Lajmi i fundit
Rajoni – BotaSerbia arrestoi edhe një shtetas të Kosovës me akuza për krime lufte — Prishtina reagon me nota diplomatike·Vora NewsIntervistë me Kyryebashkiakun e Shijakut : Shijaku sot dhe vizioni për të ardhmen: “Ku ka vullnet, ka zgjidhje”·Rajoni – BotaTahiri para Kuvendit të bllokuar: Askush nuk është mbi Kushtetutën, as Kurti·Rajoni – BotaGjashtë ditë bllokadë në Prishtinë: PDK dhe Aleanca kërkojnë konstituimin e Kuvendit·Rajoni – BotaPDK dhe Aleanca: Protesta masive nëse Kurti vazhdon të bllokojë konstituimin e Kuvendit·AktualitetDita e 81-të e protestës në Tiranë: Marshim nga Sheshi "Skënderbej" drejt Kryeministrisë·Aktualitet5 vatra zjarri aktive në vend, Forcat e Armatosura në terren me helikopterë·AktualitetShqipëria e fundit në Europë: vetëm 6% e të papunëve gjejnë punë brenda 3 muajve·Rajoni – BotaSerbia arrestoi edhe një shtetas të Kosovës me akuza për krime lufte — Prishtina reagon me nota diplomatike·Vora NewsIntervistë me Kyryebashkiakun e Shijakut : Shijaku sot dhe vizioni për të ardhmen: “Ku ka vullnet, ka zgjidhje”·Rajoni – BotaTahiri para Kuvendit të bllokuar: Askush nuk është mbi Kushtetutën, as Kurti·Rajoni – BotaGjashtë ditë bllokadë në Prishtinë: PDK dhe Aleanca kërkojnë konstituimin e Kuvendit·Rajoni – BotaPDK dhe Aleanca: Protesta masive nëse Kurti vazhdon të bllokojë konstituimin e Kuvendit·AktualitetDita e 81-të e protestës në Tiranë: Marshim nga Sheshi "Skënderbej" drejt Kryeministrisë·Aktualitet5 vatra zjarri aktive në vend, Forcat e Armatosura në terren me helikopterë·AktualitetShqipëria e fundit në Europë: vetëm 6% e të papunëve gjejnë punë brenda 3 muajve·
Vora News
Kursi
USD78,50/80,30EUR92,00/92,90GBP107,00/108,20CHF98,40/99,80SEK7,08/8,00NOK7,01/7,90DKK10,60/12,00PLN20,50/21,20TRY1,64/1,80RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD56,80/58,00AUD55,50/56,70JPY0,5/0,53CNY11,10/11,83USD78,50/80,30EUR92,00/92,90GBP107,00/108,20CHF98,40/99,80SEK7,08/8,00NOK7,01/7,90DKK10,60/12,00PLN20,50/21,20TRY1,64/1,80RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD56,80/58,00AUD55,50/56,70JPY0,5/0,53CNY11,10/11,83
Intervistë me Kyryebashkiakun e Shijakut : Shijaku sot dhe vizioni për të ardhmen: “Ku ka vullnet, ka zgjidhje”
Vora News

Intervistë me Kyryebashkiakun e Shijakut : Shijaku sot dhe vizioni për të ardhmen: “Ku ka vullnet, ka zgjidhje”

Nga Vora News20 Gusht 2026, 10:416 min lexim7
Ndaj

Shijaku sot dhe vizioni për të ardhmen: “Ku ka vullnet, ka zgjidhje”

Në këtë intervistë, Kryetari i Bashkisë Shijak z.Elton Arbana ndalet te punët e kryera, projektet në vazhdim dhe vizioni për një Shijak më modern, më të zhvilluar dhe më pranë standardeve europiane.

1. Rrugët rurale janë një nga kërkesat më të shpeshta të banorëve. Cilat janë ndërhyrjet që po realizohen aktualisht dhe cilat zona do të kenë prioritet në vijim?

