Drejtpërdrejt
AktualitetBraktisin fshatin prej rrugës , banorët e Mafsheqit të Krujës:·Rajoni – BotaSHBA vendos tarifa të reja doganore ndaj 60 vendeve, BE dhe Kosova në shënjestër·AktualitetI dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit·Rajoni – BotaTrump: Arabia Saudite duhet të njohë Izraelin për të pasur marrëveshjen bërthamore·Rajoni – BotaSulmet Houthi rrisin frikën për konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme·AktualitetZjarret në Vlorë, Lamallari: Orë të vështira, prioritet mbrojtja e qytetarëve!·AktualitetEra ‘trazon’ detin, autoritetet ngrenë flamurin e kuq në plazhet e Vlorës!·EkonomiaRekord të ardhurash në arkën e shtetit, por miliona euro fonde mbeten pa u përdorur!·AktualitetBraktisin fshatin prej rrugës , banorët e Mafsheqit të Krujës:·Rajoni – BotaSHBA vendos tarifa të reja doganore ndaj 60 vendeve, BE dhe Kosova në shënjestër·AktualitetI dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit·Rajoni – BotaTrump: Arabia Saudite duhet të njohë Izraelin për të pasur marrëveshjen bërthamore·Rajoni – BotaSulmet Houthi rrisin frikën për konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme·AktualitetZjarret në Vlorë, Lamallari: Orë të vështira, prioritet mbrojtja e qytetarëve!·AktualitetEra ‘trazon’ detin, autoritetet ngrenë flamurin e kuq në plazhet e Vlorës!·EkonomiaRekord të ardhurash në arkën e shtetit, por miliona euro fonde mbeten pa u përdorur!·
Vora News
Rekord të ardhurash në arkën e shtetit, por miliona euro fonde mbeten pa u përdorur!
Ekonomia

Rekord të ardhurash në arkën e shtetit, por miliona euro fonde mbeten pa u përdorur!

Nga Vora Admin26 Korrik 2026, 16:332 min lexim1
Ndaj

Rekord të ardhurash në arkën e shtetit, por miliona euro fonde mbeten pa u përdorur!Më shumë para po mblidhen nga taksat e tatimet sesa po shpenzohen nga institucionet. Raporti i Ministrisë së Financave tregon se si rezultat i të ardhurave më të larta se shpenzimet, buxheti u mbyll me një suficit prej 563 milionë eurosh në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Në total arka e shtetit ka mbledhur 410.6 miliardë lekë ose rreth 4.3 miliardë euro në gjysmën e parë të vitit, duke u rritur me 12.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, madje duke tejkaluar edhe planin e Ministrisë së Financave për këtë periudhë me afro 207 milionë euro.

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar dhe tatimi mbi të ardhurat personale kanë pasur ecurinë më të mirë në këtë gjashtëmujor. Më konkretisht nga TVSH u mblodhën 120.7 miliardë lekë duke u rritur me 10.6% në raport me vjet, e ndikuar nga rritja e çmimeve por edhe nga shtimi i konsumit.

Ndërsa nga tatimi mbi të Ardhurat Personale 47.5 miliardë lekë, ose 16.6% më shumë se në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Rol në këtë rritje ka dhënë jo vetëm rritja e pagave si në shtet edhe në privat, por edhe formalizimi i tregut apo plotësimi i DIVA dhe pagimi i detyrimeve që rridhnin pas saj.

Sa i takon shpenzimeve, vijon halli i vjetër, pasi mblidhen shumë para por nuk shpenzohen me të njëjtin ritëm. Janë 102 milionë euro shpenzime të planifikuara dhe të parealizuara. Deri në fund të qershorit Ministria e Financave thotë se janë shpenzuar 3.8 miliardë euro, ndërsa plani ishte që të harxhoheshin pak më shumë se 3.9 miliardë euro.

Referuar të dhënave të ministrisë në këtë 6 mujor probleme janë hasur tek shpenzimet korrente të cilat arritën në 321 miliardë lekë ose 10,8 miliardë më pak se plani. Gjatë kësaj periudhe janë shpenzuar më pak para për pagat dhe sigurimet e administratës, nuk u realizua plani për interesat e borxhit si dhe nuk u harxhua sa ishte planifikuar as nga pushteti vendor. Kurse shpenzimet kapitale në gjashtëmujor ishin 36.7 miliardë lekë ose 10.2% më shumë se vjet.

