Lajmi i fundit
PolitikëRama nga Parisi: Pavarësia e Kosovës, realitet i pakthyeshëm që Serbia duhet ta pranojë·AktualitetBuxheti i Shëndetësisë arrin 117.8 miliardë lekë, mbështetje financiare për familjet·Vora NewsBalla dhe Shera në Vorë, mesazhi për Buxhetin 2027: Kush fiton më shumë, paguan më shumë!·Rajoni – BotaKurti kritikon qasjen e BE-së ndaj Kosovës, thekson rëndësinë e zgjerimit pa dallime·EkonomiaInflacioni në SHBA tejkalon pritshmëritë, Fed nën presion për rritje interesash·AktualitetBordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet nafta dhe benzina·AktualitetAsambleja e PS të shtunën, zbulohet vendi ku Edi Rama do të mbledhë të tijtë, çështjet që do të diskutohen·SportStadiumi "Air Albania" plot për ndeshjen Shqipëri-Finlandë në Ligën e Kombeve·PolitikëRama nga Parisi: Pavarësia e Kosovës, realitet i pakthyeshëm që Serbia duhet ta pranojë·AktualitetBuxheti i Shëndetësisë arrin 117.8 miliardë lekë, mbështetje financiare për familjet·Vora NewsBalla dhe Shera në Vorë, mesazhi për Buxhetin 2027: Kush fiton më shumë, paguan më shumë!·Rajoni – BotaKurti kritikon qasjen e BE-së ndaj Kosovës, thekson rëndësinë e zgjerimit pa dallime·EkonomiaInflacioni në SHBA tejkalon pritshmëritë, Fed nën presion për rritje interesash·AktualitetBordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet nafta dhe benzina·AktualitetAsambleja e PS të shtunën, zbulohet vendi ku Edi Rama do të mbledhë të tijtë, çështjet që do të diskutohen·SportStadiumi "Air Albania" plot për ndeshjen Shqipëri-Finlandë në Ligën e Kombeve·
Vora News
Kursi
USD80,60/81,60EUR90,40/91,20GBP108,00/108,90CHF97,80/98,90SEK7,07/7,77NOK6,97/7,67DKK10,23/11,33PLN20,02/20,75TRY1,59/1,69RSD0,74/0,77MKD1,45/1,51CAD56,90/58,30AUD55,10/56,10JPY0,5/0,53CNY11,54/12,27USD80,60/81,60EUR90,40/91,20GBP108,00/108,90CHF97,80/98,90SEK7,07/7,77NOK6,97/7,67DKK10,23/11,33PLN20,02/20,75TRY1,59/1,69RSD0,74/0,77MKD1,45/1,51CAD56,90/58,30AUD55,10/56,10JPY0,5/0,53CNY11,54/12,27
Zjarr me përmasa të mëdha në Malin e Krujës, Bashkia jep urdhër evakuimi për banorët, flakët rrezikojnë zonat e banuara
Aktualitet

Zjarr me përmasa të mëdha në Malin e Krujës, Bashkia jep urdhër evakuimi për banorët, flakët rrezikojnë zonat e banuara

Nga Redaksia8 Gusht 2026, 20:471 min lexim15
Ndaj

Situata e zjarrit në Krujë ka detyruar autoritetet të marrin masa emergjente për mbrojtjen e banorëve.Bashkia Krujë ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të zonës Barabit-Lluban, ndërsa strukturat e emergjencave, Policia e Shtetit dhe Forcat e Armatosura janë angazhuar për realizimin e evakuimit dhe garantimin e sigurisë së banorëve. Njoftimi nga BashkiaUrdhër për evakuim të menjëhershëm në zonën Barabit–Lluban, Bashkia Krujë Në zbatim të Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”, Planit Kombëtar dhe Planeve Vendore të Emergjencave Civile, si pasojë e situatës së krijuar nga zjarri, është urdhëruar evakuimi i menjëhershëm i banorëve të zonës Barabit–Lluban, në Bashkinë Krujë. Procesi i evakuimit po realizohet në koordinim të plotë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefektin e Qarkut Durrës dhe strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Krujë. Për realizimin e evakuimit do të angazhohen mjetet dhe strukturat e Bashkisë Krujë, MZSH-së, Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura. Prioritet në evakuim kanë fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet që ndodhen në zona të izoluara. Bashkia Krujë, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse, do të garantojë strehimin e përkohshëm të qytetarëve të evakuuar, regjistrimin e tyre, sigurimin e nevojave bazë dhe asistencën shëndetësore. 📌 U bëjmë thirrje banorëve të zonës Barabit–Lluban të ndjekin me përparësi udhëzimet e autoriteteve në terren dhe të bashkëpunojnë me strukturat e emergjencave gjatë procesit të evakuimit.

Ndaj