Infrastruktura rrugore, veçanërisht në zonat rurale, është një nga prioritetet tona, sepse lidhet drejtpërdrejt me jetën e përditshme të banorëve, lëvizjen, aktivitetin ekonomik dhe aksesin në shërbime. Ka nisur puna për rrugën e Metallës së Re në Njësinë Administrative Maminas, një kërkesë e banorëve të zonës që tashmë po bëhet realitet me mbështetjen e Qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama. Por puna nuk ndalet këtu. Në vijim parashikohen ndërhyrje në Bilalas, në lagjet e Aruçve dhe Shonve, në rrugën “Liman Bajrami” në Karpën, në qendrën e Maminasit, si edhe asfaltimi i rrugëve në Rreth, Vllazërim dhe Sallmone. Në listën e ndërhyrjeve janë edhe rrugët “Mustafa Bulku”, “Dalip Domi”, rruga Likesh–Shahinaj dhe asfaltimi i fshatit Rreth. Ne synojmë që zëri i banorëve të mos mbetet vetëm një kërkesë, por të kthehet në investim konkret.

2. Në disa prej këtyre investimeve përmendet mbështetja e Qeverisë. Sa e rëndësishme ka qenë kjo mbështetje për zhvillimin e Shijakut?

Ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë e rëndësishme. Zhvillimi i Shijakut në këto vite është dëshmi e vlerës së partneritetit mes pushtetit vendor dhe atij qendror. Mbështetja e Qeverisë dhe e Kryeministrit Edi Rama ka krijuar mundësi për realizimin e investimeve dhe projekteve të rëndësishme për qytetin dhe njësitë administrative. Për një bashki si Shijaku, ky bashkëpunim është i rëndësishëm për të përshpejtuar ndërhyrjet dhe për të realizuar projekte që përmirësojnë drejtpërdrejt jetën e komunitetit. Synimi ynë është të vijojmë këtë rrugëtim në funksion të vizionit Shqipëria 2030, për një Shijak më modern, më të zhvilluar dhe me mundësi gjithnjë e më të mëdha për qytetarët.

3. Një tjetër aspekt i shërbimit ndaj qytetarëve është asistenca administrative. Si ndihmohen qytetarët që kanë nevojë për shërbimet online?

Digjitalizimi i shërbimeve ka sjellë shumë lehtësi, por jo të gjithë qytetarët e kanë të njëjtin akses apo të njëjtën lehtësi në përdorimin e teknologjisë. Për këtë arsye, administrata jonë është në dispozicion për t’i asistuar. Gjatë muajve korrik dhe gusht zyrat e Njësisë Administrative Xhafzotaj kanë përballuar një fluks të lartë kërkesash në platformën e-Albania, duke ofruar asistencë për qytetarët, emigrantët dhe pensionistët. Kërkesat e pensionistëve janë trajtuar me prioritet, duke synuar një shërbim sa më të shpejtë dhe korrekt.

4. Pastërtia e qytetit është një çështje që prek drejtpërdrejt cilësinë e jetës. Si po punohet për mirëmbajtjen e Shijakut?

Mirëmbajtja e qytetit dhe e fshatrave është një punë e përditshme. Sektori i Shërbimeve vijon ndërhyrjet në çdo lagje, duke pastruar shkurret dhe duke larguar mbetje të ndryshme, përfshirë edhe divane e inerte të hedhura në mënyrë abuzive. Por këtu dua të theksoj edhe një tjetër element: pastërtia nuk është vetëm detyrë e Bashkisë. Është përgjegjësi e përbashkët. Ne mund të pastrojmë, të mirëmbajmë dhe të ndërhyjmë, por nëse mbetjet hidhen në mënyrë të papërgjegjshme, problemi përsëritet. Prandaj krahas punës së strukturave tona duhet të rritet edhe ndërgjegjësimi qytetar. Një Shijak i pastër kërkon bashkëpunimin e të gjithëve. Është qyteti jonë dhe mënyra se si e trajtojmë mjedisin tregon edhe respektin që kemi për komunitetin ku jetojmë.

5. Shijaku është në një proces të rëndësishëm të planifikimit të territorit. Çfarë rëndësie ka Vlerësimi Strategjik Mjedisor për të ardhmen e bashkisë?

Në kuadër të hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor është zhvilluar dëgjesa e parë publike për Vlerësimin Strategjik Mjedisor. Në këtë proces morën pjesë përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, ekspertë, anëtarë të Këshillit Bashkiak, kryepleq, grupe interesi dhe qytetarë. E rëndësishme është që ky të mos jetë një proces vetëm teknik. Qytetarët duhet të kenë mundësinë të shprehin mendimet, kërkesat dhe sugjerimet e tyre. Sugjerimet e kësaj dëgjese do të shqyrtohen dhe do të pasqyrohen në raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor. Qëllimi është të ndërtojmë një vizion të qëndrueshëm për zhvillimin dhe organizimin e territorit, në përputhje me nevojat e komunitetit dhe perspektivën e zhvillimit të Shijakut.