Ndaj

Lexo gjithashtu

11 mijë biznese të reja në 6 muaj, investitorët e huaj shtojnë interesin për Shqipërinë
Ekonomia

11 mijë biznese të reja në 6 muaj, investitorët e huaj shtojnë interesin për Shqipërinë

Përgjatë periudhës 6-mujore, bizneset në vendin tonë kanë patur një ecuri pozitive të aktivitetit të tyre ekonomik dhe administrativ sipas të dhënave zyrtare. Referuar të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2026 janë regjistruar 11,567 subjekte të reja ose 806 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 7.5%. Sipas QKB-së, struktura e regjistrimeve vijon të dominohet nga personat fizikë me 8,757 regjistrime ose 75.7% të totalit, ndjekur nga Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar (SHPK) me 2,775 regjistrime. Ndërsa sipas pronësisë, subjektet me kapital 100% shqiptar mbeten mbizotërues me 10,179 regjistrime, regjistrimet e bizneseve me kapital 100% të huaj u rritën ndjeshëm me 35.7%, duke arritur në 1,240 subjekte, një tregues i rritjes së interesit të investitorëve të huaj për ekonominë shqiptare. Të ndarë sipas zonave gjeografike, Qarku Tiranë vijon të kryesojë me 6,039 regjistrime për vitin 2026 ose 52.2% të totalit, i ndjekur nga Vlora me 1,347 dhe Durrësi me 1,310 regjistrime. Gjithashtu QKB në raportin më të fundit nënvizon se rritje të konsiderueshme u evidentuan edhe në qarqet në veri të vendit, Lezhë, Shkodër, Dibër dhe Kukës. Sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë mbetet më i preferuari për regjistrimin e bizneseve të reja, me 2,771 subjekte, i ndjekur nga akomodimi dhe shërbimi ushqimor, aktivitetet profesionale, transporti dhe informacioni e komunikacioni. Rritje të forta në 6-mujorin e 2026 janë shënuar edhe në sektorin e pasurive të paluajtshme përkatësisht me +35.8% dhe transporti e magazinimi me +26.3%. Të dhënat tregojnë rritje të regjistrimeve të reja të bizneseve, zgjerim të pjesëmarrjes së kapitalit të huaj, si edhe rritje të kërkesave për leje, licenca, si edhe aplikim në regjistrin e pronarëve përfitues. QKB, SUBJEKTET JANAR-QERSHOR 2026 11,567 subjekte të reja ose 7.5% krahasuar me 2025, Personat fizikë me 8,757 regjistrime, Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar (SHPK) me 2,775 regjistrime, Me kapital 100% shqiptar me 10,179 regjistrime, Biznese me kapital 100% të huaj 1,240 subjekte. QKB, SUBJEKTET SIPAS ZONAVE GJEOGRAFIKE Qarku Tiranë me 6,039 regjistrime, Qarku Vlorë me 1,347 regjistrime, Qarku Durrës me 1,310 regjistrime.

2 min
Nafta në Shqipëri “fluturon” në 206 lekë! Çmimi më i lartë që prej mesit të majit
Ekonomia

Nafta në Shqipëri “fluturon” në 206 lekë! Çmimi më i lartë që prej mesit të majit

Çmimi i karburanteve në vendin tonë ka pësuar një rritje të fortë ditët e fundit, duke kapërcyer edhe kufirin e 200 lekëve. Më konkretisht në shumicën e pikave të karburanteve një litër naftë tregtohet aktualisht me 206 lekë, çmimi më i lartë që prej mesit të muajit maj, kur bordi vendosi ta ulë nën 200 lekë. Rritje ka pësuar edhe benzina, e cila aktualisht shitet me pakicë me 189 lekë, edhe ky një nga çmimet më të larta pas disa javësh. Ndërkohë që gazi është i vetmi produkt që nuk ka pësuar luhatje. Që prej kohës kur u rrit nga rreth 50 lekë në 69 lekë për litër ky produkt nuk ka pësuar më ulje. Më konkretisht çmimet e naftës së papërpunuar u rritën në nivelin më të lartë gjashtë-javor të mërkurën, ndërsa frika për ndërprerje të mëtejshme të furnizimit u intensifikua pasi forcat amerikane goditën objektivat ushtarake iraniane për natën e 11-të radhazi, ndërsa cisternat e naftës u detyruan të ndërronin drejtim në Detin e Kuq pas paralajmërimeve nga milicia Huthi e mbështetur nga Irani. Çmimi i naftës Brent u rrit me 1.84 dollarë, ose 2.0%, në 92.85 dollarë për fuçi, më i larti që nga 11 qershori. Nafta e papërpunuar amerikane West Texas Intermediate u rrit me 1.67 dollarë, ose 2%, në 86.01 dollarë, më i larti që nga 12 qershori. ÇMIMET E KARBURANTEVE

1 min
“Forcimi i lekut sukses për ne”, kryeministri Rama: Është tregues kokëfortë i rritjes së ekonomisë shqiptare
Ekonomia

“Forcimi i lekut sukses për ne”, kryeministri Rama: Është tregues kokëfortë i rritjes së ekonomisë shqiptare

Edirama ekonimi shqiperi

2 min