

Kërkim

Kërko në Vora News

Gjej artikujt që të interesojnë nga arkiva jonë.

8 rezultate për “Pogradec”.

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec: "Besa" dhe "Prania Besnike" në qendër të diskutimeve
Aktualitet

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec: "Besa" dhe "Prania Besnike" në qendër të diskutimeve

Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të dielë drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Pogradec, ku u diskutuan dokumentet "Besa" dhe "Prania Besnike".

1 min4
Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec për të hapur sezonin e ri politik
Politikë

Rama mbledh drejtuesit socialistë në Pogradec për të hapur sezonin e ri politik

Kryeministri Edi Rama ka nisur sezonin e ri politik me një takim dyditor në rezidencën qeveritare të Pogradecit, ku mblodhi 12 drejtues të lartë të PS-së dhe kryetarët e Komisioneve Parlamentare.

1 min6
Rama mbledh drejtuesit politikë në Pogradec: Shkrirja e bashkive dhe zgjedhjet e 2027 në fokus
Aktualitet

Rama mbledh drejtuesit politikë në Pogradec: Shkrirja e bashkive dhe zgjedhjet e 2027 në fokus

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në rezidencën qeveritare të Pogradecit një takim me 12 drejtuesit politikë të qarqeve, ku u diskutua shkrirja e bashkive dhe strategjia për zgjedhjet lokale të 2027.

2 min5
Rama mblidhet me socialistët dhe ministrat në Pogradec para sesionit të ri politik
Politikë

Rama mblidhet me socialistët dhe ministrat në Pogradec para sesionit të ri politik

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot një takim dyditor në Pogradec me drejtuesit e PS-së dhe anëtarët e kabinetit qeveritar, pak para hapjes së sesionit të ri politik.

1 min4
Elektricisti humb jetën gjatë punës në Pogradec
Aktualitet

Elektricisti humb jetën gjatë punës në Pogradec

Elektricisti humb jetën gjatë punës në PogradecNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një elektricist ka humbur jetën pasi dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike. Viktima është identifikuar si Agim Beqiri, rreth 60-vjeç, i cili ishte duke riparuar një linjë elektrike me defekt kur dyshohet se pësoi goditje elektrike, raporton Euronews.al, transmeton vora news Në vendngjarje kanë dalë grupet hetimore, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në humbjen e jetës së elektricistit.

1 min2
Rrufeja godet një tufë bagëtish në Pogradec, ngordhin 10 dele e dhi dhe plagosen 17 të tjera
Aktualitet

Rrufeja godet një tufë bagëtish në Pogradec, ngordhin 10 dele e dhi dhe plagosen 17 të tjera

Rrufeja godet një tufë bagëtish në Pogradec, ngordhin 10 dele e dhi dhe plagosen 17 të tjeraNjë tufë bagëtish është goditur nga rrufeja mesditën e kësaj të premteje në fshatin Derdush, njësia administrative Dardhas, në Bashkinë e Pogradecit. Si pasojë, rreth 10 krerë bagëti të imta kanë ngordhur, ndërsa 17 të tjera kanë mbetur të plagosura.Sipas të dhënave paraprake, tufa përbëhej nga rreth 190 dele dhe dhi, në pronësi të shtetases Tatjana Biçoku. Bagëtitë ishin në shtegtim nga zona e Pirgut drejt kullotave malore, kur u goditën nga rrufeja. Menjëherë pas ngjarjes, në zonë janë nisur shërbimet veterinare për të vlerësuar gjendjen e bagëtive të mbijetuara dhe për të marrë masat e nevojshme.Për shkak të mungesës së sinjalit telefonik në zonën malore, komunikimi me barinjtë dhe pronaren e tufës ka qenë i vështirë, çka ka penguar marrjen e një informacioni të plotë në kohë reale. Autoritetet pritet të dalin me një bilanc përfundimtar pas përfundimit të verifikimeve në terren.