6. Një pjesë e rëndësishme e komunitetit shijakas jeton jashtë vendit. Çfarë roli mendoni se mund të ketë diaspora në zhvillimin e qytetit?

Diaspora shijakase është një pasuri e madhe për qytetin. Gjatë kësaj periudhe kam pasur mundësinë të takoj shumë bashkëqytetarë që janë kthyer në vendlindje dhe të bisedojmë për Shijakun që duam të ndërtojmë së bashku. Ata sjellin me vete përvojë, dije, energji dhe një këndvështrim të fituar në vende të ndryshme. Çdo takim është një mundësi për të dëgjuar nevojat dhe idetë e tyre. Pavarësisht se ku jeton një shijakas, lidhja me vendlindjen mbetet dhe kjo lidhje të shndërrohet gjithnjë e më shumë në kontribut për zhvillimin e qytetit.

7. Çfarë mundësish po krijohen për të rinjtë e Shijakut?

Ne duam që të rinjtë të kenë mundësi të fitojnë përvojë, të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të afrohen me tregun e punës. Një mundësi konkrete ka qenë Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, për të rinjtë 21–29 vjeç që kanë përfunduar studimet Bachelor ose Master. Përmes këtij programi ofrohet një praktikë tre-mujore pranë institucionit, program trajnimi nga ASPA, mundësi punësimi me kontratë njëvjeçare sipas legjislacionit në fuqi dhe kompensim financiar në formën e trajtimit ushqimor. Për ne është e rëndësishme që të rinjtë të mos shihen vetëm si përfitues të politikave publike, por si pjesë aktive e së ardhmes së Shijakut.

8. Në gjithë këtë proces ju e keni përsëritur shpesh idenë e “zërit të qytetarëve”. Si përkthehet kjo në praktikë?

Kjo do të thotë të dëgjosh dhe të veprosh. Çdo kërkesë që vjen nga një familje, një i ri, një sipërmarrës apo një komunitet duhet të vlerësohet dhe të kuptohet. Jo çdo kërkesë mund të zgjidhet menjëherë, por çdo kërkesë duhet të dëgjohet me seriozitet dhe empati. Aty ku kemi mundësi dhe burime, synojmë ta kthejmë në ndërhyrje konkrete. Mendoj se qytetari e vlerëson më shumë një institucion kur sheh se kërkesa e tij dëgjohet dhe kur merr një përgjigje të qartë. Kjo është mënyra se si ndërtohet besimi.

9. Përveç investimeve dhe shërbimeve, po dicka në lidhje me aktivitetet kulturore në Shijak?

Kultura është pjesë e rëndësishme e jetës së qytetit. Një qytet nuk zhvillohet vetëm përmes infrastrukturës; ai ka nevojë edhe për hapësira ku njerëzit mblidhen, argëtohen dhe përjetojnë së bashku aktivitete artistike. Një shembull ishte mbrëmja verore me spektaklin “Portokalli”, që solli në sheshin e qytetit humor, buzëqeshje dhe një atmosferë shumë të bukur. Do të vijojmë të mbështesim dhe të krijojmë aktivitete që i japin qytetit më shumë gjallëri, veçanërisht gjatë periudhës së verës, kur Shijaku bëhet edhe më i gjallë nga kthimi i shumë bashkëqytetarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit.

10. Nëse do ta përmblidhnit me pak fjalë Shijakun që dëshironi të shihni në vitet e ardhshme, si do ta përshkruanit?

Dua një Shijak më modern, më të zhvilluar, më të pastër dhe më pranë qytetarëve. Një Shijak ku investimet në infrastrukturë shoqërohen me shërbime cilësore, ku të rinjtë kanë më shumë mundësi, ku diaspora ndihet pjesë e zhvillimit dhe ku qytetarët kanë hapësirë për të shprehur zërin e tyre. Kemi ende shumë punë për të bërë dhe nuk duhet të mjaftohemi me atë që është arritur. Gjithmonë duhet të kërkojmë hapin tjetër. Mbështetja e Qeverisë dhe bashkëpunimi institucional janë të rëndësishme, por po aq i rëndësishëm është bashkëpunimi me vetë komunitetin. Shijaku zhvillohet me punë, vizion dhe bashkëpunim. Ku ka vullnet, ka zgjidhje.

BurimiVora News

Ndaj