Kërkim
Kërko në Vora News
Gjej artikujt që të interesojnë nga arkiva jonë.
13 rezultate për “Zvërnec”.

Rama: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet, do konsultohemi — algoritmet mobilizuan protestuesit
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se projekti i Zvërnecit nuk do të pezullohet, por qeveria do të zhvillojë konsultime me palët e interesuara.

Dita e 81-të e protestës në Tiranë: Marshim nga Sheshi "Skënderbej" drejt Kryeministrisë
Protestuesit shënuan të martën ditën e 81-të të tubimeve të vazhdueshme në Tiranë, duke marshuar nga sheshi qendror drejt godinës së Kryeministrisë.

Dita e 80-të e protestës në Tiranë: Marshim nga Sheshi "Skënderbej" drejt Kryeministrisë
Protestuesit shënuan të dielën ditën e 80-të të tubimit të pandërprerë në Tiranë, duke marshuar nëpër bulevardin kryesor dhe duke ndalur para godinës së Kryeministrisë.

Marka Trump shtrihet në botë: biznes apo diplomaci e re?
Emri Trump po shfaqet gjithnjë e më shumë në projekte të mëdha imobiliare në vende ku SHBA ka interesa politike dhe strategjike, duke ngritur pyetje për kufirin mes biznesit dhe diplomacisë.

Kamperët, zgjedhja e preferuar! Turistët zgjedhin jugun për natyrën, lirinë e lëvizjes dhe qetësinë
Kamperët, zgjedhja e preferuar! Turistët zgjedhin jugun për natyrën, lirinë e lëvizjes dhe qetësinëNë Pyllin e Sodës dhe në Zvërnec, gjatë kësaj periudhe po qëndrojnë dhjetëra kamperë me turistë nga…

Era ‘trazon’ detin, autoritetet ngrenë flamurin e kuq në plazhet e Vlorës!
Era ‘trazon’ detin, autoritetet ngrenë flamurin e kuq në plazhet e Vlorës!

Ja çfarë parashikon metoda “Besa” për Zvërnecin! Rama: Do vendosim bashkë për projektin
Ja çfarë parashikon metoda “Besa” për Zvërnecin! Rama: Do vendosim bashkë për projektin‘Besa’, dokumenti strategjik i njoftuar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama si një shenjë reflektimi nga e ashtuquajtura “protesta e flamingove”, do të ketë si test të parë pikërisht projektin e Zvërnecit. Brenda 90 ditësh synohet të zhvillohen dëgjesa, përfshirë dhe grupet që protestuan si dhe të bëhen publike dokumenta apo të realizohet një vlerësim paraprak, për të marrë më pas një vendim për të ardhmen e projektit. Dokumenti i qeverisë, të cilin Report Tv e disponon, i lë të hapura të gjitha opsionet. www.voranews.al

“Emri i Trump globalizoi Zvërnecin”, Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare
“Emri i Trump globalizoi Zvërnecin”, Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptareKryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e zgjeruar të Partisë Socialiste dhe qeverisë, u ndal edhe te protesta e lidhur me Zvërnecin dhe Bulevardin e Flamingove, duke analizuar ndikimin që pati ajo përtej kufijve të Shqipërisë. Rama deklaroi se ngjarja nuk mund të kuptohet pa ndikimin e madh të hapësirës digjitale, e cila sipas tij e ktheu çështjen në një temë me jehonë ndërkombëtare. Ai tha se Zvërneci nuk mbante vetëm peshën e një investimi të madh, një lagune të ndjeshme dhe një vendimmarrjeje të debatueshme, por u kthye në një pikë përqendrimi të vëmendjes globale pas viralitetit të një videoje nga protesta. Sipas kryeministrit, pamjet e protestuesve që përplaseshin me një gardh me tela me gjemba krijuan një simbolikë të fortë, ndërsa lidhja e projektit me familjen e Donald Trump ndikoi në rritjen e vëmendjes mediatike. “Ajo protestë nuk mund të kuptohet pa rënë nën mbingarkesën e të dhënave digjitale mbi Bulevardin e Flamingove, i cili mblodhi dhe lëshoi një pafundësi sinjalesh në të gjithë anët e globit. Sepse Zvërneci nuk mbante vetëm peshën e një investimi të madh, të një lagune të ndjeshme, të pikëpyetjeve mbi procesin, të një vendimmarrjeje të debatueshme, të cilat krijuan një forcë magnetike mbi planetin Tokë pas viralitetit të një videoje, ku brishtësia e individëve që protestonin përplasej me gardhin e lartë me tela me gjemba, si të ishte një kufi i pakapërcyeshëm mes jetës së tyre dhe një rruge të madhe zhvillimi që e kishte flakur atë jashtë shtratit të saj. Në Zvërnec qëndronte edhe hija e emrit më polarizues të politikës dhe medias botërore. Pikërisht në qendër të projektit ishte dhëndri dhe e bija e tij. Pa atë lidhje, protesta do të ishte, në rastin më të mirë, një çështje shqiptare, jashtë vëmendjes së botës, por falë kësaj lidhjeje ajo u shndërrua menjëherë në një ngjarje me jehonë globale. Zvërneci dha videon revoltuese, flamingoja dha simbolin magjepsës, hija e vjehrrit më të famshëm në botë dha magnetin global, ndërsa algoritmi, i nxitur edhe nga ushtritë e ndërhyrjeve në punën e vendeve të tjera, bëri pjesën tjetër. Me një shkëndijë të ndezur pranë pyllit me pisha në Nartë, u shpërnda brenda pak orësh një zjarr marramendës anembanë botës.”, tha ai.