1 min15
Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për Ols Dadon, kryebashkiaku: Dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer
Aktualitet

Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për Ols Dadon, kryebashkiaku: Dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer

Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për Ols Dadon, kryebashkiaku: Dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyerGjykata Adminsitrative ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për çështjen e emërimit të Ols Dados si prokuror. Në vendim, gjykata u shpreh se Veliaj nuk ka interes të drejtpërdrejtë, por të tërthortë dhe çështja nuk merret në shqyrtim. Gjykata refuzoi gjithashtu edhe kërkesën e pranimit si palë të ish-prokurorit Tom Deda dhe gjithashtu të Asociacionit për Media e Drejtësi. “Dihej, por shyqyr e mori vesh mileti”, mësohet të jetë shprehur kryebashkiaku pas shqiptimit të vendimit. “E pritshme!”, ishte reagimi më i parë i avokatit Plarent Ndreca pas shpalljes së vendimit. “Ishte test për sistemin sesa ka aftësinë për të vetëkorrigjuar problematikat që ka. Dado nuk është emëruar në mënyrë të ligjshme. Ai nuk ka thënë që jam prokuror i emëruar në mënyrë të ligjshme. Sistemi nuk e tregoi aftësinë për t’u vetëkorrigjuar. Nuk ka problem më të rëndë sesa emërimi i një prokurori që ushtron funksionin në mënyrë të paligjshme. Është një e vërtetë që do e ndjekim deri në fund. Kjo lidhet me sistemin e drejtësisë dhe aftësinë e tij që të tregojë vetveten. U tregua korporatizmi gjyqësor”, tha Ndreca për mediat. Në vijim, avokati tha se çështja do të ndiqet në Apel. “Do të shkojmë në Apel me të pasur vendimin e zbardhur nga gjykata. Do e fitojmë këtë çështje”, tha Ndreca. Në gjyq, Veliaj tha se Dado veshi uniformën e shtetit dhe e rrëmbeu. Ai kërkon që gjykata të kthejë besimin te drejtësia duke e cilësuar si peshë të institucionit. Veliaj: Është evidente që po krijohet asimetri një palë po i shtohet interesi publik ndërkohë të paditurve të tjerë po i largohen. Ka dy arsye: ose KLP nuk tregon respekt për këtë gjykatë ose KLP ka kuptuar që Ols Dado nuk është prokuror. Vendimet e gjykatës Kushtetuese konfirmuan se mandati i kryetarit të bashkisë nuk mund të trajtohet si plaçkë. Në rastin tim dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer. Besoj se pesha e kësaj gjykate është të kthejë besimin te drejtësia. Nëse dikush do vishet si polic apo prokuror dhe do bëhet pjesë e këtij teatri merr në qafë një qytet të tërë. Pra kërkoj të pranohet kërkesa e shoqatës. Sipas përfaqësuesve të shoqatës, çështja ka interes publik dhe lidhet me integritetin e sistemit të drejtësisë, një nga objektivat kryesore të veprimtarisë së kësaj shoqate. Shoqata zbuloi se prokurori Dado ka qenë pjesë e hetimit për vrasjet në bulevard, para kryeministrisë së udhëhequr nga Sali Berisha në 2011-ën. Sipas tyre, mënyra si është hetuar 21 janari, me përfshirjen edhe të Dados, lidhet drejtpërdrejt me kriteret dhe rrethanat e emërimit të tij si prokuror në shkelje të ligjit. Avokati i Ols Dados: Kemi një akt administrativ individual, provat që u dorëzuan nga avokati i shoqatës janë fletëhirrje që Gjykata Administrative e ka njoftuar për çështjen e cila ndodhej në fazën parapake. Në kërkojmë që të rrëzohet kërkesa e shoqatës për ndërhyrje kryesore. Gjykata: Këto kërkesa janë të fazës përgatitore dhe në fund gjykata do të shprehet për çdo kërkesë ose do vendosë që ta kalojë çështjen për gjykim. Ndërkohë një ngjarje e çuditshme ndodhi në sallë pasi është paraqitur një zonjë e cila është ka bërë kërkesa që të vijë në sallë si përfaqësuese e Veliajt. Rezulton që zonja nuk ka as licencë avokatie. Asnjëra nga palët nuk e njeh zonjën. Gjykata theksoi që do të referojë çështjen në organet kompetente. Veliaj: Kemi dy elementë kryesorë, KLP nuk vjen dhe po ashtu gënjen. Kemi dhe rastin e ILD-së. Ku e adresoj unë faktin qe prokurori është ndërtues në bashkinë e Tiranës kur ai thotë që kafazi