Lajmi i fundit
Rajoni – BotaValë sulmesh me dronë godet Rusinë, shkakton zjarre në rafineri dhe objekte industriale·PolitikëVetëm dy shqiptarë aplikuan në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë së Veriut, Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet BDI-së·AktualitetSPAK zbulon pronësinë e fshehur të Belinda Ballukut në një vilë 478 m² në Palasë·AktualitetBE kritikon polarizimin e skenës politike shqiptare·Rajoni – BotaKurti: Të dhënat e reja për viktimat e luftës në Kosovë publikohen në janar 2027·EkonomiaShqipëria synon të shesë kredite karboni, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve·EkonomiaShqipëria, shpenzime minimale për mbrojtjen sociale, parafundit në Evropë·Rajoni – BotaUkraina përdor robotë luftarakë në sulm ndaj pozicioneve ruse pranë Lymanit·Rajoni – BotaValë sulmesh me dronë godet Rusinë, shkakton zjarre në rafineri dhe objekte industriale·PolitikëVetëm dy shqiptarë aplikuan në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë së Veriut, Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet BDI-së·AktualitetSPAK zbulon pronësinë e fshehur të Belinda Ballukut në një vilë 478 m² në Palasë·AktualitetBE kritikon polarizimin e skenës politike shqiptare·Rajoni – BotaKurti: Të dhënat e reja për viktimat e luftës në Kosovë publikohen në janar 2027·EkonomiaShqipëria synon të shesë kredite karboni, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve·EkonomiaShqipëria, shpenzime minimale për mbrojtjen sociale, parafundit në Evropë·Rajoni – BotaUkraina përdor robotë luftarakë në sulm ndaj pozicioneve ruse pranë Lymanit·
Vora News
Kursi
USD81,00/82,00EUR90,50/91,20GBP108,30/109,20CHF98,70/99,70SEK7,07/7,77NOK7,00/7,70DKK10,25/11,35PLN20,00/20,72TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,46/1,52CAD57,30/58,50AUD55,30/56,30JPY0,51/0,54CNY11,60/12,31USD81,00/82,00EUR90,50/91,20GBP108,30/109,20CHF98,70/99,70SEK7,07/7,77NOK7,00/7,70DKK10,25/11,35PLN20,00/20,72TRY1,60/1,70RSD0,75/0,78MKD1,46/1,52CAD57,30/58,50AUD55,30/56,30JPY0,51/0,54CNY11,60/12,31
Katër të arrestuar në Shkodër, policia i kap me armë dhe drogë
Politikë

Katër të arrestuar në Shkodër, policia i kap me armë dhe drogë

Nga S SH1 Gusht 2026, 09:211 min lexim15
Ndaj

Goditen 2 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje në qytetin e Shkodrës.Finalizohet operacioni policor i koduar “Sezoni”. Arrestohen 3 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për veprimtari kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Arrestohet në flagrancë një 18-vjeçar, pasi u kap me armë zjarri pistoletë dhe lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të ndarë në doza.1. Si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, u finalizua operacioni policor i koduar “Sezoni”. Nga hetimet ka rezultuar se një grup shtetasish, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe disamujore, dyshohet se kanë ushtruar veprimtarinë kriminale të shitjes, shpërndarjes dhe mbajtjes së lëndëve narkotike. Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit: – G. B., 20 vjeç, banues në fshatin Ktosh; – D. R., 20 vjeç, banues në Koplik; – K. P., 22 vjeç, banues në fshatin Lohë e Poshtme. Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. H., 34 vjeç. Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 5 aparate celularë. Në kuadër të të njëjtit procedim penal, gjatë zhvillimit të hetimeve në muajt qershor dhe korrik 2026, janë arrestuar edhe 4 shtetas të tjerë. 2. Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 18 vjeç, banues në Pulaj-Plazh, Velipojë. Gjatë kontrollit fizik ndaj tij u gjet një armë zjarri pistoletë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në doza. Materialet procedurale për të dy rastet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Ndaj