Lajmi i fundit
AktualitetForcat Speciale Shqiptare vlerësohen sipas standardeve të NATO-s në stërvitjen "Mburoja Ilire 26"·Rajoni – BotaEnver Hoxhaj rrëfen udhëtimin me pasaportë false drejt Vjenës dhe njohjen me Thaçin e Veselin në vitet '90·Rajoni – BotaGjermania kërcënon me bllokimin e buxhetit të BE-së pa marrëveshje për Ukrainën, shkakton tensione·AktualitetLindjet në Tiranë, rënie alarmante dy herë më shpejt se mesatarja kombëtare·PolitikëRama nga Parisi: Pavarësia e Kosovës, realitet i pakthyeshëm që Serbia duhet ta pranojë·AktualitetBuxheti i Shëndetësisë arrin 117.8 miliardë lekë, mbështetje financiare për familjet·Vora NewsBalla dhe Shera në Vorë, mesazhi për Buxhetin 2027: Kush fiton më shumë, paguan më shumë!·Rajoni – BotaKurti kritikon qasjen e BE-së ndaj Kosovës, thekson rëndësinë e zgjerimit pa dallime·AktualitetForcat Speciale Shqiptare vlerësohen sipas standardeve të NATO-s në stërvitjen "Mburoja Ilire 26"·Rajoni – BotaEnver Hoxhaj rrëfen udhëtimin me pasaportë false drejt Vjenës dhe njohjen me Thaçin e Veselin në vitet '90·Rajoni – BotaGjermania kërcënon me bllokimin e buxhetit të BE-së pa marrëveshje për Ukrainën, shkakton tensione·AktualitetLindjet në Tiranë, rënie alarmante dy herë më shpejt se mesatarja kombëtare·PolitikëRama nga Parisi: Pavarësia e Kosovës, realitet i pakthyeshëm që Serbia duhet ta pranojë·AktualitetBuxheti i Shëndetësisë arrin 117.8 miliardë lekë, mbështetje financiare për familjet·Vora NewsBalla dhe Shera në Vorë, mesazhi për Buxhetin 2027: Kush fiton më shumë, paguan më shumë!·Rajoni – BotaKurti kritikon qasjen e BE-së ndaj Kosovës, thekson rëndësinë e zgjerimit pa dallime·
Vora News
Kursi
USD81,00/82,00EUR90,40/91,20GBP107,90/108,80CHF97,70/98,90SEK7,07/7,77NOK7,00/7,70DKK10,24/11,33PLN20,00/20,71TRY1,59/1,69RSD0,74/0,77MKD1,45/1,51CAD56,90/57,90AUD55,30/56,30JPY0,5/0,53CNY11,57/12,30USD81,00/82,00EUR90,40/91,20GBP107,90/108,80CHF97,70/98,90SEK7,07/7,77NOK7,00/7,70DKK10,24/11,33PLN20,00/20,71TRY1,59/1,69RSD0,74/0,77MKD1,45/1,51CAD56,90/57,90AUD55,30/56,30JPY0,5/0,53CNY11,57/12,30
Zjarri në Krujë, terreni vështirëson ndërhyrjen. Flakët rrezikojnë të zbresin në zonat e banuara
Vora News

Zjarri në Krujë, terreni vështirëson ndërhyrjen. Flakët rrezikojnë të zbresin në zonat e banuara

Nga Redaksia10 Gusht 2026, 20:161 min lexim14
Ndaj

Situata e zjarreve në Krujë vijon të jetë problematike, ndërsa flakët rrezikojnë të zbresin drejt zonës së Halilit, duke kërcënuar edhe disa banesa.

Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe Emergjencat Civile, të cilat po punojnë për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. Ndërhyrja nga toka paraqitet e vështirë për shkak të terrenit të thepisur dhe malor.

Për këtë arsye, gjatë ditës operacioni është mbështetur edhe nga ajri, me helikopterin e Forcave të Armatosura, i cili ka ndërhyrë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në zonat më të vështira për t’u aksesuar.

Në Krujë ka qenë i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili ka inspektuar nga afër situatën dhe punën e forcave të angazhuara në terren.

Sipas gazetarit Elvis Hila, shqetësimi kryesor mbetet përparimi i flakëve drejt Halilit dhe rreziku për banesat që ndodhen pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Për momentin, fokusi i autoriteteve është mbrojtja e banesave dhe frenimi i përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara, ndërsa forcat në terren vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjen për izolimin e vatrave.

Ndaj