Lajmi i fundit
AktualitetEMRI/ Shqiptarja aksidentohet me dy fëmijët në Itali teksa shkonte në festën e ditëlindjes, humb jetën 31-vjeçarja, rëndë e bija 4-vjeçe·AktualitetTirana mohon përfshirjen në sulmin ndaj anijes luftarake ruse: Akuza të pabazuara!·Rajoni – BotaShefi i NATO-s paralajmëron për rreziqe në rritje nga makineria luftarake ruse·AktualitetVritet me armë zjarri Selami Hasani në Fier, plagoset vëllai i tij·Rajoni – BotaPesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve tronditin Kosovën·Rajoni – BotaSerwer: Integrimi i Serbisë në BE i Pamundur pa Njohjen e Kosovës·AktualitetGati 28% e Shqiptarëve Kanë Plan Konkret për Emigrim, Shqetësimi Për Shpopullimin Mbetet i Lartë·AktualitetRama nga Manastiri: Gjuha Shqipe, Pasuri Kombëtare në Kohën e Teknologjisë·AktualitetEMRI/ Shqiptarja aksidentohet me dy fëmijët në Itali teksa shkonte në festën e ditëlindjes, humb jetën 31-vjeçarja, rëndë e bija 4-vjeçe·AktualitetTirana mohon përfshirjen në sulmin ndaj anijes luftarake ruse: Akuza të pabazuara!·Rajoni – BotaShefi i NATO-s paralajmëron për rreziqe në rritje nga makineria luftarake ruse·AktualitetVritet me armë zjarri Selami Hasani në Fier, plagoset vëllai i tij·Rajoni – BotaPesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve tronditin Kosovën·Rajoni – BotaSerwer: Integrimi i Serbisë në BE i Pamundur pa Njohjen e Kosovës·AktualitetGati 28% e Shqiptarëve Kanë Plan Konkret për Emigrim, Shqetësimi Për Shpopullimin Mbetet i Lartë·AktualitetRama nga Manastiri: Gjuha Shqipe, Pasuri Kombëtare në Kohën e Teknologjisë·
Vora News
Kursi
USD81,00/82,20EUR89,20/90,00GBP106,20/107,20CHF96,50/97,50SEK6,85/7,53NOK6,84/7,53DKK10,10/11,18PLN19,45/20,15TRY1,59/1,69RSD0,727/0,757MKD1,43/1,49CAD56,50/57,50AUD53,60/54,60JPY0,511/0,537CNY11,60/12,33USD81,00/82,20EUR89,20/90,00GBP106,20/107,20CHF96,50/97,50SEK6,85/7,53NOK6,84/7,53DKK10,10/11,18PLN19,45/20,15TRY1,59/1,69RSD0,727/0,757MKD1,43/1,49CAD56,50/57,50AUD53,60/54,60JPY0,511/0,537CNY11,60/12,33
Tirana mohon përfshirjen në sulmin ndaj anijes luftarake ruse: Akuza të pabazuara!
Aktualitet

Tirana mohon përfshirjen në sulmin ndaj anijes luftarake ruse: Akuza të pabazuara!

Nga Redaksia Vora News23 Nëntor 2026, 12:301 min lexim5
Ndaj

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas disa raportimeve se sulmi me dron detar ndaj një anijeje luftarake ruse të klasit korvetë ka origjinën nga territori shqiptar.

Përmes një deklarate zyrtare, Ministria i ka cilësuar këto raportime si të pasakta, duke theksuar se Shqipëria nuk ka pasur asnjë përfshirje në incident dhe se territori shqiptar nuk është përdorur apo vënë në dispozicion për organizimin ose realizimin e sulmit.

Diplomacia shqiptare i ka hedhur poshtë kategorikisht akuzat, duke nënvizuar se ato janë bërë pa u mbështetur në prova të verifikueshme.

Në reagim, Ministria u bën thirrje autorëve të këtyre raportimeve që të korrigjojnë informacionin e publikuar dhe të tregojnë saktësi e përgjegjshmëri në trajtimin e çështjeve të një ndjeshmërie të tillë.

Reagimi i plotë:

Kemi marrë dijeni për raportimet sipas të cilave sulmi me dron detar ndaj një korvete ruse ka pasur si pikënisje territorin shqiptar.

Raportimet në fjalë janë të pasakta dhe nuk pasqyrojnë të vërtetën.

Shqipëria nuk ka pasur asnjë përfshirje në këtë incident dhe territori i saj nuk është përdorur dhe as nuk është vënë në dispozicion për nisjen apo lehtësimin e një sulmi të tillë.

Ne i hedhim poshtë kategorikisht këto akuza, të cilat janë paraqitur pa asnjë provë të verifikueshme. U bëjmë thirrje personave përgjegjës për përhapjen e tyre që të korrigjojnë informacionin e publikuar dhe të tregojnë saktësi, kujdesin e duhur dhe përgjegjshmëri gjatë raportimit për çështje të një ndjeshmërie të tillë.

Ndaj