Tensionet në Tiranë arritën kulmin të dielën kur mijëra studentë marshuan drejt selisë qendrore të Partisë Socialiste. Demonstrata, e cila kishte nisur si marsh paqësor, u shndërrua në përplasje të dhunshme kur grupi i protestuesve arriti pranë ndërtesës së PS-së në kryeqytet.
Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, sapo studentët u afruan drejt selisë, ata thanë se u ndeshën me persona të maskuar të vendosur në afërsi të ndërtesës. Kjo situatë nxiti valën e parë të gurëve, e cila u pasua me breshëri të vazhdueshme sendesh të forta drejt fasadës dhe dritareve të selisë socialiste. Goditjet shkatërruan një sërë xhamash të ndërtesës.
BurimiGazeta Expres



