Lajmi i fundit
PolitikëPeci: Donika Gërvalla më konfirmoi se Pacolli figuron në dosjen gjermane për vrasjen e Jusuf Gërvallës·PolitikëShehaj nga protesta: "Rama i bëri gabim llogaritë, kjo rini nuk ndalet dot"·AktualitetPolicia rrethon Sheshin "Skënderbej", protestuesit rigrupohën tek Parku Rinia·Rajoni – BotaPas dënimit të Shallkit për vrasjen e Ferizit, dy persona shoqërohen për kanosje në Gjilan·EkonomiaJetesa në Tiranë: Sa kushton të jesh i ri dhe të jetosh vetëm·AktualitetPërplasje mes protestuesve dhe Policisë në Shqipëri·Vora NewsTensionohet protesta pranë Ministrisë së Arsimit, polici hedh ujë me presion dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve·Rajoni – BotaNATO ridizenjohet kundër kërcënimit rus: pesë çështjet kyçe deri në 2029·PolitikëPeci: Donika Gërvalla më konfirmoi se Pacolli figuron në dosjen gjermane për vrasjen e Jusuf Gërvallës·PolitikëShehaj nga protesta: "Rama i bëri gabim llogaritë, kjo rini nuk ndalet dot"·AktualitetPolicia rrethon Sheshin "Skënderbej", protestuesit rigrupohën tek Parku Rinia·Rajoni – BotaPas dënimit të Shallkit për vrasjen e Ferizit, dy persona shoqërohen për kanosje në Gjilan·EkonomiaJetesa në Tiranë: Sa kushton të jesh i ri dhe të jetosh vetëm·AktualitetPërplasje mes protestuesve dhe Policisë në Shqipëri·Vora NewsTensionohet protesta pranë Ministrisë së Arsimit, polici hedh ujë me presion dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve·Rajoni – BotaNATO ridizenjohet kundër kërcënimit rus: pesë çështjet kyçe deri në 2029·
Vora News
Kursi
USD80,30/81,30EUR90,30/91,20GBP107,20/108,40CHF97,20/98,40SEK7,24/7,89NOK7,11/7,80DKK10,41/11,38PLN20,10/20,83TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,10/58,10AUD55,90/57,00JPY0,5/0,53CNY11,46/12,18USD80,30/81,30EUR90,30/91,20GBP107,20/108,40CHF97,20/98,40SEK7,24/7,89NOK7,11/7,80DKK10,41/11,38PLN20,10/20,83TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,10/58,10AUD55,90/57,00JPY0,5/0,53CNY11,46/12,18
Rama nis zbatimin e "Besës": Takim joformal me deputetët dhe të deleguarit e Tiranës
Politikë

Rama nis zbatimin e "Besës": Takim joformal me deputetët dhe të deleguarit e Tiranës

Kryeministri mblodhi strukturat e PS-së për të lançuar platformën e re të komunikimit me qytetarët — pa media dhe pa formalitete

Nga Redaksia Vora News29 Gusht 2026, 14:312 min lexim8
Ndaj

Kryeministri Edi Rama organizoi të shtunën në mëngjes, duke nisur nga ora 11:00, një takim me deputetët dhe të deleguarit e qarkut të Tiranës në periferi të kryeqytetit. Takimi u zhvillua vetëm pak orë pas një mbledhjeje të mbajtur të premten në mbrëmje, në kuadër të platformës së re të komunikimit të njohur si "Besa" — njëra ndër prioritetet e mandatit të katërt të kryeministrit.

Sipas informacioneve, të gjitha takimet e kësaj natyre do të mbahen në territor, do të jenë joformale dhe pa praninë e medias. Qëllimi kryesor është zbatimi i metodave të reja të ndërveprimit të qeverisë me qytetarët, duke kaluar nga komunikimi institucional klasik drejt një qasjeje më të drejtpërdrejtë me strukturat partiake dhe bashkiake.

Veliaj firmos nga burgu shkarkimin e Ristanis

Takimi i sotëm u zhvillua gjithashtu në hije të një zhvillimi tjetër domethënës: kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim në Durrës, nënshkroi me shkresë zyrtare shkarkimin e kryetares së komanduar të Bashkisë, Anuela Ristani. Ky veprim administrqtiv u bë i ditur të premten në mbrëmje dhe ka ngjallur interes të gjerë publik, ndonëse deri tani nuk është konfirmuar nëse ky zhvillim ka qenë pjesë e axhendës së diskutimit mes deputetëve të Tiranës gjatë takimit të sotëm.

Emërimi i një figure të re drejtuese për Bashkinë e Tiranës mbetet në pritje, ndërkohë që situata institucionale e kryeqytetit vazhdon të jetë e lëkundur për shkak të procesit gjyqësor ndaj Veliajt.

Asambleja e PS-së pritet në shtator — lëvizje në qeveri dhe institucione

Sipas burimeve të informuara, në javën e dytë të shtatorit Rama pritet të thërrasë Asamblenë e Partisë Socialiste. Ky forum partiako-drejtues pritet të shërbejë si platformë për të njoftuar ndryshime në qeveri dhe në institucione shtetërore, me synim deklarativisht rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Kjo seri takimesh joformale që po zhvillohen aktualisht në terren duket se janë pjesë e procesit parapërgaditës, ku kryeministri synon të konsolidojë mesazhin e tij brenda strukturave të PS-së, para se të bëjë publike ndryshimet institucionale. Zbatimi i "Besës" kthehet kështu në sinjal të qartë se mandati i katërt i Ramës do të shoqërohet me ndërhyrje strukturore, si në metodologjinë e qeverisjes ashtu edhe në qarqet e brendshme të partisë.

BurimiRTSH

Ndaj