“Zvërneci, pjesë e vizionit europian”, Rama: Procesi i negociatave me BE-në do të japë zgjidhjen
“Zvërneci, pjesë e vizionit europian”, Rama: Procesi i negociatave me BE-në do të japë zgjidhjenKryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deklaroi se gjatë dekadës së fundit Shqipëria ka pësuar një transformim të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes së florës dhe faunës. Rama u shpreh se qeveria ka zgjeruar kategoritë e mbrojtjes së natyrës dhe ka kaluar, sipas tij, nga një qasje sporadike në një sistem administrimi të biodiversitetit me rezultate të dukshme. “Në një dekadë ne kemi bërë për florën dhe faunën e Shqipërisë një përmbysje historike të vizionit, qasjeve dhe administrimit, me rezultate të pamohueshme. Në këtë dekadë zgjeruam në mënyrë të ndjeshme, si asnjë vend tjetër në rajon, kategoritë e mbrojtjes dhe e kthyem mbrojtjen e natyrës nga një thirrje sporadike në një sistem administrimi. Një parantezë këtu: ndryshimet e vitit 2024, le ta mbajë shënim kush e dëgjon, në atë ligj u përdorën papushim dhe vazhdojnë të përdoren si benzinë për zjarrin e protestës nga individë me agjendë politike, përfshirë edhe disa eurodeputetë, të cilët në rastin më të mirë nuk e kanë lexuar fare çfarë kemi ndryshuar, ndërsa në rastin më të keq kanë dashur të besojnë rolin e viktimave të imperializmit amerikan. E vërteta është se ato ndryshime janë bërë në përputhje me direktivën europiane. Ka një proces në zbatim të procesit të negociatave, ku do të skanohen një për një me Komisionin Europian për ta përputhur krejt atë ligj 100% me direktivat e BE-së. Edhe ato ndryshime, ky konflikt i stisur, do të zgjidhen përfundimisht në rrugën e negociatave, ku nuk kalon asgjë pa miratimin e Komisionit. Shqipëria, ku deri dje natyra dhe popullsia e specieve të saj ishin preja e pambrojtur e njeriut të lëshuar nga çdo zinxhir moral në raport me nënën natyrë, u bë vendi i një proteste popullore që mori si shkak një zog dhe një lagunë. Biodiversitetit i kemi kthyer përkushtimin, me rezultate aspak modeste”, tha Rama.

Rama nga Brukseli: Projekti i Zvërnecit nuk është finalizuar, por do të jetë krenari
Rama deklaroi nga Brukseli se projekti në Zvërnec është ende në proces dhe se vendimi do të bazohet plotësisht në standardet europiane.

Përleshje para Kuvendit: 18 protestues të ndaluar, 9 policë të lënduar
Gjatë protestës së fundit para Kuvendit të Shqipërisë, policia përdori spraj piper dhe topa uji, ndërsa u ndaluan të paktën 18 persona.

Protestat shqiptare: sistemi klientelist i administratës publike në qendër të krizës
Protestat e javëve të fundit në Shqipëri pasqyrojnë një frustracion të thellë me sistemin klientelist, ku besnikëria ndaj partisë vlerësohet mbi meritën.

30 ditë protesta për Zvërnecin: Tiranë nuk heshtë
Për të tridhjetën ditë radhazi, qytetarë nga Tirana dolën në rrugë kundër ndërtimit turistik në Zvërnec, duke marshuar nga sheshi 'Skënderbej'.