Drejtpërdrejt
AktualitetNdryshon ligji i strehimit për “Banesat sociale”, shteti bëhet garant për blerjen e shtëpive, zgjerohet skema përfituese·AktualitetIlir Beqaj del nga burgu, GJKKO i cakton arrest shtëpie·AktualitetBelinda Balluku paraqitet në SPAK, protestuesit tubohen para Prokurorisë·AktualitetGazetari Elton Qyno sulmohet fizikisht në Tiranë, dy të dyshuar në kërkim·AktualitetNafta shkon 214 lekë për litër, Braçe: Të kthehet Bordi i Transparencës, rritja është e qëllimshme·AktualitetI komunikohet akuza, Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj·Aktualitet“Rinasi, i vetmi rast ku kërkuam ndryshim territori”, Mazniku sqaron propozimin e PS për ‘Territorialen’: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani përfiton shumë nga Berati·AktualitetNetë tropikale dhe temperatura përvëluese, ja sa do të shënojë termometri në fundjavë dhe javën që vjen·AktualitetNdryshon ligji i strehimit për “Banesat sociale”, shteti bëhet garant për blerjen e shtëpive, zgjerohet skema përfituese·AktualitetIlir Beqaj del nga burgu, GJKKO i cakton arrest shtëpie·AktualitetBelinda Balluku paraqitet në SPAK, protestuesit tubohen para Prokurorisë·AktualitetGazetari Elton Qyno sulmohet fizikisht në Tiranë, dy të dyshuar në kërkim·AktualitetNafta shkon 214 lekë për litër, Braçe: Të kthehet Bordi i Transparencës, rritja është e qëllimshme·AktualitetI komunikohet akuza, Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj·Aktualitet“Rinasi, i vetmi rast ku kërkuam ndryshim territori”, Mazniku sqaron propozimin e PS për ‘Territorialen’: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani përfiton shumë nga Berati·AktualitetNetë tropikale dhe temperatura përvëluese, ja sa do të shënojë termometri në fundjavë dhe javën që vjen·
Vora News
Aktualitet

“Rinasi, i vetmi rast ku kërkuam ndryshim territori”, Mazniku sqaron propozimin e PS për ‘Territorialen’: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani përfiton shumë nga Berati

Nga S SH31 Korrik 2026, 12:531 min lexim20
Ndaj

Bashkëkryetari i Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku, në një takim me gazetarët sot, ka sqaruar arsyet dhe teknikën e propozimit që PS ka bërë për kalimin në 46 bashki, nga 61 që janë aktualisht.Në nisje, ai akuzoi opozitën se e ka vonuar punën e këtij komisioni, i cili kishte afat 9 muaj për të përfunduar punimet.

“Katër muajt e parë opozita nuk erdhi, një muaj u mor me kalendarin e diskutimeve. Një pjesë e detyrave që komisioni duhej të realizonte nuk u bënë, sepse opozita mori në mënyrë sistematike shumë kohë. Që kur është krijuar komisioni, afati ka qenë 9-mujor dhe kjo dihej”, tha ai.Duke shpjeguar këtë propozim, Mazniku tha se asnjë shërbim nuk do të largohet nga qytetet që do t’u bashkohen bashkive më të mëdha. Në këtë argument, ai iu përgjigj edhe qytetarëve të Poliçanit, të cilët dje u ngritën në protestë duke kundërshtuar bashkimin e tyre me Beratin.

“Asnjë shërbim nuk largohet nga territori. Bashkimi i Poliçanit me Beratin do t’i sjellë më shumë zhvillim Poliçanit. I ruajmë të gjithë elementët që ka, zyrën, logon, çdo gjë, por përfiton nga ky kalim”, u shpreh ai.

Më tej, ai u ndal te Rinasi, për të cilin tha se ishte i vetmi rast ku u propozua ndryshim territori, dhe kjo për disa arsye.

“Rinasi është rasti i vetëm ku propozuam ndryshim territori, sepse Tirana është përfituesja më e madhe nga ajo që gjeneron Rinasi. Akset që vijnë nga Rinasi kanë nevojë për mirëmbajtje më të madhe për shkak të aeroportit. Kjo bëhet për t’i dhënë mundësi atij territori dhe për të ekuilibruar përfituesit me atë që mban kostot”, sqaroi Mazniku.

“Elementi politik nuk është futur fare në këtë diskutim. Lëvizja e këtyre bashkive nuk ndikon në ndryshimin e rezultatit në nivel kombëtar. Është e qartë se synimi është rritja e eficiencës së funksionimit të këtyre bashkive”, tha Mazniku.

Ndaj