Drejtpërdrejt
Vora NewsVORA NEWS – FORMATI I RI I INFORMIMIT·AktualitetBerisha mbi ish-demokratët që kaluan te PS: "Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje"·Rajoni – BotaE pazakontë/ Çanta me 700 mijë euro del në breg të detit, pushuesit mbushin xhepat·AktualitetElektrifikimi i hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin, ratifikohet marrëveshja e huas me BERZH prej 11.6 milionë eurosh·Rajoni – BotaLufta me Iranin vë në presion SHBA-në, gjenerali amerikan paralajmëron mungesë forcash për mbrojtjen e Izraelit·AktualitetRegjistri Kombëtar i Kanabisit Mjekësor, kontrolli digjital nga fara deri te asgjësimi·AktualitetBerisha akuzon Ramën: "Korrupton opozitën si politikë shtetërore"·AktualitetPresidenti Begaj viziton Plavën e Gucinë: Të ruajmë trashëgiminë dhe të ndërtojmë të ardhmen·Vora NewsVORA NEWS – FORMATI I RI I INFORMIMIT·AktualitetBerisha mbi ish-demokratët që kaluan te PS: "Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje"·Rajoni – BotaE pazakontë/ Çanta me 700 mijë euro del në breg të detit, pushuesit mbushin xhepat·AktualitetElektrifikimi i hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin, ratifikohet marrëveshja e huas me BERZH prej 11.6 milionë eurosh·Rajoni – BotaLufta me Iranin vë në presion SHBA-në, gjenerali amerikan paralajmëron mungesë forcash për mbrojtjen e Izraelit·AktualitetRegjistri Kombëtar i Kanabisit Mjekësor, kontrolli digjital nga fara deri te asgjësimi·AktualitetBerisha akuzon Ramën: "Korrupton opozitën si politikë shtetërore"·AktualitetPresidenti Begaj viziton Plavën e Gucinë: Të ruajmë trashëgiminë dhe të ndërtojmë të ardhmen·
Vora News
Aktualitet

Rama: Ushtria shqiptare plotësisht e pajisur deri në vitin 2028

Kryeministri prezanton planin ambicioz të riarmatimit kombëtar, ndërsa "Timak Defence" fillon prodhimin vendas të mjeteve ushtarake

Nga Redaksia Vora News1 Gusht 2026, 14:302 min lexim2
Ndaj

Qeveria shqiptare ka vendosur afatin e vitit 2028 si pikësynim për riarmatimin e plotë të Forcave të Armatosura. Kryeministri Edi Rama e bëri publik këtë objektiv gjatë ceremonisë së prezantimit të mjeteve të prodhuara nga kompania shqiptare "Timak Defence", e cila ka nisur tashmë furnizimin e ushtrisë me pajisje të prodhuara brenda vendit.

Ceremonia shënon një moment të rëndësishëm për mbrojtjen kombëtare, pasi për herë të parë pas dekadash Shqipëria fillon të prodhojë vetë mjete ushtarake, duke reduktuar varësinë nga importet e huaja. "Timak Defence" është kompani e krijuar tërësisht nën pronësinë shtetërore dhe sipas Ramës, ka filluar tashmë të gjenerojë të ardhura.

Rama: "Nga makina më e lehtë deri tek armët më të sofistikuara"

Gjatë fjalës së tij, kryeministri u shpreh se ushtria shqiptare ka duruar mungesë të rëndë mjetesh që nga viti 1992 e deri vonë, por tashmë ky kapitull po mbyllet. "Plani ynë është që brenda vitit 2028 ushtria shqiptare të ketë të gjitha mjetet dhe kapacitetet, që nga makina më e lehtë deri tek armët më të sofistikuara. Nuk do të ketë asnjë katërrrotak që do mungojë. Do ketë flotë të madhe dhe do jetë e pajisur me shumëçka tjetër që ka filluar të prodhohet në vend", deklaroi Rama.

Kryeministri iu përgjigj edhe kritikave të opozitës dhe zërave që kanë vënë në dyshim modelin e partneritetit midis shtetit dhe investitorëve privatë në sektorin e mbrojtjes. "Flitet për shitje të atdheut dhe lloj-lloj idiotësie, por kush të akuzon pa prova ose e ka bërë vetë ose do e bënte vetë", tha ai, duke nënvizuar se kompania është 100% shtetërore.

Prodhim vendas dhe ortakëri me shtetin

Rama theksoi se modeli që qeveria po ndjek është ai i ortakërisë së detyrueshme me shtetin shqiptar për çdo kompani që investon në sektorin e mbrojtjes. "Ne nuk jemi të prirur të shohim si të tjerët fitojnë dhe shteti vë në dispozicion asete pa marrë pjesën e vet. Ne duam që çdo kompani që vjen në Shqipëri për të investuar, të pranojë shtetin si ortak", shtoi ai.

Kreu i qeverisë paralajmëroi edhe zhvillime të reja në të ardhmen e afërt, duke folur për pajisje dhe kapacitete që "deri dje ishin të pabesueshme" të prodhoheshin në Shqipëri. Riarmatimi i Forcave të Armatosura vjen në kontekstin e kërkesave në rritje të NATO-s ndaj vendeve anëtare për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, me organizatën tashmë duke shtytur drejt pragut prej 2% të prodhimit të brendshëm bruto — dhe më tej.

BurimiJava News

Ndaj