Një grup studentësh kanë pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të dialoguar mbi shqetësimet e tyre për të cilat protestojnë. Rama ka postuar ditën e sotme pamjet nga tryeza e zhvilluar dje, ku thekson qartazi se dialogu është zhvilluar me “studentë që besojnë te protesta jo te gurët’.Ky formular është shpërndarë në mbledhjen e djeshme. Vihet re se kërkohen gjeneralitete si gjinia e mosha, por pa emrin.
Studentëve u kërkohet të plotësojnë qytetin ku jetojnë, universitetin ku studiojnë dhe të aprovojnë me një simbol problematikat e renditura që i shqetësojnë.



