Lajmi i fundit
EkonomiaFilipçe: Borxhi publik i Maqedonisë së Veriut u rrit me 50% brenda dy viteve e gjysmë·Ekonomia2,2 miliardë euro për investime publike në 2027, por fondet shpenzohen me vonesë·PolitikëLëvizja studentore mposht Vuçiqin pas 14 vitesh — Serbi nisin bisedimet për qeverinë e re·AktualitetRama vazhdon thirrjet për dialog, studentët i refuzojnë kategorikisht·Rajoni – BotaKurti: "Vrasjet janë më të rënda kur dështojnë institucionet" – arrestohet dorasi i Arlinda Zekajt·Rajoni – BotaIzraeli në zgjedhje vendimtare: qytetarët drejt kutive të votimit·PolitikëProtestat në Tiranë nuk ndalen: Qytetarët kundërshtojnë paketën e Ramës — "Kthim në komunizëm"·Vora NewsAksident pranë Vorës, makinat përplasen me njëra-tjetrën /Video·EkonomiaFilipçe: Borxhi publik i Maqedonisë së Veriut u rrit me 50% brenda dy viteve e gjysmë·Ekonomia2,2 miliardë euro për investime publike në 2027, por fondet shpenzohen me vonesë·PolitikëLëvizja studentore mposht Vuçiqin pas 14 vitesh — Serbi nisin bisedimet për qeverinë e re·AktualitetRama vazhdon thirrjet për dialog, studentët i refuzojnë kategorikisht·Rajoni – BotaKurti: "Vrasjet janë më të rënda kur dështojnë institucionet" – arrestohet dorasi i Arlinda Zekajt·Rajoni – BotaIzraeli në zgjedhje vendimtare: qytetarët drejt kutive të votimit·PolitikëProtestat në Tiranë nuk ndalen: Qytetarët kundërshtojnë paketën e Ramës — "Kthim në komunizëm"·Vora NewsAksident pranë Vorës, makinat përplasen me njëra-tjetrën /Video·
Vora News
Kursi
USD81,20/82,20EUR90,50/91,30GBP107,80/108,70CHF97,70/98,70SEK7,17/7,86NOK7,25/7,97DKK10,43/11,40PLN20,00/20,70TRY1,61/1,72RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,70/58,70AUD56,70/57,70JPY0,51/0,55CNY11,61/12,35USD81,20/82,20EUR90,50/91,30GBP107,80/108,70CHF97,70/98,70SEK7,17/7,86NOK7,25/7,97DKK10,43/11,40PLN20,00/20,70TRY1,61/1,72RSD0,75/0,78MKD1,45/1,50CAD57,70/58,70AUD56,70/57,70JPY0,51/0,55CNY11,61/12,35
2,2 miliardë euro për investime publike në 2027, por fondet shpenzohen me vonesë
Ekonomia

2,2 miliardë euro për investime publike në 2027, por fondet shpenzohen me vonesë

Realizimi i investimeve kapitale për nëntëmujorin 2026 arriti vetëm 35,6% të planit vjetor — një problem i përsëritur vit pas viti

Nga Redaksia Vora News28 Tetor 2026, 14:012 min lexim9
Ndaj

Qeveria shqiptare ka parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2027 një fond prej 201 miliardë lekësh — rreth 2,2 miliardë eurosh — për investime kapitale. Ky zë buxhetor shënon rritjen më të lartë në kategorinë e shpenzimeve, me një shtesë prej rreth 14,4 për qind krahasuar me buxhetin e rishikuar të vitit 2026. Megjithatë, paralelisht me rritjen e fondeve, aftësia e institucioneve për t'i shpenzuar ato në kohë dhe me eficiencë po tregon shenja gjithnjë e më shqetësuese.

Investimet publike do të zënë 6,9 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe rreth një të pestën e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore — kuota e lartë kjo edhe në krahasim rajonal. Nga fondi total, 134,8 miliardë lekë do të financohen nga burimet e brendshme dhe 62,5 miliardë lekë nga financimi i huaj, ndër to 14,1 miliardë lekë nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian.

Realizimi — problemi i vjetër që nuk zgjidhet

Të dhënat e Ministrisë së Financave për nëntëmujorin e vitit 2026 tregojnë një panoramë shqetësuese: investimet kapitale u realizuan në masën prej vetëm 35,6 për qind të planit vjetor, duke arritur në 62,7 miliardë lekë nga plani prej 176 miliardë lekësh. Kjo do të thotë se rreth 1,2 miliardë euro do të duhet të shpenzohen brenda vetëm tre muajve të fundit të vitit — një detyrë praktikisht e pamundur pa kompromentuar cilësinë e shpenzimeve.

Krahasimi me shpenzimet korente e bën kontrastin edhe më të dukshëm: ndërsa shpenzimet e zakonshme janë realizuar në masën 95,7 për qind të planit, tek investimet publike ka mbetur pa u shfrytëzuar pothuajse një e katërta e fondeve të programuara. Kjo ecuri nuk është rastësore — eksperienca e viteve të mëparshme ka treguar se mbi 40 për qind e buxhetit të investimeve grumbullohet dhe alokohet vetëm në muajin dhjetor, duke krijuar një presion artificial dhe duke vënë në dyshim efektivitetin real të projekteve.

Infrastruktura — boshllëku midis shifrave dhe realitetit

Paradoksi është i qartë: Shqipëria shpenzon për investime kapitale 1,2 deri në 1,6 pikë përqindjeje të PBB-së më shumë se vendet e tjera të rajonit, por me pak rezultate konkrete për qytetarët. Një raport ndërkombëtar për furnizimin me ujë e ka veçuar Shqipërinë si shembull specifik, ku pavarësisht financimeve të larta buxhetore në sektorin e ujësjellësve, popullata vuan mungesë akute të ujit të pijshëm dhe ujërat e zeza mbeten kryesisht të papërpunuara.

Gjithashtu, ndërsa investimet publike marrin pjesën më të madhe të tortës buxhetore — duke arritur në 2027 në 20,6 për qind të shpenzimeve totale nga 15,8 për qind që ishin në vitin 2025 — Shqipëria shpërndan proporcionalisht më pak për arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale krahasuar me vendet fqinje. Ky mosekuilibër strukturor ngre pyetje serioze mbi prioritetet buxhetore të vendit dhe mbi aftësinë e aparatit shtetëror për të kthyer investimet e planifikuara në infrastrukturë funksionale për qytetarët.

BurimiMonitor

Ndaj