është si hotel me 5 yje ku duhet ta adresoj unë këtë shqetësim. Gjykata: ILD merr vendime dhe masa për magjistratët që kryejnë shkelje të ligjit gjatë kohës që ushtrojnë detyrën. Vendimet e konfliktet e interesit që ti ke pasur me prokurorin, godet veprimtarinë e tij në ILD. Nëse nga ILD nuk keni vendim duhet ta godisni vendimin e tyre në Këshill nëse nuk jeni dakord me vendimin e Këshillit, vendimarrja goditet në Gjykatën Administrative të Apelit. Ndreca: Ne kërkojmë që ju si gjykatë t’i drejtoheni KLP me kërkesë për vendimin. Gjykata rrëzoi kërkesën për t’iu drejtuar KLP për pjesën e urdhrit për të marrë vendim. Gjykata thekson se ka një kërkesë për ndërhyrje kryesore në gjykim edhe nga Tom Deda, ish-prokuror. Seanca u ndërpre për 20 minuta për të shqyrtuar kërkesën dhe në rinisje, është i pranishëm edhe vetë ish-prokurori. Në pretendimet e tij, Deda thotë se emërimi i Dados përkon me shkarkimin e tij, duke u shprehur “jam hequr unë që i është hapur vendi Ols Dados”, teksa më pas thotë se ai po ekspozon “skemën e kundraligjshme të emërimit e shkarkimit të prokurorëve.” Deda: Mënyra e largimit dhe shkarkimit tim duhej të hapej një vend dhe të emrohej dikush tjetër. Ata duhej të më shkarkonin mua dhe të emërohej Ols Dado. Por përkon periudha kohore. Gjykata: Çfarë interesi ke ti nga ky gjykim? Cili është interesi yt i drejtpërdrejtë? Deda: Ina Rama më ka shkarkuar për një qëllim kriminal. Në momentin që do shkarkohet Ols Dado unë do të bëj një kërkesë për dëmshpërblim sepse mesa duket më kanë shkarkuar mua për të emëruar Dadon. Procedura ka nisur në shtator 2008 dhe ka përfunduar në tetor 2009. Më pas unë fitova të drejtën në Gjykatën e Lartë dhe jam rikthyer në 2013. Ata janë një organizatë kriminale së bashku me Ina Ramën. Kryebashkiaku Veliaj kërkoi që të legjitimohet kërkesa e ish-prokurorit Deda pasi sipas tij, ka shqetësim real për “rrëmbimin” e kryebashkiakut të Tiranës. Avokati i Dados thotë se emërimi është bërë një vit përpara shkarkimit të Dedës, ndaj kërkon rrëzimin. Kryetari i Tiranës shprehet se Dado sillet si bandit dhe nuk e ka mbaruar Magjistraturën. Veliaj: Për çdo qytetar të bashkisë së Tiranës që është shqetësuar për rrëmbimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Po ashtu duhet të legjitimohet pasi ky shtetas thekson se Ols Dado është paguar për të rrëmbyer Erion Veliajn. Pasi ai thekson se ai u paguaka dhe ka shtëpi në Pogradec dhe ka biznes imobiliar që jep e shet prona. Si kryetar i bashkisë unë kërkoj që të legjitimohet. Gjykata pyet Tom Dedën nëse ke bërë kallëzim për këtë fakt. Deda: Në kohën e Ina Ramës ajo prokurori ka funkionuar vetëm me lekë, në atë kohe e dinë të gjithë që Bamir Topi dhe Ina Rama i bënin emërimet me lekë. Këta njerëz janë në punë dhe janë kamikazë të frikshëm. Gjykata e Lartë e dha vendimin në 2011 dhe ajo gjente justifikime se nuk kam vend në organikë. Ajo duhet të hiqte dikë për të marrë një tjetër në pune. Unë të dhënat i kam marrë nga shtypi për Ols Dadon dhe jam duke bërë një kallëzim prej 40 faqesh. Avokati Erarb Almadhi: Akti i emërimit të Ols Dados është një vit përpara se të shkarkohej pala kërkuese. Një vit pas emërimi të Ols Dados është shkarkuar zotëria. Të mos pranohet padia dhe të orientojë palët për padi të reja. Presidenca: Subjekti nuk ka asnjë lloj interesi për të marrë pjesë në këtë gjykim. Ndreca: Ne u qëndrojmë argumentave dhe padia i ka plotësuar kërkesat formale për t’u legjitimuar. Veliaj: Nëse Dado do kishte sjellë dëftesat e Magjistraturës, do e kishim mbaruar këtë histori. Ai nuk ka mbaruar magjistraturën dhe ai nuk duhet të jetë prokuror. Ai ka veshur kostumin e prokurorit dhe sillet si bandit që rrëmben qytetarët. Mbrojtja e Dados: Nuk ka asnjë fakt, s’ka asnjë pasojë, Veliaj nëse ka pretendime për prokurorin, t’i paraqesë në GJKKO, nëse do të legjitimohej kërkesa e Veliajt atëherë do të kthehej në precedent për rastet e tjera dhe do rrëzoheshin institucionet dhe do çonte në anarki në institucione.

