Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë — zyrtarisht e njohur si Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës — do të shpallë aktgjykimin në çështjen penale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Pas tri vitesh procesi gjyqësor dhe kërkesës së prokurorisë për 45 vjet burg për secilin, vendi i botës mban frymën.
Çështja që ngre debat të gjerë është e thjeshtë në pamje, por juridikisht komplekse: nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a del i lirë? Sipas Rregullores së Procedurës dhe Provave të Gjykatës Speciale, një i akuzuar i paraburgosur që shpallet i pafajshëm lirohet menjëherë — me një kusht të rëndësishëm: nëse nuk mbahet në paraburgim për arsye të tjera ligjore.
BurimiEuro news Albania



