Lajmi i fundit
Rajoni – BotaDhomat e Specializuara shpallin vendimin më 16 shtator — fati i katër ish-drejtuesve të UÇK-së vendoset në Hagë·AktualitetZjarr masiv në pyllin e Dërmenasit/ Dy vatra aktive pranë grykëderdhjes së Semanit, flakët përparojnë drejt masivit me pisha·AktualitetKonflikti në Vlorë, reagon biznesmeni Luan Muça: Shkova të sqarohem për pronën në Palasë, Bedinaj na priti me njerëz të armatosur që na sulmuan me plumba·AktualitetRama nga Cernobio: Integrimi gradual, rruga e vetme për Ballkanin drejt BE-së·AktualitetRama: Veliaj ishte talent i madh, por nuk e mbajti peshën e pushtetit·Rajoni – BotaWitkoff dhe Kushner në Moskë me propozim paqeje — tani drejt Kievit·Rajoni – BotaKryetarët e komunave të Kosovës protestojnë kundër bllokimit të buxheteve·AktualitetKlodiana Spahiu, propozimi i ri për Ministrinë e Shëndetësisë·Rajoni – BotaDhomat e Specializuara shpallin vendimin më 16 shtator — fati i katër ish-drejtuesve të UÇK-së vendoset në Hagë·AktualitetZjarr masiv në pyllin e Dërmenasit/ Dy vatra aktive pranë grykëderdhjes së Semanit, flakët përparojnë drejt masivit me pisha·AktualitetKonflikti në Vlorë, reagon biznesmeni Luan Muça: Shkova të sqarohem për pronën në Palasë, Bedinaj na priti me njerëz të armatosur që na sulmuan me plumba·AktualitetRama nga Cernobio: Integrimi gradual, rruga e vetme për Ballkanin drejt BE-së·AktualitetRama: Veliaj ishte talent i madh, por nuk e mbajti peshën e pushtetit·Rajoni – BotaWitkoff dhe Kushner në Moskë me propozim paqeje — tani drejt Kievit·Rajoni – BotaKryetarët e komunave të Kosovës protestojnë kundër bllokimit të buxheteve·AktualitetKlodiana Spahiu, propozimi i ri për Ministrinë e Shëndetësisë·
Vora News
Kursi
USD78,40/79,70EUR91,40/92,30GBP106,00/107,20CHF97,00/98,00SEK7,00/8,00NOK7,05/8,00DKK10,40/11,80PLN20,45/21,08TRY1,63/1,77RSD0,75/0,78MKD1,47/1,52CAD56,40/57,60AUD56,20/57,40JPY0,5/0,53CNY11,16/11,87USD78,40/79,70EUR91,40/92,30GBP106,00/107,20CHF97,00/98,00SEK7,00/8,00NOK7,05/8,00DKK10,40/11,80PLN20,45/21,08TRY1,63/1,77RSD0,75/0,78MKD1,47/1,52CAD56,40/57,60AUD56,20/57,40JPY0,5/0,53CNY11,16/11,87
“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit
Vora News

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

Elisa Spiropali kërkon hapje të Partisë Socialiste dhe Shqipëri fare të re. Gazetari Ylli Rakipi, ka pyetur Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi, lidhur me këto kërkesa dhe me dokumentin me 11 pika që ka dorëzuar ish ministrja.

Nga Redaksia Vora News17 Korrik 2026, 11:272 min lexim1
Ndaj

Elisa Spiropali kërkon hapje të Partisë Socialiste dhe Shqipëri fare të re.

Gazetari Ylli Rakipi, ka pyetur Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi, lidhur me këto kërkesa dhe me dokumentin me 11 pika që ka dorëzuar ish ministrja.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Nëse kemi patur një PS vite më parë, në të cilën njerëz të rëndësishëm, politikanë, intelektualë, shquheshin, tani numërohen me gishta. Mënyra si hyjnë është shumë e çuditshme. Edhe arrogante. Nuk merrem me Koçekun që e morët dhe tani do protagonizëm, e vutë të parën aty. Tani marrim dikë tjetër, që e keni pompuar, është Elisa Spiropali, një nga njerëzit më të rëndësishëm të PS. E fryrë dhe e pompuar nga Rama, I thoshte Skëndebe dhe tani ka shpallur 11 pika dhe kërkon Shqipëri të re. Si i bëhet? Bashkoheni ju me këtë?

Blendi Klosi: Fillove me pjesën e PS. E gjithë shoqëria është bërë më e hapur, me zëra që flasin, njerëz që paraqiten, që evidentohen, flisni për kohën që kishte 1-2 gazeta.

Ylli Rakipi: Kishte intelektualë në atë kohë.

Blendi Klosi: Tani njerëzit dalin përditë, flasin, diskutimi sa është vlera…

Ylli Rakipi: Pas kësaj kemi pjesën e mulizimit të PD. Edhe ju jeni mulizuar.

Blendi Klosi: Koha është e tillë që nuk lejon të krijosh elita të forta me qëndrime.

Migen Qiraxhi: Nuk e pengon kryetari?

Blendi Klosi: Sistemi krijon hapësira për të rinj, kanë ndjesitë, mendësitë, problematikat, cilësitë e tyre. Sistemi që na erdhi në negociatë për sistemin zgjedhor ishte listë e mbyllur dhe e hapur. Në listën e hapur vuri ata që kishin një mandat dhe në listë të mbyllur për ti dhënë garanci, vuri një grup kolegësh të rinj.

Ermir Gjinishi: Sepse nuk kishin asnjë atribut dhe zero produkt shoqror.

Blendi Klosi: Zonja Koceku nuk vinte si person i panjohur, por ishte në një komunitet.

Ermir Gjinishi: Duhet të kenë kontribute të njohur, jo që i njeh lagjia. Duhet ta gjejnë veten të përfaqësuar.

Blendi Klosi: Nuk ka një dokument zyrtar të na ketë ardhur në seli (të Spiropalit). Bërja e statusit është gjëja më e kollajshme. Mendoj se është diskutim i momentit. Të akuzsh PS për hapjen. Si mund të jetë më e hapur se kaq?

Ermir Gjinishi: Si ka mundësi që jeni hapur kaq shumë, dhe niveli është kaq poshtë? Hiq zotin Klosin, njerëzit që kanë marrë pjesë në debat publik, kanë qenë njerëz banal fare, iu turren me arrogancë njerëzve.

Blendi Klosi: Jo, jo fare. Ti ke 30 vjet që del dhe do të debatosh me një person që del për herë të parë. Zonja Koçeku përfaqësonte gjithë ata.

Ylli Rakipi: Spiropali ka folur edhe për median e lirë. Ju ka dërguar mbi 20 faqe.

Blendi Klosi: Nuk ka dërguar akoma. Nuk ka dorëzuar.

Ylli Rakipi: Kërkon edhe ndryshime në media.

Blendi Klosi: Nuk e ka dorëzuar zyrtarisht.

Ylli Rakipi: Aty flitet për “angazhimet për Shqipërinë e dekadës së ardhshme”.

Andi Tela: E dorëzon ajo rezolutën, çfarë ndodh?

Blendi Klosi: Kur të jemi në atë moment do ta gjykojmë.

Andi Tela: Çfarë do të bëni me këtë të Spiropali pra?

Migen Qiraxhi: Se këtë e ka kërkuar kryetari.

Blendi Klosi: Duhet ta njohim njëherë dokumentin. Kur gjen një mbështetje në forumet e partisë, materiali paraqitet sipas normave statutore.

Ndaj