6 min1
Stuhi të forta përfshijnë vendin në fundjavë, zonat më të rrezikuara
Aktualitet

Stuhi të forta përfshijnë vendin në fundjavë, zonat më të rrezikuara

Shqipëria pritet të përfshihet nga stuhi afatshkurtra, por me intensitet të lartë gjatë ditës së premte. Paralajmërimi vjen nga meteorologia Tanja Porja, e cila foli për A2cnn për kushtet atmosferike të ditëve në vijim. Sipas Porjës, stuhitë do të prekin pothuajse të gjithë territorin e vendit, ndërsa zonat më të rrezikuara janë ato qendrore dhe juglindore. Ajo shpjegoi se bëhet fjalë për celula stuhish që formohen dhe vendosen mbi zona të caktuara, duke prodhuar aty aktivitetin më të fortë. “Presim edhe sot në territorin shqiptar ndonjë gjë krejt të vogël. Ditën e premte kemi stuhi afatshkurtra thuajse në gjithë territorin shqiptar. Askush s’mund ta përcaktojë, sepse janë celula që shkëputen, vendosen mbi një lokalitet, dhe aty prodhojnë maksimumin e aktivitetit të tyre. E gjithë Shqipëria është e rrezikuar nga këto stuhi. Me një njollë pink rezulton zonat qëndrore dhe Lindja, Juglindja, Fushë-Krujë, Tiranë, Durrës, Elbasan, një pjesë e Librazhdit, Pogradec, Korçë, Ersekë, Devoll. Mund të fusim edhe Përmetin dhe Gjirokastrën. I gjithë territori është i rrezikuar. Fatmirësisht janë stuhi afatshkrutra, ku në 20-40 minuta prodhojnë sasi të jashtëzakonshme të rreshjeve, shpejtësi mjaft të larta të erës”. – tha ajo

1 min2